Author: Jeta almakos

Ka përfunduar takimi në Tiranë mes krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Pas takimit, kreu i ASH-së, Arben Taravari deklaroi se takimi ka qenë më shumë si darkë relaksuese për fillimin e vitit. Ai theksoi se në takim është diskutuar për sfidat që i presin dy vendet në rrugëtimin drejt BE-së, përcjell Klan Macedonia. Sipas Taravarit, nuk ka asnjë parti shqiptare që është kundër integrimit të vendit në BE dhe me këtë edhe “pro” ndryshimeve kushtetuese. Kreu i ASH-së në fund tha se nëse një takim të tillë do të ftonte kryeministri i Kosovës,…

Lexo më Shumë

Pas miratimit të monedhës së përbashkët europiane në Kroaci ka një rritje të madhe të çmimeve, veçanërisht për ushqimet dhe shërbimet. Rritjet janë konsideruar të pajustifikuara nga qeveria, e cila ka paralajmëruar të ndërhyrje në ditët në vijim. Shumica e rritjeve të çmimeve e kanë tejkaluar logjikën e konvertimit të monedhës, me rritje të çmimeve që variojnë nga 5 në 20 për qind krahasuar me çmimet para prezantimit të monedhës së përbashkët evropiane euro. Për këtë arsye, shumë tregtarë, restorante, madje edhe disa rrjete supermarketesh janë akuzuar nga shtypi se kanë përfituar nga këmbimi valutor. Zemërimi i qytetarëve ka shpërthyer…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në Vërmicë. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i vdekur kurse dy të lënduar. Mësohet se viktima është Sabahudin Sijariq i cili ka shërbyer si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë me dije se vdekjen e të ndjerit ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, teksa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Reagim pati edhe nga Oda e Infermierëve të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kreu i integristëve do të fillojë takimin me strukturat e partisë nga 14 janari në përputhje me vendimin e Këshillit të përgjithshëm. “Kryetari Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpartiakët do ti nis takimet me strukturat lokale partiake në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me qytetarët në komunat përkatës. Takimi i parë do të mbahet ditën e shtunë në Çegran të Gostivarit, me fillim në ora 19:00 në restoranin City. Shihemi e flasim”, ka shkruar Grubi. Ndryshe më heret, me njoftim të ngjashëm dolën edhe…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kthehen në bankat shkollore në 23 janar e jo më 18 siç ishte paraparë më herët. Në një njoftim Qeveria ka theksuar se është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit për shtyrje me qëllim të kursimit të ngrohjes dhe për mbrojtje të shëndetit të nxënësve. Ndërkohë shpërndarja e librave në arsimin fillor, posaçërisht për nxënësit që tashmë janë pjesë e konceptit të ri mësimor do të vazhdojë sërish nga e mërkura. Shpërndarja do duhet të bëhet brenda një jave sa dhe ka mbetur deri në përfundimin e pushimit dimëror. Ministri i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa i është kundërprëgjigjur kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili për Klan Macedonia u deklarua se Lëvizja Besa nuk ka imunitet për të thirrur tryezën e partive politike shqiptare. “Kryetari i BDI-së nga Tirana paska komentuar Lëvizjen BESA dhe ‘takatin’ politik të saj. Po kjo BESË, me këtë ‘takat’, të mposhti dy herë radhazi në kryeqendrën e shqiptarëve të RMV-së – Tetovën. Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme, kurdoherë që të mbahen ato”, thuhet në reagimin e Bilall Kasamit./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Ka filluar para pak minutash në Tiranë takimi i ftuar nga ana e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Në takim marrin pjesë Ali Ahmeti nga BDI, Arben Taravari nga ASH, Afrim Gashi nga AA dhe Menduh Thaçi nga PDSH, ndërsa ashtu siç u paralajmërua, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa nuk merr pjesë në takim. Takimi është në formatin e një darke joformale, ndërsa tema e bisedës nuk dihet zyrtarisht. Nuk dihet as se sa do të zgjasë ky takim dhe nëse do te ketë ndonjë deklaratë në përfundim. Ekipi i Klan Macedonia ndodhet në Tiranë dhe do të përcjellë në çdo…

Lexo më Shumë

Ish-shefja e kabinetit e zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi, deri në 23 gusht të vitit 2022, nuk ka deklaruar në ILDKP, shumat e parave që pastruesja Rozeta Dobi ka deklaruar se i ka vjedhur në banesën e saj. Në gusht të vitit të kaluar, Klosi ka dorëzuar në ILDKP deklaratën e fundit dhe të plotë të pasurisë, si detyrim ligjor para emërimit në funksionin e drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, e drejtuar nga Arben Ahmetaj. Nga deklarata e siguruar nga A2 CNN rezulton se ajo nuk ka deklaruar shuma parash në banesë dhe as…

Lexo më Shumë

Bëhet me dije se një bllok i sistemit elektrik të një pallati të rindërtuar pas tërmetit, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderberg”, në Lezhë. Zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik në banorët të cilët kanë dalë menjëherë te apartamentet e tyre. Raportohet se policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në Tiranë një takim të gjithë krerët e partive politike të Maqedonisë së Veriut. Pyetje: A i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së z.Rama të gjitha partitë politike të Maqedonisë së Veriut? Gazetarja Elja Zotka: Jo, nuk i janë përgjigjur të pestë forcat politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ftesës së bërë nga Kryeministri Edi Rama për këtë darkë në vilën 30. Mungon Bilal Kasami i Lëvizjes Besa. Ndërkohë që janë prezent Ali Ahmeti i BDI, Menduh Thaçi i PDSH-së, Arben Taravari i Aleancës dhe Afrim Gashi i Alternativës. Z.Ahmeti është i shoqëruar dhe nga zv/Kryeministri,…

Lexo më Shumë

Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit kundër ndotjes, pret një kërkesë të kompletuar me nënshkrimet e më së paku një të tretës së anëtarëve të këshillit si dhe mendim nga kryetarja e Qytetit të Shkupit. Kryetari i Këshillit të Qytetit, Trajko Sllaveski tha se kërkesa e LSDM-së përmban vetëm 14 nënshkrime, ndërsa akoma nuk ka mendim nga Danella Arsovska. “Kërkesa nuk është e kompletuar për fat të keq …Nëse këto dy kushte plotësohen që të kemi së paku 15-16 këshilltarë dhe të marrim mendim nga kryetari, do të caktonim seancën e jashtëzakonshme, nëse vjen një caktim të…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti i BDI-së para fillimit të takimit në Tiranë për Klan Macedonia ka komentuar mospjesëmarrjen e Lëvizjes Besa në këtë takim. “Mirë do të ishte sikur të ishte. Por secili ka mendimet e veta, autonominë e vetë. Se sa është produktiv ai mendim koha do ta dëshmojë”, deklaroi shkurt Ahmeti. I pyetur për tryezën e partive politike shqiptare dhe kërkesën e Lëvizjes Besa të bërë kohë më parë që të mblidhet kjo tryezë, Ahmeti deklaroi se nuk i takon Kasamit dhe partisë së tij për ta thirrur atë. “Për të thirur diçka të tillë së pari duhet të kesh…

Lexo më Shumë