Me datë 21.12.2022 në ora 15:30 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në afërsi të Zhelinës së Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësisë policore- Grupçin e kanë privuar nga liria personin E.A. (22) nga Tetova për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.
Author: Jeta almakos
Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin vjetor para deputetëve drejtoi kritika për korrupsionin dhe klientelizmin politik në shtet, i cili, siç theksoi, gërryen besimin e qytetarëve në institucione. “Interesimi i jashtëzakonshëm mediatik që pasoi vizitën e të ashtuquajturit ekipi i sanksioneve nga SHBA-ja është konfirmimi më i mirë i mosbesimit që qytetarët tanë kanë ndaj autoriteteve vendase kur shohin të vetmen shpresë për drejtësi në institucionet e huaja dhe ndërkombëtare. Megjithatë, realiteti është se askush nga jashtë nuk do ta çrrënjos korrupsionin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse institucionet tona dhe përfaqësuesit e zgjedhur politikë të qytetarëve nuk e bëjnë…
Komandant i zjarrfikësve në Tetovë , Avni Ameti tha se trupi i pajetë në Banjata e Tetovës është gjetur afërsisht 100 metra larg veturës së të miturit, përcjell TV21. Ahmeti tha se kërkimet për djaloshin e mitur kanë nisur që nga dita e djeshme, pasi familjarët e kishin raportuar si të zhdukur. Në lidhje me: “Bëhet fjalë për një djalë nga Novo Sella”, Policia dhe Prokuroria me detaje rreth trupit të pajetë që u gjet në Banjat e Tetovës “Veturën e kemi gjetur në afërsi të Banjës së Tetovës, pas asaj kemi filluar kërkimet rreth lumit Shkumbin, në mëngjes policia e…
Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij vjetor në Kuvend foli edhe për ikjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Pendarovski në fjalim tha se nëse vazhdohet kështu, deri në vitin 2050, sipas parashikimeve të OKB-së, do të mbetemi vetëm 1 milion banorë. “Rezultatet e regjistrimit këtë vit vetëm na vërtetuan se rreziku më i madh i sigurisë nacionale mbetet demografia. Në Maqedoninë e migracioneve për fat të keq gjithmonë ka pasur më tepër qytetarë të Maqedonisë sesa në atdhe, por për shkak të varfërisë dhe mos-sundimit të së drejtës, “murtaja e bardhë” vazhdon ta zvogëlojë kombin.…
Sot (22.12.2022) në ora 07:10 në ujërat e lumit Shkumbim, rrugës për në vendin e quajtur “Banjiçe” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë e të miturit nga Novo Sella- Komuna e Zhelinës, për të cilin babai i tij J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me veturën “Audi” me targa regjistrimi të tetovës. Më herët, rreth orës 02.20, vetura është gjetur pranë një objekti hotelierik në vendin e quajtur “Banjiçe”. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ekipit të Ndihmës së Shpejtë dhe me urdhër…
Seanca e sotme për rastin “Titanik 2” nuk u mbajt për shkak të mungesës së të akuzuarit. Bëhet fjalë për ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, i cili në këtë rast akuzohet për parregullsi zgjedhore. Mijallkov aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës, pasi arriti marrëveshje me Prokurorinë për rastin “Perandoria”. Ai sot nuk u dërgua në gjyq nga ana e autoriteteve të burgut.
Presidenti Stevo Pendarovski sot do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të Kuvendit, fjalimi i presidentit Pendarovski është pika e vetme në rendin e ditës të seancës së 96-të plenare të caktuar për në ora 11:00. Presidenti i shtetit tradicionalisht çdo vit para përfundimit të vitit kalendarik mban fjalim para deputetëve në të cilin prezanton pikëpamjet e tij për zhvillimet aktuale në vend dhe në botë.
Emisari I posacëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në intervistën e fillim dhjetorit për Këshillin Atlantik, duke u prononcuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull se si është përballur me sfidat. Eskobar shton se me Maqedoninë e Veriut, Evropa do të fitojë një aleat të madh, duke marrë parasysh se vendi është anëtar i NATO-s Zv/Ndihmësi Sekretar Shtetëror I SHBA-së, Gabriel Eskobar, vlerëson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm se e ardhmja e tyre është në BE. Në intervistën dhënë në fillim të dhjetorit për Këshillin Atlantik, sic…
Një rast skandaloz ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja. Përkundër insistimit të stafit spitalor që ky rast i tmerrshëm të mbahet fshehur, familjarët kanë njoftuar policinë. Se si ka ndodhur i gjithë rasti, për IndeksOnline rrëfen babai i foshnjës. Ai mes lotësh tregon se si neglizhenca e madhe e spitalit ka tronditur familjën e tij. Baba i foshnjës thotë se dyshimet nga ana e tij lindën…
Vazhdon të parapëlqejë që të jetë larg kamerave, por kryetarja e Shkupit Danella Arsovska sot u zu në pritë nga gazetarët, ku u pyet në lidhje me borxhin e pa paguar ndaj transportuesve privatë, gjë për të cilën u shpreh se nuk do lejojë që dikush për qëllimet e veta politike të luajë me fatin e të tjerëve. “-Kur do ketë zgjidhje? -Zgjidhja është dhënë, është lëshuar me njoftime të reja dhe të gjithë ata që kanë nder do kenë mundësi të aplikojnë. Besoj që nuk do lejohet dikush të manipulojë për qëllime politike të luajë me fatin e tyre.…
Punësimet e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse në Entin Shtetëror të Statistikave numërohen në gishta. Në fakt, nga 53 të punësuar shqiptarë në këtë Ent vetëm tre janë në pozita udhëheqëse. Me vendimin e fundit u avancua vetëm një shqiptar, ndërsa dy të tjerë ishin prej më herët. Në dy konkurset e fundit prej 55 të punësuarve, sipas balancuesit 11 vende u takojnë 11 shqiptarëve. Zv/drejtori i Entit të Statistikave thotë se nga këto punësime vetëm njëri është në pozitë udhëheqëse, ndërsa 10 të tjerët marrin vendime, ndërsa veçmë punojnë prej vite me kontrata në vepër në këtë institucion. Selami shpreh…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një seancë të Parlamentit serb ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën. Si arsye për këtë ajo thotë se janë “veprimet e njëanshme të Prishtinës”, derisa në këtë seancë ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express. Escobar e komenton kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve të saj në Ko… “Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi…

