Author: Jeta almakos

Edhe pse disa herë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe kreu i institucionit, Jeton Shaqiri paralajmëruan se mjetet e para për shujtë të subvencionuar, studentët do t’i marrin deri më 15 dhjetor, kjo sot nuk ka ndodhur. MASH i verifikon të dhënat, ndërkaq studentët presin ende përgjigje për aplikacione elektronike në sistemin “e-shërbime” për atë nëse kjo masë financiare u është miratuar, proces i cili duhet të ndodh përpara fillimit të lëshimit të mjeteve, njofton Meta.mk transmeton Portalb.mk. Pas mbarimit të takimit në Kuvend më 14 nëntor, mes përfaqësuesve të Parlamentit Studentor dhe organizatave dhe institucioneve shtetërore, të dyja palët deklaruan se…

Lexo më Shumë

PENDAROVSKI: NUK KA NEVOJË PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË SIGURISË Partia opozitareVMRO DPMNE  kërkon mbledhje urgjente të komisionit për mbrojtje dhe siguri. Ndërkaq, presidenti Pendarovski vlerson se nuk ka nevojë për mbledhjen e këshillit të sigurisë Vmro Dpmne kërkon nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski mënjëher të paraqitet në seancën e  Komisionit pët Mbrojtje dhe Siguri të thirrur nga kjo parti për siç thonë nga kjo parti, pa aftësinë e tij për menaxhuar me bombat, në të kundërtën kërkojnë dërëheqeje. ”Menjëherë në Kuvend, së bashku me kolegët tjerë, kam kërkuar seancë urgjente të Komisionit për mbrojtje dhe siguri, të cilës…

Lexo më Shumë

Prej sot Aneta Simeska-Dimovska nuk është më drejtoreshë e Inspektoratit shtetëror të Tregut, përcjell TV21. Vendimin e këtillë e solli dje në mbrëmje Qeveria pa dhënë arsyetim për shkarkimin e saj. Simeska Dimovska, deri të premten dilte me deklarata për mediat në lidhje me kontrollin e çmimeve të larta të produkteve bazë, ndërsa dje u shkarkua nga Qeveria dhe në vendin e saj e emëroi Goran Trajkovskin. E kontaktuan mediat por ajo nuk deshi të prononcohej për arsyet e shkarkimit. Sqarim nuk kishte as qeveria, ndërsa sot kryeministri Dimitar Kovaçevski vetëm tha se “çdo herë ka zgjidhje më të mira…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kishte asnjë vendim dhe as nevojë për të thirrur hetues në vendin tonë, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media. Ai sqaroi se vizita e një ekipi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kontrollojnë korrupsionin në vend nuk është me ftesë të vendit tonë, por është rezultat i strategjive të përvijuara të Presidentit të Shteteve të Bashkuara. “Nëse shikoni strategjinë e presidentit të SHBA-së nga viti 2021, renditen rreziqet për shoqërinë, jetën e qytetarëve, si dhe mënyrat se si trajtohet korrupsioni në vendet që ata i konsiderojnë partnerë strategjikë. Në…

Lexo më Shumë

Hekurudhat e RMV-së-Transport në mesditë sërish u bënë me rrymë, pasi sot në mëngjes EVN-ja për shkak të borxhit për fatura të papaguara i shkëputi nga rrjeti objektet e Ndërmarrjes së Hekurudhave në depon në Lisiçe dhe Veles. Informacionin se sërish kanë rrymë e konfirmuan edhe nga Ndërmarrja “Hekurudhat-Transport”, prej ku thonë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike nuk ka ndikuar mbi ecurinë e komunikacionit hekurudhor. EVN-ja u dha afat disa institucioneve mes të cilave edhe Qendra Klinike, Ndërmarrja “Hekurudhat-Transport” dhe të tjera, që deri më 15 të këtij muaji ta shlyejnë borxhin për rrymë të konsumuar.

