Stuhia Eunice ka goditur Britaninë, Francën, Holandën dhe Belgjikën, duke shkaktuar dëme të mëdha, si dhe viktima. Raportohet se në Holandë kanë ndërruar jetë 3 persona si pasojë e motit të keq, ndërsa dëmet kanë qenë të mëdha në Britani. Erërat kanë arritur shpejtësi rekord, gati 200 kilometra në orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për gati 200 mijë banorë. Në Uells, dallgët u përplasën mbi shëtitoren Aberystwyth, disa të larta sa një shtëpi. Linjat e energjisë elektrike shkatërruan dhe drunjtë e lashtë u shkulën. “Stuhia Eunice është me të vërtetë një goditje,” tha meteorologu, Frank Saunders. “Ne lëshojmë…
Author: Jeta almakos
Dy persona janë bllokuar në një traget të kapluar nga flakët pranë Greqisë veriperëndimore të premten (18 shkurt), pasi shumica e afro 300 personave në bord u evakuuan. Autoritetet thanë se 11 persona të tjerë u raportuan të zhdukur. Roja bregdetare tha se 278 pasagjerë dhe ekuipazhi ishin shpëtuar nga një zjarr që përfshiu Euroferry Olympia me 291 persona në bord pranë ishullit grek të Korfuzit. Zyrtarët thanë se dy shoferë kamioni ishin bllokuar në anijen e djegur në pritje të një shpëtimi me helikopter që kërkonte ndihmë nga forcat speciale të Departamentit të Zjarrfikësve për shkak të tymit të…
Natën në mes 25 dhe 26 shkurtit të vitit 1999 kishin arritur të dëbuarit e parë nga Kosova në fshatin Jazhincë të Tetovës. Të lodhur, të rraskapitur, pa ushqim e veshmbathje, fëmijë dhe pleq ishin të parët të cilët kishin shkelur në territorin e Maqedonisë së atëhershme në fshatin kufitar Jazhincë. Banorët e këtij fshati në atë kohë, ishin organizuar për të pritur vëllezërit e tyre kosovarë. Disa prej tyre, 23 vite më pas rikujtojnë ato momente të tmerrshme. Sabedin Bajrami, në atë kohë ishte edhe anëtarë i shtabit të krizës në fshatin Jazhincë. Thotë, se të dëbuarit e parë…
Procedura parahetimore për shpërthimin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, tregon elemente të ndjekjes penale, mëson Alsat nga burimet brenda Prokurorisë. Ky informacion nga Prokuroria nuk konfirmohet zyrtarisht. Sipas informacioneve të Alsat, pjesa më e madhe e provave të mbledhura tashmë janë analizuar dhe duhet t’i paraqiten Komisionit në Prokurorinë Publike, i cili duhet të vendosë se çfarë epilogu ligjor do të ketë zjarri në spitalin modular. “Prokurorët publikë pas vërtetimit të plotë të fakteve të rastit do të marrin vendim cili do t’i raportohet menjëherë opinionit”, thonw nga Prokuroria Publike. Pesë prokurorët nga Tetova dhe Shkupi provat për…
Ministria për Punë të Brendshme informon se sot (18.02.2022) zyrtarë policorë të Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë nga Departamenti i Policisë Kriminale në SPB Manastir e kanë arrestuar një person. Bëhet fjalë për M.E. (36) nga Manastiri, tek i cili është gjetur heroinë. “Personit i hiqet liria. Është njoftuar Prokuroria Publike Manastir dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të agjendës së tij për takime bilaterale në margjinat e Konferencës së sigurisë në Mynih, sot u takua me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kirijakos Micotakis. “Në takim u shpreh kënaqësia e të dyja palëve për forcimin e vazhdueshëm të dialogut politik në vitet e fundit, pasuar me vizita dhe takime të nivelit të lartë që kontribuan në intensifikimin e mëtejshëm të dinamikës dhe ndërtimin e besimit mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Interesin e përbashkët për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella të dy ministrat e njohin…
Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski ka vizituar sot në Tetovë kryetarin e Komunës Bilall Kasami, njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Besa. Mickoski tha se me Kasamin kanë folur për bashkërendimin e opozitës për të larguar pushtetin aktual, i cili sipas tij nuk do të largohet vetë. Madje sipas Mickoskit, VMRO DPMNE ka plan konkret se si do ta detyrojë pushtetin të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, plan të cilin nuk deshi ta bëjë publik. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË “Është normale se këta nuk do të largohen. Është normale se do të dëshirojnë deri në momentin e…
Faturat tejet e larta të rrymës i detyroi disa qytetarë të dalin në protestë para EVN-së në Aerodrom dhe ta shprehin revoltën e tyre. Marrin fatura më të larta se të ardhurat mujore, madje edhe konsumatorët që nuk ngrohen me rrymë. “Sot dola në protestë, sepse mora faturë prej 39.000 denarëve. Për muajin dhjetor fatura ishte 34.000. Le të më tregojë kryeministri si ta paguaj faturën për rrymë kur marr pagë minimale prej 18.000 denarëve? Le të më tregojë dhe do ta paguaj”. “Jetoj vetëm dhe me pension prej 14.000 denarëve, kurse rryma më erdhi 7.000 denarë që nuk është…
Ndër takimet e para bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Kurti e uroi homologun nga Maqedonia për detyrën e re dhe i dëshiroi udhëheqje të suksesshme të qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë. Në këtë takim, Kurti e njoftoi Kovaçevskin për të arriturat e vitit të parë të qeverisjes së tij. “Në vitin 2021, Kosova ka shënuar rritje dyshifrore ekonomike, eksportet dhe investimet e huaja janë rritur…
Ilmi Nuishi vijon betejën gjyqësore për nipin e tij Naser Eshtrefi, i dënuar me 13 vite burg për therrjen e maturantit Agell Petkovski në vitin 2014, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan gazeta LAJM. Nushi thotë se nipi i tij aktin e ka kryer në vetëmbrotje pasi “ishte sulmuar fizikisht nga viktima dhe babai i tij” dhe nuk pajtohet me lartësinë e dënimit. 75 vjeçari nga Shkupi, thotë se vendimin e Apelit e kanë ankimuar para dy muajsh në Gjykatën Supreme nga e cila kërkon drejtësi. Ilmi Nuishi thotë se shqiptarët në Maqedoni nuk gjykohen në mënyrë…
Ditëve të fundit me qindra shaka janë bërë në rrjete sociale për tavolinën që Vladimir Putin e kishte rezervuar për takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Megjithatë ka qenë një mister se pse ishte vendosur një tavolinë aq e gjatë në mes të dy liderëve, kur në takim s’kishte pjesëmarrës të tjerë. Siç shkruan mediumi britanik “The Telegraph”, arsyeja pse ishte vendosur të mbahej një distancë e tillë, kishte të bënte me faktin se presidenti i Francës kishte refuzuar të bënte një test PCR për COVID-19 gjë që kërkohet për të gjithë vizitorët në Kremlin, transmeton Gazeta Express. Nga…
Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një konferencë për të folur lidhur me situatën e rëndua mes Ukrainës dhe Rusisë. Prej disa ditësh është paralajmëruar se një pushtim i mundshëm nga Rusia mund të ndodh mbi Ukrainë, ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do u drejtohet amerikanëve dhe mediave pasditen e sotme. Ai pritet të japë “një përditësim mbi përpjekjet tona të vazhdueshme për të ndjekur parandalimin dhe diplomacinë, dhe ndërtimin e trupave ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Në fillim të kësaj jave, Biden tha se besonte se një pushtim i Ukrainës mund…