Author: Jeta almakos

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë besim më të madh në sektorin e arsimit, nga të gjitha institucionet publike, tregon sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Demokratik. Qytetarët kanë besim të madh te institucionet dhe entet arsimore. Shkollat, fakultetet, kopshtet dhe institucionet e tjera arsimore janë në vendin e parë ndër institucionet e sektorit publik. Këtë e tregoi anketa nacionale për vlerësimin e besimit të cilën e kanë qytetarët në segmentet e ndryshme shoqërore dhe ndaj faktorëve në kuadër të tyre, të cilën e zbatoi Instituti Ndërkombëtar Demokratik. Nga gjithsej 1207 të anketuar të moshës mbi 18 vjeç që morën pjesë në…

Lexo më Shumë

Këshilli koordinues i shërbimeve inteligjente në kuadër të Qeverisë ka miratuar vendime të cilat sipas tyre do të ndikojnë në zbulimin e sulmeve hibride nëpër shkolla dhe institucione. Në këshill është diskutuar edhe për mekanizmat që ndikojnë në rritjen e rezistencës. Sipas ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në këshill është konstatuar se për momentin nuk ekziston kërcënim real ndaj sigurisë, por shërbimet duhet të punojnë për të garantuar sigurinë. “Deri në këto momente nuk ka kërcënim real për sigurinë dhe këtë duhet ta dinë qytetarët. Por asgjë nuk guxon t’i mbetet rastësisë. Çdo shërbim në kuadër të kompetencave të veta…

Lexo më Shumë

SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal ndaj një kumanovari, pasi i njëjti dyshohet se ka paguar karburant me para të falsifikuara në një pikë karburanti në Shkup. “SPB-Shkup – Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike ka paraqitur kallëzim penal kundër S.D.(40) nga Kumanova, për shkak të dyshimit për veprën penale “falsifikim i parave” nga neni 268 i Kodit Penal. I raportuari ka marrë një kartëmonedhë të falsifikuar prej 2.000 denarë dhe me 10.03.2022 e ka përdorur për të paguar derivate në një pikë karburanti në Shkup”, thonë nga MPB./tv21.tv

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike në analizën e bërë për investitorët e huaj në vend nxjerr në pah që në vitin 2022 janë përmbushur vetëm 20% e qëllimeve që janë planifikuar nga kompanitë. Sipas tyre faktorët që ndikuan në këtë ulje të produktivitetit janë lufta në Ukrainë duke shkaktuar vonesa të transporteve të mallrave, mungesë të lëndës së parë të prodhimeve dhe si pasojë ulja e porosive nga shtetet e jashtme. Kurse, kriza energjetike sipas Odës ka ndikuar në 55% të rritjes së shpenzimeve te kompanitë e huaja që kanë investuar në zonat e lira ekonomike të vendit. Gjorgji Trençevski nga Oda Ekonomike…

Lexo më Shumë

Pakënaqësinë ndaj institucioneve qytetarët i kanë shprehur edhe tek Avokati i Popullit. Më shumë pakënaqësi ka ndaj punës së gjykatave dhe gjyqësorit në përgjithësi. “Numri më i madh i ankesave kanë të bëjmë me fushën e gjyqësorit. Pastaj vijnë ankesat që kanë të bëjnë me të drejtat e marrëdhënies së punës, të drejtat nga mbrojtja sociale, të drejtat nga mbrojtja e fëmijëve. Në përgjithësi dominojnë ankesat për punën e përmbaruesve, pastaj dominojnë gjykatat, Gjykata Themelore- Shkupi 2, gjykatat tjera ne territorin e Maqedonisë, siç është e Prilepit, Manastirit e kështu me radhë. Ka ankesa edhe për Këshillin Gjyqësorë Republikan”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Nuk kanë të ndalur gabimet në tekstet shkollore të arsimit fillor. Pas gabimeve në Histori dhe Shoqëri për klasën e pestë, gabime tashmë janë nënvizuar edhe në librin e gjeografisë për klasën e tetë. Në temën e dytë të librit “Karakteristikat socio-gjeografike dhe ndarja rajonale e Evropës” në njësinë mësimore “Karakteristikat themelore të popullsisë së Evropës” thuhet se popuj të racës së verdhë në Evropë janë: finlandezët, hungarezët, turqit, tatarët dhe të tjerë. Mësimdhënësit lëndor shprehen të revoltuar për gabimet e vazhdueshme duke shtuar se të njëjtat po vështirësojnë realizimin e duhur të procesit mësimor duke shkaktuar konfuzion te nxënësit.…

