Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke hyrë në zyrën e kryeministrit Albin Kurti. Kryeministri Kurti dhe Ambasadori Hovenier kanë pasur takime të përjavshme. Situata e krijuar në veriun e Kosovës prej fillimit të dhjetorit është raportuar t’i ketë shpeshtuar ato. Mesditën e së mërkurës, sipas raportimit të Ekonomia Online, Ambasadori amerikan është parë duke hyrë në objektin kryesor të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Kurti ka folur lidhur me situatën në veri për mediumin britanik “The Guardian”, ku ka thënë se barrikadat s’mund të tolerohen edhe shumë gjatë, por se heqja e tyre…
Author: Jeta almakos
Sipas rezultateve të para të regjistrimit të vitit 2022, në Republikën e Serbisë jetojnë 6,690,887 banorë – që është 6,9 për qind më pak se në regjistrimin e vitit 2011. Në rajonin e Beogradit është rritur numri i banorëve, shkruan Rts, transmeton Klan Kosova. Rezultatet e para të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, të publikuara në faqen e internetit të Institutit Republikan të Statistikave, tregojnë se në Republikën e Serbisë jetojnë 6 milionë e 690 mijë e 887 persona. Regjistrimi mblodhi të dhëna për 2 milion e 520 mijë e 854 familje dhe 3 milion e 628 mijë…
EVN Maqedoni e vazhdon traditën e donacioneve në kohën e festave të fundvitit. Kompania siguroi pako me ushqime të cilat i bëri donacion për Kishën Ortodokse Maqedonase, Bashkësinë Fetare Islame dhe Kishën Katolike në Shkup. Përmes organizatave himanitare “Sveti Spas”, “Hilall” dhe Dioqezës Katolike të Shkupit, të njejtat do të shpërndahen në të gjithë shtetin. Përmes donacioneve të fundvitit, EVN Maqedoni si kompani e përgjegjshme shoqërore mundohet të ua pasuron sofrën qytetarëve në kohën e festave. Kështu edhe këtë vit, bashkësitë fetare do t’i dërgojnë pakot me ushqim tek familjet e rrezikuara, qytetarët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore…
Praninë e prokurorit publik, Lubomir Joveski në seancën kuvendore në të cilën shqyrtohet puna e Prokurorisë, opozita e shfrytëzoi për ta kritikuar shefin e Prokurorisë Publike, duke e akuzuar se është nën ndikim të politikës dhe se është fajtori kryesor për rënien e besimit në Prokurori. Eli Panova nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i kërkoi që në mënyrë të drejtpërdrejtë që të japë përgjigje për shumë raste dhe pyeti çka qëndron pas suspendimit të ish-shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska? “Ju bëtë tollovi në gjithçka që ishte e shenjtë, edhe në prokurori, edhe në gjyqësor, prandaj një nga…
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka publikuar në muajin nëntor një analizë të gjatë me 39 faqe, me të cilën synon që ta tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë. Ndonëse pa autor të përveçëm, analiza merret me marrëdhëniet mes shqiptarëve e të serbëve, duke u përpjekur që të ofrojë një histori të përgjithshme, që nga koha e Betejës së Kosovës e deri te situata më e re në veriun e Kosovës. I titulluar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, AShAK-u i komenton edhe Serbinë, Kishën Ortodokse, BE-në, Planin e…
KOVAÇEVSKI: TË HETOHEN POHIMET E OPOZITËS Shërbimet që kryejnë hetime duhet të kontrollojnë nëse Drejtori i ri I Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Miloshevski ka qenë I implikuar në rastet “Onishçenko”, “Lagja e Trimave” dhe “27 Prilli – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas pohimeve të këtilla nga VMRO-DPMNE-ja. Opozita thotë se Zarko Miloshevski ka qenë Kryeshef në Njësinë për Luftë kundër ekstremizmit n ëish Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, në kohën e ngjarjeve të 27 Prillit. VMRO-DPMNE-ja thotë se Miloshevski ka qenë nënshkruesi I dokumentit me të cilin iu mundësua shtetësia për ukrainasin Oleksandr Onishçenko, që gjendet në listën…
