Author: Jeta almakos

Ndjejmë se këto zgjedhje janë vazhdim i procesit të reformave, proces i zhvillimit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi që së bashku me bashkëshorten Rozi votoi në kuadër të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në shkollën fillore komunale “Dimo Haxhi Dimov” në Komunën e Karposhit. Ai dëshiroi ditë zgjedhore të lumtur dhe të qetë, njejtë sikur edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. “Për të cilat mendoj se janë bindshëm më demokratiket dhe më korrektet, të organizuara ndonjëherë në Maqedoninë demokratike. Dëshiroj që edhe kjo ditë të jetë e këtillë. I falënderoj qytetarët që dolën dhe votuan në…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në RMV ka qenë 19.96%, që është për 0.16% më e ulët krahasuar me raundin e parë, kur deri në këtë orë kishin votuar 20.12% e qytetarëve. Nga komunat shqiptare, më e larta ka qenë në Bërvenicë me 29.73%, ndjekur nga Kërçova me 29.37% dhe Dollneni me 20.81%. Ndërkaq, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Dibër me 15.32% dhe Bogovinë me 16.02%. Në disa komuna është vërejtur rritje e lehtë e pjesëmarrjes, si në Tetovë dhe Strugë,…

Lexo më Shumë

Në Strugë, në procesin aktual zgjedhor, janë evidentuar parregullsi lidhur me listën zgjedhore. Deri më tani, nëntë qytetarë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, përkundër faktit se posedojnë të drejtë vote. Këta persona kanë dorëzuar ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), mirëpo ankesat e shtatë prej tyre janë refuzuar. Rastet kanë ngritur shqetësime mes qytetarëve për mënyrën e përditësimit dhe verifikimit të listës zgjedhore. Në raundin e parë të zgjedhjeve, sipas të dhënave nga terreni, rreth tridhjetë qytetarë nuk kanë qenë të përfshirë në listën zgjedhore, duke u privuar kështu nga e drejta e tyre themelore për të votuar./…

Lexo më Shumë

KSHZ-së bëri të ditur se jehona e votuesve deri në orën 11:00 në Qytetin e Shkupit është 8,30%. Sipas KSHZ-së, në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve, deri në orën 11 ka rënie të numrit të votuesve për 1%, Përqindja e votuesve në Aerodrom është 9,36, në Gazi Babë 7,62%, Gjorqe Petrov 8,03%, Karposh 10,83%, në Kisella Vodë 10,25%, në Saraj 1,86%, në Komunën Qendër 10,24%, në Çair 2,43% dhe Shuto Orizare 5,93%.

Lexo më Shumë

Ahmeti votoi herët për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Nanos: E kisha mik e vëlla në ditë të vështira Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në raundin e dytë zgjedhor. Në një deklaratë për media, Ahmeti shpjegoi se arsyeja pse votoi herët, që nga ora 07:00, ishte angazhimi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Fatos Nanos. Ai theksoi se Nanon e kishte pasur shok, mik e vëlla në ditë të vështira. “Ka ngjarje që nuk parashihen, ka çështje që janë jashtë parashikimeve tona. Sot për mua dhe…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë kapur drogë dhe armë në një lokal që përdorej si sallon për rregullimin e flokëve. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse. “Më 01.11.2025 rreth orës 13:10, në Tetovë, në rrugën “Prespa”, policia nga Stacioni i Policisë Tetovë, bazuar në urdhër gjyqësor, ka kryer bastisje tek berberhane, që përdorej nga B.L. (21) nga Tetova, i cili nuk ishte prezent. Bastisja u krye në praninë e H.A. (23) nga Tetova, i biri i pronarit të shtëpisë, ku u gjetën dhe u sekuestruan: marihuanë e…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar ndaj incidentit në Prilep, ku u sulmuan futbollistët e Shkëndija Haraçinës dhe u brohorit me thirrje antishqiptare në stadium. “Duket si makth por fatkeqsisht është realitet… Kjo është Maqedonia 2025?! Me shqiptarë që luajnë futboll dhe “tifozë” që bërtasin në kor se na duan në dhoma gazi?!?!?!”, shkruan Taravari.

Lexo më Shumë

Në Komunën e Shuto Orizares, përveç për kryetar të Komunës në 3 vendvotime votohet edhe për këshilltar komunal. Edhe në këtë komunë votimi po rrjedh pa pengesa, me një atmosferë të qetë. Vlet të theksohet se në vendvotimet që gjenden në shkollën “26 Korriku” të Shuto Orizares, gazetarët pengohen të filmojnë në vendvotime, kjo mbase sipas gazetares së Alsat, Melihate Rustemi ndoshta kryetarët e këtyre këshillave nuk kanë njohuri për të drejtat e gazetarëve të cilët kanë të drejtë të marrin pamje nga vendvotimet.

Lexo më Shumë

Lidhur me incidentin e sotëm në ndeshjen e futbollit mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pobedës në Prilep, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Denion Meidani. Ambasadori Meidani dënon me forcë çdo formë të gjuhës së urrejtjes racore në aranat sportive. ”Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dënon me forcë çdo formë të gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve racore në arenat sportive”, shkruan ambasadori Meidani. Për ambasadorin Mediani ”Ngjarjet e ndodhura sot në Prilep janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat e respektit, sportivitetit dhe bashkëjetesës që futbolli duhet të mishërojë”. Shprehim mbështetjen tonë për…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme, duke theksuar rëndësinë e këtij akti për paqen dhe barazinë në vend. “Sot votova me bindjen dhe përkushtimin e një njeriu që beson thellë në rrugën e paqes, barazisë dhe dinjitetit. Votova për një ditë me dinjitet, për një të ardhme ku çdo qytetar ndjehet i barabartë dhe i respektuar në vendin e vet. Vota është përgjegjësi, është besim dhe është detyrim ndaj brezave që vijnë”, deklaroi Ahmeti pas votimit.

Lexo më Shumë

Në katër komuna – Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë sot votimi nuk do të zhvillohet. Arsyeja është jehona e pamjaftueshme e votuesve në raundin e parë, prandaj do të zhvillohet një procedurë e re zgjedhore brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve lokale 2025. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna nuk është arritur pjesëmarrja ligjore prej të paktën një të tretës (33.33%) e votuesve të regjistruar – kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme. Në Gostivar, pjesëmarrja ishte 33.31%, në Vrapçisht – 25.18%, në Mavrovë dhe Rostushë – 30.31% dhe në…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini, ka reaguar ashpër pas incidenteve të rënda që ndodhën gjatë ndeshjes mes KF Pobeda dhe KF Shkëndija e Haraçinës në Prilep, ku u shfaqën skena huliganizmi dhe fyerje etnike ndaj shqiptarëve. Në reagimin e saj, ajo dënoi çdo formë dhune dhe sjelljeje të papërshtatshme në ambientet sportive, duke theksuar se sporti duhet të mbetet hapësirë e respektit, garës së ndershme dhe bashkëjetesës. “Ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes ndërmjet KF Shkëndija – Haraçinë dhe KF Pobeda në Prilep janë të papranueshme dhe dëmtojnë rëndë imazhin e sportit si aktivitet që bashkon njerëzit dhe nxit respektin…

Lexo më Shumë