Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka quajtur procedurë normale thirrjet e ambasadave të huaja që qytetarët e tyre të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri ka njoftuar se do të mbahet një takim koordinativ I shërbimeve të sigurisë, ku do të bisedohet për situatën rreth alarmeve të rrejshme për “bomba”.
“Ne sot do të kemi një takim koordinativ të shërbimeve të sigurisë ku do të bisedohet për këto probleme, edhe pse në nivel ditor po bisedohet dhe sikurse deri tani do të ndërmerren masa për të mbrojtur qytetarët” – tha Dimitar Kovaçevski.