Ministria e Brendshme është në fazën e zbardhjes është rasti me alarmet për bomba në Dellçevë, ndërsa ministri Oliver Spasovski shpreson se ky rast do të zgjidhet shpejtë. “Jemi thuajse në fazën e zbardhjes dhe shpresojmë që së shpejti të zbardhet rasti me alarmet për bomba në Dellçevë. Kështu ngadalë veprimtaria zbuluese po zgjerohet megjithatë kërcënimet hibride që vijnë dhe që konsiderojmë se janë përzierje e interesave gjeostrategjike në territorin tonë, janë sulme për të cilat të gjithë duhet të reagojmë”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm. Spasovki zbuloi se tashmë është formuar një ekip pune prej disa institucioneve, që…
Në Maqedoninë e Veriut gjithsej janë 1.781 vendbanime, kurse 205 janë zbrazur – tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Regjistrimi I Vitit 2021 nga Enti Shtetëror për Statistika. Vendbanimi me numrin më të madh të banorëve është Shkupi – 526.502. Në Komunën Aerodrom ka më së shumti banorë – 75.108, kurse pasojnë Kumanova me 75.501 banorë, Manastiri me 69.287, Prilepi me 63.308, Tetova me 63.176 e kështu me radhë. Nga ana tjetër, 684 vendbanime janë me më pak se 100 banorë, ndërsa 218 vendbanime me më pak se 10 banorë. Komuna e Aerodromit avancon edhe sipas numrit të…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski,sot ka paralajmëruar se grupi i deputetëve të partisë së tij “sa të jetë e mundur” do t’i bllokojë ndryshimet e propozuara të Ligjit për tatimin e fitimit në Kuvend. “Nuk është aspak mirë, ne këtë e kemi komentuar. Ne jemi vetëm opozitë dhe nuk mund për momentin të bëjmë asgjë tjetër, përveç komentit. Absolutisht qëndrojmë pas kërkesave të odave që kjo nuk duhet të implementohet. Mund të premtoj, nëse ata megjithatë vendosin ta bëjnë atë, me të gjitha forcat në Parlament atë ta bllokojmë, aq sa mundemi” është përgjigjur Mickoski i pyetur për propozim ndryshimet…
BËHET THIRRJE PËR KREMTIME PA ARMË DHE MJETE PIROTEKNIKE Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, u ka bërë thirrje qytetarëve që festat t`i kalojnë pa përdorimin e këtyre mjeteve që rrezikojnë shëndetin, duke shtuar se organet e rendit janë në terren dhe do të sanksionohen shitësit e mjeteve piroteknike. “Deri tani kemi konfiskuar 100.000 copë mjete piroteknike. 4.000 vetëm në territorin e Komunës së Kumanovës. U bëj thirrje vecanërisht të rinjve se s`ka bukuri gjatë kremtimit me mjete piroteknike, për shkak se rrezikohet shëndeti dhe jeta e të gjithëve” – deklaroi Oliver Spasovski. MPB-ja së bashku me Klinikën për kirurgji plastike…
Takim me transportuesit privat do të ketë, por pasi që t’i marrim të dhënat nga Drejtoria për të ardhura publike për parametrat për të cilat pati diskutim publik mes transportuesve, NPQ-së dhe Qytetit të Shkupit, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Pas konferencës për shtyp në Qeveri, Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, theksoi se kjo nuk do të thotë se Qeveria po hyn në çfarëdo lloj marrjeje të kompetencave të Qytetit të Shkupit. “I pres të dhënat nga Drejtoria për të ardhura publike sepse thashë se diskutimi me transportuesit duhet të bazohet në fakte. Kur t’i marrim të…
Çdo i ri që ka ide për sipërmarrje sociale rinore, por nuk ka kapital fillestar që tani do të ketë mundësi përmes platformës “Sipërmarrësit e rinj” t’i prezantojnë nismat e tyre për ndërmarrjet sociale dhe më pas të grumbullojnë mbështetje financiare nga opinioni për realizimin e tyre. “Sipërmarrësit e rinj” paraqet vegël që është shpikur si resurs për nisma të reja për edhe për nisma ekzistuese dhe ofron ndihmë në çdo hap të procesit të realizimit dhe promovimit të biznes idesë. Procesi i prezantimit të idesë është i shpejtë dhe i thjeshtë. Nevojitet regjistrim në platformë me krijimin e profilit.…

