Author: Jeta almakos

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konfirmoi deputetët e rinj Aleksandra Nikolovska, Martin Stojanovski dhe Mitо Andonov. Ata do t’i zëvendësojnë Beti Stamenkovska Trajkovska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të fundit. KSHZ do t’u lëshojë atyre certifikatat përkatëse, ndërsa Kuvendi më pas do të verifikojë mandatet e tyre. Është paralajmëruar ristrukturim i mundshëm të Qeverisë. Në vend të Izet Mexhitit, pritet të zëvendëskryeministër i parë të emërohet Bekim Sali, ndërsa pritet që VLEN të bëjë të ditur edhe emrin e ministrit të Ambientit.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani në konferencë për media ka deklaruar se VLEN nga procesi i zgjedhjeve lokale del si forca e dytë politike në nivel të shtetit, me 10 komuna të fituara. “Rezultatet janë të qarta, por mesazhi i qytetarëve është edhe më i qartë. Epoka e politikës së vjetër ka përfunduar. Në këto zgjedhje, qytetarët votuan për punë, për përgjegjësi dhe për politikë që jep rezultate. Ata i dhanë mbështetje vizionit të VLEN-it për zhvillim lokal, dhe për një standard të ri qeverisjeje të bazuar në ndershmëri dhe efikasitet. Në Tetovë, fitoi puna, integriteti dhe vizioni i…

Lexo më Shumë

Pavarësisht rezultatit në zgjedhjet lokale, koalicioni AKI do të vazhdojë bashkëpunimin. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, gjatë ditës së djeshme theksoi që do të performojnë së bashku në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit ku do të duhet të përsëritet procesi zgjedhor për shkak se më 19 tetor nuk u arrit censusi. “Kjo çështje fare nuk është diskutuar. Aleanca Kombëtare për Integrim… sigurisht se ne kemi edhe disa beteja para nesh. I kemi zgjedhjet në Gostivar, ku dallimi është i madh në favor të kandidatit tonë, pra të Aleancës Kombëtare për Integrim, kemi zgjedhjet në Vrapçisht gjithashtu dallimi është i madh.…

Lexo më Shumë

Analisti politik Besim Nebiu për Frontline e vlerësoi rezultatin e zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar dominimin e qartë të VLEN-it në skenën politike shqiptare. “Fitorja e VLEN-it është e qartë dhe e pakontestueshme. Pa marrë parasysh përpjekjet e NA-it për ta relativizuar dhe zbutur, rezultatet janë faktike dhe të pamohueshme. Narrativa që përpiqet të mbahet pas humbjes më shumë duket si një mjet për të fituar kohë sesa si një analizë serioze politike,” deklaroi Nebiu, përcjell PressOnline.al Sipas tij, pozita e liderëve të tjerë shqiptarë është dobësuar: “Zoti Taravari dhe zoti Sela, me bashkimin…

Lexo më Shumë

Mbeturinat në kryeqendër kohë të gjatë nuk pastrohen në mënyrën e duhur dhe kjo shkakton rrezik për shëndetin e qytetarëve, thotë epidemiologu, Sashko Ollumçev. Njëherësh apelon autoritetet kompetente që të marrin masa sa më parë, sepse rreziku që u kanoset qytetarëve është i madh me përhapjen e brejtësve dhe insekteve të ndryshme. “Nëse vazhdon kështu situata me mbeturinat e papastruara në kryeqytet mundet të përhapen brejtësit dhe insektet e tjera të dëmshme, të cilët do të shkaktonin rrezik në shëndetin publik në Shkup. Njëherë kemi diskutuar për këtë çështje, por e përsërisim me një apel deri tek autoritetet kompetente, që…

