Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut përfunduan në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it. Këtu hyn edhe partneri i tretë qeveritar, ZNAM, që mbetet në krye të pushtetit lokal në komunën më të madhe të vendit, Kumanovë. Kjo do të thotë se partnerët qeveritarë, përveçse kanë pushtetin qendror, gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të qeverisin edhe në nivel lokal në mbi 80% të komunave dhe qyteteve të vendit. “Këto ishin zgjedhje lokale dhe ndoshta u fokusuan te problemet lokale, por duket qartë se me këtë pushtet, gjithçka do të jetë në duart e…
Author: Jeta almakos
Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në të cilat LSDM-ja fitoi vetëm gjashtë komuna, kjo shkaktoi turbulenca në parti ku kishte edhe dorëheqje. Pas dorëheqjes së nënkryetares Ana Çupevska, sot edhe kandidati për kryetar të Gjorçe Petrovit nga LSDM-ja dhe kryetar i organizatës komunale të partisë, Kostadin Acevski, paraqiti dorëheqje të parevokueshme. “Edhe pse kam bërë të gjitha përpjekjet e mia, pa llogaritje, rezultati është prapë i keq. Po paraqes dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të organizatës komunale. Besoj se është e drejtë dhe e nevojshme që lideri Filipçe dhe e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japin…
BDI sot ka mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë, ndërsa pas përfundimit, Arbër Ademi, në konferencë për shtyp tha se në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim që deri më 20 dhjetor duhet të mbahet kongresi i partisë. Ai tha se BDI do të bëjë analizë të thellë të rezultatit të zgjedhjeve lokale, ndërsa shtoi se nuk kanë përgjegjësi për humbjen në Kërçovë dhe Bërvenicë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Diskutuam për rezultatin në zgjedhjet lokale. BDI nuk mban përgjegjësi për Kërçovën, gjithë qytetarët janë dëshmitarë që kandidati i OBRM-PDUKM-së është zgjedhur me votat e VLEN-it, gjithashtu edhe kandidati në Komunën e…
“Sot (03.11.2025) në Shkup, policia nga SPB Shkup e privuan nga liria H.K. (37) nga Shkupi, sepse rreth orës 12:30 në bulevardin “Goce Delçev” në Shkup, një automjet pasagjerësh “Passat” me targa të Shkupit, goditi një biçikletë të drejtuar nga J.K. (78) nga Shkupi, i cili vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit “Passat” e braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por pas masave të ndërmarra nga policisa, ai u gjet dhe u privua nga liria, dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Dy ciklet lokale zgjedhore, zgjodhën 76 kryetarë komunash. Edhe në rrethin e dytë ashtu sikur në raundin e parë, më shumë komuna fitoi VMRO-DPMNE, me 21 komuna të fituara dhe Qytetin e Shkupit. Pastaj renditet koalicioni Vlen me 4 komuna. Tre komuna fitoi edhe LSDM. AKI 1 komunë. VRMO-DPMNE fitoi në Aerodrom, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Lozovë, Makedonski Brod, Mogilë, Negotinë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çucer-Sandovë. VLEN triumfoi në Tetovë, Dollnen, Dibër dhe Bogovinën. LSDM mori Qendrën, Zërnovcin dhe Makedonska Kamenicën. AKI mori komunën e Studeniçanit. Unioni i Romëve fitoi komunën…
Një nga të dhënat më të pazakonta nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale që u mbajt dje vjen nga Komuna e Sarajt në Shkup, përcjell TV21. Sipas raportimeve, në vendvotimin 2444, në Shkollën Fillore të fshatit Raoviq, është regjistruar një bojkotim absolut, respektivisht nuk ka votuar askush, marrë parasysh se Sarai dje ka votuar për zgjedhje të kryetarit në Qytetin e Shkupit. Nga gjithsej 214 votues të regjistruar në listën zgjedhore të këtij vendvotimi, asnjë qytetar nuk e ushtruar të drejtën e tij të votës. Jehona e votuesve në komunën e Sarajit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale…
Duke i rënë tavolinës me ton triumfues, kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi një ditë më parë fitoren në njërën nga komunat të cilën e kishte humbur 12 vjet më parë, dhe e cila në atë kohë ishte parë si fitore etnike e shumicës së shqiptarëve që jetojnë atje. Në vitin 2014, bashkimi administrativ i katër komunave rurale Zajaz, Osllomej, Vraneshticë dhe Drugovës me komunën rurale të Kërçovës, krijoi për herë të parë kushtet që komuna e cila me vite kishte qenë bastion i VMRO-DPMNE-së, të menaxhohej nga kuadër shqiptar, pasi bashkimi i pesë komunave bëri që popullsia e saj tashmë dominohej…
KSHZ-ja shpalli rezultatet fillestare jozyrtare të raundit të dytë të votimit në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se nga 98.25% e vendvotimeve të përpunuara në raundin e dytë, gjithsej 415,435 votues ose 41.76 përqind votuan në nivel kombëtar. Në raundin e dytë, 93,207 votues votuan për kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Orce Gjorgievski, ndërsa 58,994 votues ose 36.26 përqind e totalit të votave votuan për kandidatin e E Majta, Amar Mecinovic. Dalja në raundin e dytë për kryetarin e Qytetit të Shkupit ishte 35.05 përqind. Kandidatët e…
Numërohen 100% e votave në Dibër. Kryetar i ardhshëm i komunës së Dibrës do të jetë Fisnik Mela, i koalicionit VLEN, i cili ka marrë 4.369 vota ose 52,47% duke lënë pas kandidatin e pavarur Ramadan Imerin me 3.674 vota, ose 44,13%. Numri total i fletëvotimeve të pavlefshme në këtë komunë ishte283. Ndërsa dalja e qytetarëve në Bogovinë ishte 42,13%. /SHENJA/
Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media tha se kjo fitore është e përbashkët, është fitore e besimit dhe së ardhmes. “Kjo është fitore e popullit të vuajtur, ëndrrat e të cilit jemi duke luftuar, ëndrrat për shtet të përbashkët. Sonte Maqedonia përsëri tregoi pjekuri. Fituar në Shkup, fitore bindëse e Orces. Fituam në Karposh. Fituam në Aerdrom dhe Çuçer Sandevë. U tentua që të përfitohet në emër të ndarjeve nacionale. Nuk arriti, ka humbur, në Bërvenicë mbetet Joco kryetar”, tha Mickoski. Mickoski tha se ata kanë fituar edhe në Kërçovë. “Ra Fatmir Dehari. Ra nga populli i cili u…
Orce Gjeorgjievski nga OBRM-PDUKM ka shpallur fitore në garën për Bashkinë e Shkupit. Nga 98.55% e votave të numëruara në Bashkinë e Shkupit, Gjeorgjievski ka marrë 94.214 vota, kundrejt Amar Mecinoviqit nga “E Majta”, i cili ka marrë 59.959 vota. Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, deklaroi në konferencën për shtyp pas shpalljes së rezultateve, tha se rezultatet përfaqësojnë një fitore për popullin dhe energjinë e re që po e çon vendin përpara, dhe jo një arsye për gëzim politik. “Nuk jam i lumtur për debaklin e LSDM-së, por ky është një reflektim se ajo parti nuk është reformuar. Sonte nuk…
Duke brohoritur “Orce, Orce” dhe “VMRO-DPMNE”, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga partia VMRO-DPMNE, Orce Gjorievski, dhe simpatizantët e tij, hynë simbolikisht në Portën e Triumfit, duke shpallë kështu fitoren në kryeqytet. kryeqytet.

