Një ndër perlat e inxhinierisë së avionëve, avioni më i madh i të gjitha kohërave “Antonov An-225”; u shkatërrua nga aviacioni rus. Lajmin e ka deklaruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Avioni u projektua dhe u ndërtua gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik. Është aq i gjatë sa edhe fluturimi i parë i vëllezërve Wright. Ai u ndërtua për të transportuar anije kozmike, por në vitet e fundit shumë rrallë është ngritur në qiell. Kuleba ka shkruar në Twitter “Ky ishte aeroplani më i gjatë. Rusia mund të ketë shkatërruar “Mriyan” tonë, por nuk do të jenë…
Author: Jeta almakos
Ndonëse nuk kemi një shifër zyrtare, thuhet se mes ushtarëve ukrainas që luftojnë përballë Rusisë në këto 4 ditë, janë edhe shtetas shqiptarë. Një i ri shqiptar, i cili nuk ka pranuar që të identifikohet, me arsyetimin se u cënohet siguria atij dhe shumë bashkëkombësve të vetë, sjell rrëfime dramatike nga fronti i luftës për BalkanWeb. Shqiptari, i cili kontakton me një numër amerikan, pohon se është pjesë e ushtrisë ukrainase, ndërkohë që prej vitesh ai jeton në SHBA. Ai deklaron për BalkanWeb se bashkë me 9 shqiptarë të tjerë janë në front të luftës 13 km në veri të…
Policia ruse gjatë ditës së sotme, kanë arrestuar mbi 900 persona të cilët kanë dalë në protestë kundër luftës Rusisë-Ukrainë me moton “Jo Luftë”. “The Guardian” ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestuar mbi 4 mijë protestues, që nga dita kur Rusia kishte vendosur ta sulmojnë Kremlinin e Ukrainës, përcjell arbresh.info. Në videon e publikuar në twitter, shihet se si policia ruse, brutalisht tërheq zvarrë një vajzë e cila kishte dalë në proteste. Ndërsa tensionet mes këtyre dy shteteve vije në rritje çdo ditë. Shumë shtete të cilat janë anëtar të Bashkimit Evropian, BE, kanë vendosur…
Forcat e Armatosur ukrainase kanë raportuar se po përdorin dronë të Turqisë Bayraktar TB-2. Sipas shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ky dron turk ka shkatërruar një skalion që dërgonte karburant dhe municione për trupat ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: “Një dron Bayraktar TB-2 dhe pilotët e tij shkatërruan një skalion që dërgonte karburant dhe municione për trupat ruse. Besoni në Forcat e Armatosura! Lavdi Ukrainës”.
Pavarësisht rritjes së përditshme të çmimeve të produkteve ushqimore, të faturave mujore, madje edhe të transportit, Qeveria pohon se për momentin nuk ka ndonjë goditje serioze çmimesh për qytetarët. Autoritetet vlerësojnë se me masën për çmimet e ngrira dhe marzhet e kufizuara, edhe disa çmime janë ulur. Por, qytetarët vërejnë vetëm një trend në rritje A i mbani mend çmimet e tre produkteve, që i keni blerë në nëntor të vitit të kaluar dhe sot? “Djathi 185, tani 235 denarë për kilogram. Kaçkavalli 285 – 335 denarë, fasulja 55 denarë, tani është 65 denarë”, tha një qytetar. “Çdo ditë rriten…
Si rezultat i rreshjeve të pandërprera të borës, rrugët në lagjen vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit janë të bllokuara. Edhe pse bora ishte paralajmëruar, institucionet lokale nuk kanë reaguar. Deri në mesdite janë lajmëruar dhjetra raste për ndihmë ngaqë siç thonë, rrugët kanë qenë të papastruara, me akull gjë që ka pamundësuar qarkullimin e banorëve dhe vizitorëve në ketë lagje. Deri në mesdite në rrugët kryesore të qendrës për skijim ka kaluar vetëm një kamionetë për pastrim, ndërkaq rruga kryesore Tetovë-Kodra e Diellit vazhdon të jetë e pa pastruar tërësisht nga Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”. Edhe përkundër këtij…
Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se po dërgojnë rreth 54 milionë dollarë ndihma të reja humanitare në Ukrainë, ndërsa ajo po përballet me pushtimin rus. Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA-ja është e fokusuar në “nevojat urgjente humanitare të Ukrainës, si një pjesë e rëndësishme e përgjigjes sonë ndaj sulmit të paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”. Kjo ndihmë e re që do të kanalizohet përmes OJQ-ve përfshin “sigurimin e ushqimit, ujit të pijshëm të sigurt, strehimit, kujdesit shëndetësor emergjent, dimërimit dhe mbrojtjes”, tha Blinken në një deklaratë. Blinken tha se ndihma e re…
Një grua 34-vjeçare tha se e kaloi natën e kaluar në bodrumin e bllokut banesor, bashkë me rreth 35 persona të tjerë. “Ne ishim me fat mbrëmë. Një shpërthim goditi rrugën pranë bllokut tonë, por nuk goditi bllokun tonë. Më vonë morëm vesh se dy këmbësorë ishin vrarë dhe një tjetër u plagos. Vala e shpërthimit ishte aq e fortë saqë më dolën veshët si kur ulet në aeroplan, edhe pse isha ulur në bodrum. Pak para shpërthimit fqinji ynë poshtë në bodrum po udhëzonte dy fëmijët e tyre të vegjël se çfarë të bënin nëse do të kishte një…
Miliarderi i SpaceX, Elon Musk ka aktivizuar shërbimin e internetit Starlink në Ukrainë pas apelit të Zëvendëskryeministrit Mykhailo Federov që Ukrainës të mos i ndërpritet interneti. “Ndërsa ju përpiqeni të kolonizoni Marsin, Rusia përpiqet të pushtojë Ukrainën! Ndërsa raketat tuaja zbarkojnë me sukses nga hapësira, raketat ruse sulmojnë njerëzit civilë ukrainas! Ne ju kërkojmë t’i siguroni Ukrainës stacionet Starlink”. Musk u përgjigj 10 orë pas lutjes së Federov dhe siguroi se shërbimi është aktivizuar në Ukrainë. Përgjigjja e Musk shpejt tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të internetit, ekspertëve dhe shumë profileve të larta në Twitter. Biznesmeni amerikan Jeremy Padaëer tha: “Ukrainasit kanë…
Ukrainasit Që Udhëtuan Për Në Turqi Nëpërmjet Bullgarisë, Thanë Se Kanë Ndjenja Të Përziera Ndërsa Gëzohen Për Shmangien E Rrezikut, Por Pendohen Për Atë Që Duhej Të Largoheshin Nga Shtëpitë E Tyre Familjet ukrainase, siguria e të cilave kërcënohet nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, hyjnë në Turqi përmes pikës kufitare në qytetin Edirne, raporton Anadolu Agency (AA). Ukrainasit që udhëtuan për në Turqi nëpërmjet Bullgarisë, thanë se kanë ndjenja të përziera ndërsa gëzohen për shmangien e rrezikut, por pendohen për atë që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Stanislav Volkav, i cili erdhi në Turqi me vajzën dhe…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka dorëzuar kërkesën kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Zelensky theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të arsyetuar agresionin në Ukrainë, transmeton Telegrafi. “Ukraina ka paraqitur kërkesën kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të jetë përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të arsyetuar agresionin”, ka shkruar presidenti ukrainas. Me këtë Zelensky kërkon një veprim urgjent, që do ta urdhëronte Rusinë të ndërpret aktivitetet e saj ushtarake. /Telegrafi/
Nëna e një fëmije Olena Kurilo, një edukatore kopshti, ishte në banesën e saj në Chuhuev, Ukrainë, kur rusët nisën sulmet. Gruaja ukrainase, e cila u bë simbol i rezistencës, ka dhënë një mesazh për Vladimir Putinin. 52-vjeçarja Olena Kurilo, e cila u fotografua jashtë shtëpisë së saj në Chuhuev e gjakosur, ka treguar se ka ende cifla xhamash të ngulitura në lëkurë dhe sy, e ka frikë për shikimin e saj. Ajo ka një lutje për Putinin, që të ndalojë këtë agresion dhe të vendosë qetësinë në vend. “Pasi Putin bëri deklaratën e tij duke njohur LPR [Republikën Popullore…