Lexo më Shumë

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović u ndje keq gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Mladost Lučani. Edhe pse mjekët reaguan menjëherë dhe e transportuan në spital, trajneri fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë. Ndeshja në Lučani u ndërpre menjëherë. Žižović ishte trajner nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai e drejtoi Shkupin në sezonin 2023/24, më pas ishte në stolin e Borac Banja Luka, me të cilin arriti suksesin më të madh në historinë e klubit — kualifikimin në Ligën e Konferencës…

Lexo më Shumë

Gjatë fushatës zgjedhore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, nuk u konstatuan shkelje të Kodit Zgjedhor nga ana e radiodifuzerët. Shkelje u konstatuan vetëm gjatë heshtjes zgjedhore nga katër radiodifuzerë. Lidhur me balancën në programet ditore informative (lajme televizive/lajme), të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale për pjesëmarrësit në zgjedhje. Kjo theksohet në Raportin nga përfaqësimi mediatik i zgjedhjeve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, për periudhën nga 29 shtatori deri më 17 tetor 2025, të publikuar nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA). Monitorimi, siç theksojnë, përfshiu 11 servise programore…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka vizituar Filarmoninë e Maqedonisë ku ka takuar drejtorin, Mustafa Imeri. Një vizitë e këndshme në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut dhe një bisedë e ngrohtë me mikun tim të mirë, Mustafa Tafa Imeri, njeri i artit, i përkushtimit dhe i shpirtit që bashkon njerëzit përmes muzikës. Kultura dhe arti mbeten ura të vërteta mirëkuptimi dhe afërsie mes njerëzve e kombeve. Aty ku fjalët ndalen, fillon muzika dhe me të, një formë tjetër e miqësisë dhe respektit.  #DiplomaciKulturore #Filarmonia #Kulturë #Muzikë #Shqipëri #MaqedoniaeVeriut #Bashkëpunim #Miqësi“, shkruan Meidani.

Lexo më Shumë

Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM fitoi garën për kryetar të Shkupit. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale mori më shumë vota se kundërkandidati i tij nga Levica, Amar Mecinoviq. Festimet filluan nga Porta Triumfale dhe vazhduan deri vonë në mbrëmje. Gjorgjievski iu falënderua qytetarëve të Shkupit dhe premtoi se do të fillojë menjëherë punën. Gjorgjievski njoftoi revizion të punës së paraardhëses së tij Danela Arsovska dhe kërkimin e përgjegjësisë për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Ai tha se ditët e ardhshme do të shpallë vendimet e reja kadrovike dhe se do të jetë kryetar për të gjithë qytetarët…

Lexo më Shumë

Daut Memishi sot hyri për herë të parë në komunën e Tearcës, ku u prit nga tashmë ish-kryetari Nuhi Neziri, i cili e njoftoi me punët që janë realizuar deri më tani dhe me projektet që e presin në të ardhmen. Pas një bisede të shkurtër mes ish-kryetarit dhe kryetarit të ri, të dy para mediave thanë se do të jenë të përkushtuar në vazhdimin e projekteve dhe në përmirësimin e infrastrukturës. “Siç e shihni vetë, jeni dëshmitarë të procesit të pranim-dorëzimit. Në këto momente, fjalët e mia janë falënderuese për këtë rrugëtim katërvjeçar, për të gjithë qytetarët e komunës…

Lexo më Shumë

Rrethi i dytë zgjedhor u mundësoi votuesve alternativa por jo të gjithë kandidatët patën kushte të barabarta gare në fushatë, vlerëson ODIHR-ja në raportin e parë, një ditë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Vëzhguesit e huaj, këtë herë të kufizuar në numër, kanë konkluduar se joharmonizimet dhe boshllëqet e shumta ligjore janë shqetësuese sa i takon administratës zgjedhore, qasjes në media dhe sistemit për zgjidhjen e kontesteve zgjedhore. “Fushata në shumë komuna ishte konkurruese por ndarjet në baza etnike definuan disa nga garat. Përfshirja e përsëritur e zyrtarëve qeveritar në fushatë si dhe akuzat e vazhdueshme për presion…

Lexo më Shumë