Author: Jeta almakos

Gjatë konferencës së kryeministri britanik në Poloni, pati edhe një moment prekës. Një gazetare ukrainase i drejtohet Boris Johnson-it me lot në sy duke i thënë se Perëndimi nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur civilët dhe Ukrainën nga pushtimi rus. “Ju keni frikë. NATO nuk është e gatshme t’na mbrojë, pasi NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por ajo tashmë ka nisur. Dhe janë fëmijët ukrainas që po goditen. Ju flisni për më shumë sanksione, kryeministër, por Roman Abramovich nuk është sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk po bombardohen, ato janë në Londër. Fëmijët…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan teksa ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov mbajti fjalim me video-lidhje në Konferencën e OKB-së. Një video e postuar nga delegacioni francez tregon se si dhjetëra zyrtar largoheshin nga salla, kur Lavrov e nisi fjalimin e tij. “Largohuni nga BE-ja dhe partnerët e saj gjatë deklaratës së ministrit Lavrov në Konferencën për Çarmatimin këtë mëngjes për të treguar mbështetjen tonë për Ukrainën”, thuhej në Twitter. Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre, siç…

Lexo më Shumë

Ukraina është në ditën e gjashtë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Pavarësisht se ditën e djeshme përfundoi raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, nata ishte e përgjakshme ndërsa vijojnë sulmet. Në pamje duket momenti kur ushtarët ukrainas i japin cigare pengut rus teksa e kontrollojnë nëpër krahë për t’i hequr municionet. Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hënën në darkë i përshkruajti bombardimet në Kharkiv si krim lufte. Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë pasi bombat thërrmuese të dyshuara ruse shënjëstruan ndërtesa banimi…

Lexo më Shumë

Anders Aslund, ekonomist suedez dhe autor i librit mbi presidentin rus, Vladimir Putin, “Crony Capitalism: The Path from Market Economy to Kleptocracy”, postoi në Twitter një mesazh që mori nga një i njohur i tij në Rusi. “Një i njohur nga Rusia më dërgoi një mesazh: ‘Po e presim mesazhin: Putini ka vdekur’”, shkroi Aslund në Twitter, raporton Zeri.info. Ndërkaq, ai shkroi po ashtu se bota e lirë po qëndron në krah të Ukrainës. “Putini e ka izoluar Rusinë me barbarinë e tij. Ngjarjet në Kiev do të jenë vendimtare. Nëse Putini nuk fiton atje, ai do të humbasë gjithçka.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 ka komentuar deklarata e disa hoxhallarëve në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Thaçi thotë se Bashkësia Fetare Islame duhet të prononcohet me qëndrim zyrtar që mos të lë hapësirë për manipulime. “Do të ishte shumë mirë që drejtuesit fetar, sidomos kryesia e BFI-së të prononcohen publikisht këto ditë, që mos të lënë hapësirë të keqpërdorimit të armiqëve të shqiptarëve në raport me këtë çështje”, theksoi Thaçi. Thaçi në ClickPlus rikujtoi se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e cila ka vrarë myslimanë në shumë shtete. “Ata që…

Lexo më Shumë

Dy ditë më parë, ukrainasit i kanë bërë thirrje miliarderit amerikan, Elon Musk, që t’ua mundësojë shfrytëzimin e internetit përmes “Starlink”. S’ka vonuar shumë, dhe sot ministri ukrainas i Teknologjisë, Mykahilo Fedorov, ka njoftuar se paisjet që do të mundësojnë lidhjen në internetin e “Starlink” kanë arritur në tokën ukrainase. “Starlink është këtu, faleminderit Elon Musk”, ka shkruar Fedorov në Twitter.Ndërkohë Musk i është përgjigjur duke I thënë “Je i mirëseardhur”. Musk dje kishte njoftuar se shërbimi i Starlink është aktivizuar edhe në Ukrainë.“Starlink” është një satelit i vogël që operon në zonën e poshtme të orbitës së tokës, i…

Lexo më Shumë

Nina*, një banore në Berdyansk, përshkroi skenën kur rusët zbritën në qytetin port në juglindje të Ukrainës, në një krah të Detit të Zi, shkruan BBC transmeton “Bota sot”. “Rusët hynë në qytetin tonë katër ditë pas fillimit të luftës. Brenda pak minutash, ata ishin kudo,” tha ajo. Tanket e tyre të blinduara ishin të mbushura me trupa dhe mitralozë dhe, për zhgënjimin e saj, ata u vendosën shumë pranë shtëpisë së saj, tha Nina. “Ishte e tmerrshme të kaloje natën në dysheme në banjë në këtë ditë dhe epokë, me dritat e fikura dhe mezi merrje frymë”, tha ajo. Nina tha…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që Rusia vijon me përpjekjet e saj për të pushtuar Ukrainën, një pjesë e civilëve janë armatosur për të mbrojtur vendin e tyre nga armiku, kurse të tjerë kanë zgjedhur të largohen nga vendi apo të strehohen në stacione treni apo metroje. Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar së fundmi disa foto të shkrepura në një stacion treni të tejmbushur me ukrainas që po përpiqen t’i shpëtojnë agresionit të pushtuesit. Me qindra njerëz mund të shihen ndërsa ecin në shkallët e stacionit pas një ndryshimi në minutën e fundit të platformës së nisjes për një tren me destinacion…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi për krijimin e legjionit të të huajve, që do të luftojnë në kuadër të Ukrainës. Ndërkohë, Ushtria e Ukrainës në një postim në Facebook, ka publikuar një foto me ushtarë të huaj. Është raportuar nga mediat ndërkombëtare për mijëra aplikime nga të huajt për t’iu bashkangjitur trupave ukrainase në luftë kundër Rusisë. Zelenskyy i kishte ftuar edhe më parë të huajt ta ndihmojnë luftën e vendit të tij. Qeveria britanike të dielën njoftoi se do të përkrahë të gjithë ata që do të shprehen të gatshëm të shkojnë në Ukrainë për…

Lexo më Shumë

Një marinar ukrainas në Mallorca të Spanjës ka fundosur një jaht luksoz me vlerë 7 milionë euro në pronësi të pronarit të tij rus, disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Jahti super-luksoz, i quajtur Lady Anastasia, është me pesë kabina dhe është në pronësi të Alexander Mijeev, një ish-kreu i Korporatës Ruse të Helikopterëve. Ky i fundit, në vitin 2016 mori përsipër të furnizonte shtetin rus me armë. Kjo ishte edhe aryesja pse marinari i identifikuar si D. Taras O, dyshohet se hapi valvulat e anijes duke bërë që ajo të mbytet pjesërisht, veprim për të cilin u arrestua. Ai…

Lexo më Shumë

Sa herë bota mendon, “Jo, Putini s`mund të shkojë deri këtu, s`mund ta bëjë këtë, ai e bën. Bota nuk mendoi se do ta aneksonte Krimenë, por ndodhi. Se nuk do të fillonte një luftë në Donbas, por e filloi. Se nuk do të ndërmerrte një sulm të plotë gjithëpërfshirës mbi Ukrainën, dhe ai e ndërmori”, shprehja “ nuk e bën kurrë”, duket se nuk vlen kur flitet për Vladimir Putinin, thotë Steve Rosenberg i BBC-së. Tani, gjendemi përballë një pyetjeje tjetër frikësuese: Putini nuk do të shtypë kurrë butonin e kuq të luftës bërthamore…Apo jo? Tashmë kjo pyetje nuk…

Lexo më Shumë