Author: Jeta almakos

Pas kontrolleve të hollësishme nga ana e Departamentit për Kontroll të Brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, Ministria për Punë të Brendshme përmes një kumtese zyrtare të publikuar në ueb faqen e tyre ka informuar opinionin se rasti i përdorimit të paligjshëm të të ashtuquajturve “flashers” nga ana e djalit të zëvendësministrit të Brendshëm e për të cilat në publik  të fundit u plasuan një sërë spekulimesh nga disa media të caktuara është zbardhur tërësisht dhe shkelësve të ligjit tashmë u janë shqiptuar masat e disiplinore të parapara me ligj, informon GAZETA.MK Sipas MPB-së nga video inçizimet e siguruara dhe materialet e tjera zyrtare…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti priti në takim grupin e studentëve të Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik të cilët ditë më parë morën pjesë në garat studentore “Ditët e gjykimit të simuluar” që u mbajtën në Universitetin Goce Dellcev në Shtip. Fillimisht Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti përgëzoi studentët për suksesin e arritur në këto gara ku falë punës dhe angazhimit të tyre serioz arritën të shpërblehen me dy çmime: “Puna më e mirë ekipore” dhe çmimi “Shkresat më mirë të përgatitura”. Sipas tij, arritjet dhe sukseset e studentëve janë një nder i madh që i…

Lexo më Shumë

Kanë ardhur ta vizitojnë vëllain e vogël në spital. Ubejd, a je mirë? A je shëru a jo? A të ka marrë malli për vëllain? -Po. Ubejdi është një nga 70 pacientët e vegjël që po trajtohet në spitalin e fëmijëve “Kozle”. Virusi sincicial i frymëmarrjes ka mbushur kapacitetet e këtij spitali, e disa nga pacientët janë edhe në mbështetje të oksigjenit. Mjekja Ivana Arnaudova Danevska tregon simptomat më të shpeshta të këtij infeksioni. Thotë se virusi mund të kalojë edhe ne organet e poshtme respiratore dhe të shkaktojë bronkiolit akut ose bronkopneumoni. “Për momentin kapaciteti i Institutit për sëmundje…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë në vendkalimin kufitar “Qafëthane” mbrëmë e kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Shqipërisë i cili është kërkuar me fletarrestim ndërkombëtar nga Interpoli Gjermani. “Mbrëmë në orën 18:20 në Vendkalimin kufitar “Qafëthanë”, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria M.A. (31) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrolleve të kryera në evidencën operative është konstatuar se ndodhet në listën e ndalimeve me masën “arresto”, pas një fletarrestimi ndërkombëtar nga Interpoli-Gjermani”, kumtoi MPB në buletinin e sotëm. Personi u është dorëzuar nëpunësve policorë të Stacionit policor Strugë për procedurë të mëtejme.

Lexo më Shumë

Pas një sërë kritikash nga faktori ndërkombëtar në lidhje me nivelin e korrupsionit, ambasadorja Amerikane, Angela Ageler paralajmëroi se në vend kanë arritur një ekip i ekspertëve nga Uashingtoni që do të vështrojnë dhe hetojnë në mënyrë më agresive funksionarët e korruptuar aktual dhe të mëhershëm. “Një ekip nga Uashingtoni është këtu për të vështruar në mënyrë më agresive aktorët e korruptuar të mëhershëm dhe të tashëm, si dhe të konsiderojë të gjitha kundërpërgjigjet e mundshme. Sektorit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut i nevojiten më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”,…

Lexo më Shumë

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut. Më herët gjatë ditës së sotme, u njoftua se oficerët do të hyjnë në zyra për të pasur akses në listat zgjedhore në veri. Kosova Online raporton se depërtimi ka ndodhur rreth mesditës dhe se kanë rënë dy shpërthime. I njëjti portal, referuar informacioneve nga terreni, bën të ditur se punonjësit e KQZ-së kanë ndërruar bravat pasi kanë thyer dyert e zyrave në bashki. Sirena që ka rënë ka zgjatur për disa minuta dhe mësohet se qytetarët…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka bërë të ditur se janë të informuar për vdekjen e Artan Zymberit më nënshtetësi norvegjeze në burgun e Mitrovicës Sremit në Serbi, për të cilin familja Zymberi pretendon se është vrarë vetëm sepse kishte tatuazh në gjoks Adem Jasharin, emblemën e UÇK-së dhe Skënderbeun. Për këtë autoritet norvegjeze thonë se do të kërkojnë sqarime nga ato serbe për t’u njoftuar se çfarë ka ndodhur. “Shërbimi i Jashtëm Norvegjez ka njoftuar të afërmit dhe ka ofruar ndihmë konsullore për familjen”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së norvegjeze. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për kushtet e…

Lexo më Shumë

Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, tha përmes një postim në Twitter se ky ekip do të marrë parasysh të gjitha përgjigjet e mundshme për këta zyrtarë që po hetohen. “Sektori i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi ajo. Aggeler tha se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e…

Lexo më Shumë

Artan Zymberaj nga Peja, me nënshtetësi norvegjeze është vra në burgun e Begoradit, identitetin dhe fotografinë e të cilit për Peja në Fokus e kanë bërë të afërmit e tij. Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme të Norvegjisë, sipas të cilës, “…Një person me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në një burg në Serbi…”, por pa dhënë detaje tutje nëse viktima është një shqiptar nga Kosova, përderisa familjarët dyshojnë se vrasja ka ardhur sepse i ndjeri kishte tatu në trup figurën e Adem Jasharit, emblemën e UÇK’së si dhe Skenderbeun.

Lexo më Shumë

Një i ri, për të cilin thuhet se është shqiptar, po përndiqet nga disa persona të maskuar në veri të Kosovës. Pamjet i ka shpërndarë profesori universitar Alban Zeneli, sipas të cilit, shqiptari po nxiton për të shpëtuar kokën nga serbët e maskuar. Sipas profesorit, banorët shqiptarë në veri nuk janë të sigurt. Ngjarja thuhet se ka ndodhurngjatë mbrëmjes së kaluar, përcjell Klan Maqedoni. “Patriota te Facebookut, linqit publik, e pishtarë të barazisë, në Kosoven tonë, në prag të vitit 2023, shiheni se si përndiqet një shqiptar në veri, i cili vrapon për ta shpëtu kokën. Njerëzit që e sulmojnë…

Lexo më Shumë

Udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka vijuar takimet me strukturat partiake. Sonte ai është mirëpritur në qytetin e Kërcovës, njofton agjencia e lajmeve INA. “Takim dhe debat me strukturat e Aleancës për Shqiptarët në degën e Kërçovës”, ka shkruar Taravari. (INA)

Lexo më Shumë

Profesori universitar, bashkim Selmani mendon se Prokuroria Speciale Publike u gëlltit nga krimi, për shkak se e njejta nuk arriti të dëshmojë nëse ka ekzistuar krim dhe korrupsion në 40 lëndët e hapura. “Maqedonia është i vetmi shtet në të cilin krimi dhe korrupsioni e gëlltiti Prokurorinë Speciale. Prej 40 lëndëve që u procesuan, PSP-në e gëlltiti krimi, pikërisht sepse nuk arriti të dëshmojë se a ka pasur krim dhe korrupsion”, tha mes tjerash Selmani në Klan Debat./KlanMacedonia

Lexo më Shumë