Lexo më Shumë

Serbët kanë vendosur një barrikadë të re sot në veri të vendit, në Zubin Potok. Siç raportohet nga mediet kosovare, barrikada e re e përbërë nga dy kamionë është ngritur në një rrugë të kësaj pjese veriore. Banorët e Zubin Potokut kanë thënë se barrikada është vendosur për ta rritur sigurinë e qytetarëve serbë që ndihen të pasigurt nga forcat e Policisë së Kosovës, edhe  policët kosovarë nuk e kanë shkaktuar asnjë incident në veri. Në këtë pjesë ka edhe dy barrikada të tjera të vendosura më herët, në dy fshatra të komunës. Barrikadat në veri janë vendosur në shenjë…

Lexo më Shumë

Kreu i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka akuzuar partitë në pushtet LSDM dhe BDI, për krimin dhe korrupsionin në vend. Ai thotë se të gjithë fakorët e jashtëm kanë dërguar kritika për siç thotë ai, qeverinë e cila është komplet e korruptuar. Mickoski gjithashtu tha se janë qesharake deklaratat e qeverisë e cila është 5 vјеt në pushtet, dhe pretendojnë se tani është koha kur duhet luftuar krimin dhe korrupsionin. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së “Nga të gjithë ndërkombëtarët vijnë akuza se qeveria është jashtëzakonishtë kriminale, se ka një prezencë të madhe të krimit dhe korruspisonit. Deklaratat e…

Lexo më Shumë

Partnerët ndërkombëtarë presin luftë të intensifikuar kundër korrupsionit në vend. Shumica e përfaqësuesve të ambasadave, të cilët morën pjesë në konferencën rajonale kundër korrupsionit, thanë se nevojiten veprime konkrete, jo vetëm deklarata politike. Sipas tyre, ka nevojë urgjente për të luftuar korrupsionin dhe kanë urdhëruar Maqedoninë që t’i përmbahet udhërrëfyesit të miratuar vitin e kaluar, i cili përmban rekomandimet e GREKO-s. “Udhërrëfyesi nuk do të jetë gjë tjetër veçse një plan tjetër strategjik nëse nuk zbatohet, duke i zhgënjyer qytetarët të cilëve u shërbeni. Shtetet e Bashkuara po dëgjojnë dhe më e rëndësishmja ne presim rezultate nga dhjetëra milionë dollarët…

Lexo më Shumë

Sa i përket shpenzimeve minimale mujore të një familjeje katër anëtarëshe, në muajin nëntor janë rritur për 200 denarë në krahasim me tetorin, dhe për 1.490 denarë në krahasim me shtatorin. Prej vitesh qytetarët e kanë shpenzuar pjesën më të madhe të parave për ushqime dhe fatura  Nëse shikojmë strukturën e shportës së konsumit minimal, qytetarët shpenzojnë pjesën më të madhe të parave të tyre për ushqime dhe për të paguar faturat, ndërsa më së paku shpenzojnë për shëndetin. Shifrat tregojnë se njerëzit shpenzojnë më shumë para për kulturën dhe më pak për shëndetin. Shporta minimale e konsumit e shpallur…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e sotme të 21-të, me 22 vota për solli vendim që të obligojë kryetaren Danella Arsovska dhe Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik – Shkup të dorëzojnë informacion për transportin publik urban brenda shtatë ditëve. Sipas konkluzionit, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe NQP, deri në Këshillin e Qytetit të Shkupit në afat prej shtatë ditësh të dorëzojnë informacion për gjendjen aktuale në transportin publik urban, gjendjen në NQP si dhe mënyrën e organizimit dhe realizimit të transportit publik urban.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mori pjesë me fjalim të tij në takimin onlajn të Rrjetit evropian të migracionit. “Republika e Maqedonisë së Veriut si edhe më shumë vende evropiane janë të ekspozuara ndaj rritjes së migracionit në kuadër të procesit të globalizimit. Duke pasur parasysh rrjedhat migruese dhe ndikimin e tyre ndaj zhvillimit demografik dhe socio-ekonomik, po tentojmë në mënyrë sistemore të kyçemi në qasjen globale evropiane për ballafaqim me migracionin dhe sfidat nga migracioni. Në këtë drejtim, kam kënaqësinë në këtë moment të shpreh gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërmarrjen e rolit…

Lexo më Shumë

Ka reaguar për herë të parë babai i Sokol Halilit, 31-vjeçarit nga Kosova i cili vrau para derës së maternitetit gruan e tij 9 muajshe shtatzënë. Me anë të një letre të gjatë, që  ka dërguar në emisionin “UNIKO”, Halil Halili sqaron me detaje versionin e familjes se tij si dhe të gjithë zanafillën e njohjes së të birit Sokolit me Hamide Magashin, e deri tek akti tragjik i vdekjes së të treve; Hamidesë, foshnjës së palindur dhe Sokolit. Me anë të kësaj letre ai i është përgjigjur motrave të Hamide Magashit madje duke i akuzuar se i morën në…

Lexo më Shumë