Lexo më Shumë

Fondacioni Metamorfozois ka shpallur thirrje rajonale për dorëzimin e ofertave për përgatitjen e 3 videove si pjesë të aktiviteteve lidhur me mapimin e dezinformatave dhe propagandës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të kësaj thirrjeje, do të zgjedhet ofertues i cili gjatë periudhës janar 2023 – mars 2025 o të duhet t’i përgatis dy video edukative (në kohëzgjatje prej 5-10 minuta) dhe 1 video-dokumentar (në kohëzgjatje 30-45 minuta). Të drejtë për paraqitje kanë personat fizik dhe juridik, të cilat ofrojnë shërbime nga fusha e produksionit të videove. Personat fizik mund të paraqiten edhe në grupe prej maksimum 4 personave.…

Lexo më Shumë

Për 11 ditë me radhë tashmë, barrikadat serbe vazhdojnë të bllokojnë rrugë në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti u shpreh për “The Guardian” se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet gjatë. Por ai është i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të ketë një ndërhyrje me forcë. Shefi i ekzekutivit sqaron se duan të jenë sa më të kujdesshëm në këtë drejtim që të sigurohen se nuk do të ketë paqëndrueshmëri. “Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave mund të bëjë viktima.  të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi njofton se në mars të vitit 2023 qeveria do të rritë pagën minimale e cila do të arrijë vlerën 19.600 denarë. Synimi i qeverisë, sipas tij, është që dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve ”Do synojmë që të rritet paga minimale për shkak se paga duhet të jetë e dinjitetshme. Në mars paga minimale do të jetë 19500 denarë pagë e cila kur dy anëtarë të familjes do të mbuloj shportën e konsumatorëve dhe plus tu ngelet diçka”, tha Fatmir Bytyqi. Sa i përket autostradës Tetovë Gostivar dhe korridorit…

Lexo më Shumë

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti në një deklaratë për emisionin 360 Gradë në Alsat-M arsyetoi nevojën e themelimit të Agjencisë Digjitale. Aliti, sqaroi se shumë institucione aktuale duhet që të futen në korniza të ministrisë dhe të janë pjesë e Agjencisë Digjitale. ”Si institucion, plani është që “libri amë” të mos ekzistoj më, respektivisht regjistri të jetë pjesë e Agjencisë digjitale. Pra Agjencia digjitale duhet që të ketë të gjitha funksionalitetet që ka tashmë “libri amë”, dhe përveç kësaj edhe pjesën e zhvillimit të platformave.”, deklaroi ministri Aliti dhe shtoi se nevoja e krijimit të…

Lexo më Shumë

Mbi treqind nxënës të Shkollës Fillore të fshatit Shemshovë, nga sot bojkotojnë mësimin për shkak të mungesës së naftës për ngrohje qendrore. “Në mbledhjen e mbrëmshme të prindërve të fshatit Shemshovë, prindërit ishin unanim që deri sa nuk ka kushte, nuk ka nxehje fëmijët nuk do të lëshohen për mbarëvajtje të mësimit. Nëse sigurohet naftë normal që do i lëshojmë fëmijët, nëse nuk sigurohet naftë ka edhe forma të tjera si do veprojmë ne si këshill i prindërve”, tha Zeqir Zeqiri, kryetar i këshillit të prindërve. Drejtori i Shkollës “Shemshova” tha se disa herë ka kërkuar nga Komuna e Jegunocit…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të Avokatit të popullit për vitin 2021 disa institucione ende nuk respektojnë implementimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Naser Zyberi thotë se edhe përkundër sugjerimeve disa institucione nuk ndërmorën asnjë aktivitet për përmirësimin  e situatës. “Në raportin vjetor për vitin 2020 konstatuam se situata është e pa volitshme në Gjykatën Kushtetuese (3%), Gjykatën themelore penale Shkup, Gjykatën e Apelit Shkup, Prokurorinë themelore Shkup, Akademinë për gjykatës dhe prokurorë, Akademinë e shkencave (1%), Muzetë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe punë të përbashkëta të qeverisë (5,6%), Shoqata Aksionare për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste (2,6%), MEPSO (9%)…

Lexo më Shumë