Policia e Maqedonisë së Veriut ka përgatitur kallëzim penal ndaj 57 vjeçares L.Gj. së punësuar në Komunën e Dellçevës për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “E dyshuara, e punësuar në Komunën e Dellçevës, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për ndërtim, duke e stërzgjatur procedurën për dy kërkesa elektronike për dhënien e Miratimit për ndërtimin e centralit foltovoltaik nga ana e investuesit nga Dellçeva”, raportoi Policia, duke vlerësuar se ka shkaktuar dëm të investitori në vlerë prej 175 485 euro. Pas ankesave të investitorit, e punësuara ka përgatitur…
Author: Jeta almakos
Pasi nuk na pranuan për takim në qytetin e Shkupit, pas një kohe i larguam autobusët nga bulevardi “Ilinden”. Nëse nuk ka marrëveshje ndërkohë këto dy ditë, nga e hëna duke filluar nga ora gjashtë e mëngjesit do të ketë sërish bllokada, deklaroi sot pasdite drejtori i autobusëve nga trasnportuesit privatë “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski. Ai bëri të ditur se bllokada do të jenë në kryqëzimet përballë QT “Mavrovasj”, te Kryqi kuq, dhe, siç tha ai, do të bllokohet e gjithë pjesa përballë kuvendit të qytetit në bulevardin “Ilinden”. Autobusët e transportuesve privatë “Sloboda Prevoz” dhe “Makekpres” sot janë rreshtuar…
Importi i ri i energjisë elektrike dhe parapagimi i ri “heroik”. Për vetëm 3 ditë nga 5 deri më 7 dhjetor EMV do të importojë energji elektrike në vlerë prej rreth 4.200.000 euro, shkruan lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Në vetëm një muaj, nga data 7 nëntor deri më 7 dhjetor, “heronjtë” në qeveri kanë importuar energji elektrike për saktësisht 32,955,084 euro ose më shumë se 1 milion euro në ditë. Nëse EMV-ja do të punonte siç paralajmëruan “heronjtë” në qeveri me tre blloqet në Manastir dhe një bllok në Osllomej, ose sikur transformatori të mbërrinte në Manastir siç ishte…
Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot pasdite e vazhdoi debatin e amendamenteve rreth Propozim buxhetit për vitin 2023, por u shpall pauzë menjëherë pas debatit dhe votimit rreth amandamentit të parë me të cilin debatuan, ndërkaq me të cilin deputetët nga VMRO-DPMNE kërkojnë 4,553 milionë denarë rritje të rrogave në administratë për 15 për qind, raporton MIA. Stojanovski shpalli pauzë 15-minutëshe, siç sqaroi “që të qetësohen gjakrat” sepse nuk ka atmosferë për punë. Pasi që deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska e arsyetoi amandamentin, ndërsa pas saj foli edhe bashkëpartiakja e saj Eli Panova, kryetari i Komisionit, Bojan Stojanovski e mbylli debatin…
Të mërkurën vrau ish-bashkëshorten shtatzënë, Hamide Magashin, derisa këtë të premte Sokol Halili refuzoi që të binte në duart e policisë dhe ia mori jetën edhe vetes. Por natën kur kishte vrarë ish-gruan para Klinikës së Gjinekologjisë, ai ishte arratisur. Media ka publikuar pamjet kur Halili kishte qarkulluar në këmbë në qytetin e Suharekës, në natën që kishte kryer krimin.
Babai i Sokol Halilit për T7 ka rrëfyer për momentin kur djali i tij kishte shkuar në shtëpi derisa Policia e Kosovës po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit. Ai ka treguar se si ishte përpjekur që ta bindte që të dorëzohet në polici dhe që më pas të merrej ligji me të, megjithatë thotë se s’ka pranuar diçka të tillë. “Erdhi Sokoli sot dhe u përshëndetem. Folëm me to. Edhe tu folë kem të merzitun. Kishe po dorëzohet në polici e tani me iu përgjigj ligjit edhe cka ta rrokë ligji, qashtu me u bo. Edhe i thash…
Televizioni T7 ka arritur që të sigurojë letrën që Sokol Halili ua kishte dorëzuar familjarëve të tij në momentin kur ishte kthyer në shtëpi, derisa Policia po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit. Në fillim të letrës ai ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin. Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta. Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij…
Arben Taravari është kandidati i vetëm për kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Kryetari i Komisionit brenda ASH-së, Syrja Rashidi, Taravari ka arritur që në kohë rekord të grumbulloj mbi 1800 nënshkrime. “Në emër të Komisionit mund të ju njoftoj se sonte përfundimisht përfundon afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar partie dhe kam nderin të informoj se deri më tani, te Komisioni ka arritur vetëm një kandidaturë, kandidatura e prof.dr.Arben Taravarit, nënkryetarit të deritashëm të partisë, dhe ushtruesit të detyrës, kryetar partie deri në kongresin e jashtëzakonshëm”- deklaroi Syria Rashidi, anëtarë komisioni në ASH. Edhe pse është kandidati i vetëm,…
Një banor i Haraçinës është arrestuar mbrëmë në zonën e Butelit pasi kishte sulmuar një polic në detyrë zyrtare. Bashkë me të, siç thonë nga policia, janë arrestuar edhe dy shoq[ruesit e tij, të cilët kishin refuzuar të identifikohen. “Me datë 01.12.2022 në ora 21:40 para një objhekti hotelierik në zonën e Butelit, në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, zyrtarët policorë kanë arrestuar A.S nga Haraçina për shkak se ka sulmuar fizikisht punonjësin e policisë që ka kryer detyra zyrtare. Në stacionin policor janë ndaluar edhe dy personat tjerë D.Sh (24) dhe M.S. (22), të dy nga Shkupi, të cilët kanë qenë…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se dorëheqja e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit të moral të kësaj qeverie, pas vrasjes së një shtatzëne në hapësirën e QKUK-së. Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike. “Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, ka shkruar Bytyqi. Postimi i plotë: Dorëheqje e…
Një qytetar fatlum nga Kërçova ka qenë fituesi i sotëm i “shtatëshes” në Loto 7 nga Llotaria e Maqedonisë. Ky shpërblim nuk ishte fituar prej një kohe të gjatë, ndëlrsa hera e fundit që ishte fituar një shumë e madhe ka qenë para dy vitesh nga një qytetar prej manastiri. Shuma e përgjithshme e fituar sonte kap vlerën prej 32.921.304 denarëve apo rreth 530 mijë euro.
Dhoma e geodetëve reagon ashpër ndaj shtrenjtimit të shërbimeve të kadastrës. Sipas kryetarit të Odës së Geodetëve, Nikolla Ribaroski i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, disa shërbime të kadastrës janë rritur madje për 500-fishë, shkruan Alsat. “Më datë 19 të këtij muaji kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet e Agjencisë së Kadastrës. Këto rritje sillen nga 40 deri në 500-fishë. Kjo nënkupton 5 herë shtrenjtim për një të dhënë të caktuar”, tha Nikolla Ribaroski, nga Dhoma e Geodetëve.

