E pas anulimit të seancës gjyqësore për rastin “Llaskarca”, ka reaguar edhe Aleanca për shqiptarët.
Adnan Neziri nga kjo parti tha se i gjithë opinioni ishin dëshmitarë për një veprim tejet skandaloz të gjykatës. Sipas tij sot edhe një herë u lënduan familjarët e viktimave në tragjedinë e Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me arsyetimin më banal, se nuk është kryer superekspertiza.
“Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo superekspertizë është shpikur pikërisht për këtë qëllim, për të shtyrë seancat dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë dhe gjitha parregullsive që lidhen me këtë rast. Përveç kësaj, dje u mbushën 1 vit edhe nga tragjedia me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari. As ky e as rasti i Llaskarcës nuk po marrin epilog dhe gjithë kjo falë gjyqësorit të kontrolluar jo vetëm nga politika, por edhe nga grupet e interesit.
Aleanca për Shqiptarët apelon tek organet e drejtësisë që t’i japin fund talljes me viktimat dhe familjarët e tyre.”- deklaroi Adnan Neziri “Aleanca për Shqiptaret”.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Pesë valë të të nxehtit goditën Evropën, NASA tregon përmasat
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni



