Rrethi i dytë zgjedhor u mundësoi votuesve alternativa por jo të gjithë kandidatët patën kushte të barabarta gare në fushatë, vlerëson ODIHR-ja në raportin e parë, një ditë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Vëzhguesit e huaj, këtë herë të kufizuar në numër, kanë konkluduar se joharmonizimet dhe boshllëqet e shumta ligjore janë shqetësuese sa i takon administratës zgjedhore, qasjes në media dhe sistemit për zgjidhjen e kontesteve zgjedhore.
“Fushata në shumë komuna ishte konkurruese por ndarjet në baza etnike definuan disa nga garat. Përfshirja e përsëritur e zyrtarëve qeveritar në fushatë si dhe akuzat e vazhdueshme për presion ndaj nëpunësve të sektorit publik dhe votuesve dhe akuzat e shumta për blerje vote ishin shqetësuese. Administrata zgjedhore menaxhoi përgatitjet në mënyrë efikase dhe transparente pavarësisht që aspekte të rëndësishme procedurale të rrethit të dytë nuk janë rregulluar shumë qartë në ligj. Ajo vazhdoj të ketë besimin e shumë aktorëve të rëndësishëm. Menaxhimi i ankesave të rrethit të parë nga KSHZ-ja ngriti shqetësime për procesin dhe të drejtën e ankesave si mjet juridik efektiv. Raportimi i limituar i financimit të fushatës dhe mungesa e veprimeve mbikëqyrëse dëmtojnë transparencën dhe besimin e publikut dhe ulin llogaridhënien gjatë procesit zgjedhor, që është e kundërta e praktikave të mira ndërkombëtare”, tha Mateo Mekaçi, Shef i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-së.
Data 14.10.2026
Aktuale
- Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas në kuadër të “Tetorit Rozë”
- Eli Fara rikthehet në skenë pasi i dolën VIDEOT e nxehta me Adi Hilën, njerëzit e afërt tregojnë se si ia mbushën mendjen
- UKMTO: Një anije kontejnerësh dhe një tanker goditen nga predha të panjohura në Ngushticën e Hormuzit
- VIDEO-FOTO/ Protesta e studentëve ‘ndezi’ Tiranën, rreth 9 orë në revoltë! Dhunë dhe përplasje me policinë, studentë të rrahur nga efektivët e mbi 40 të shoqëruar
- Rama: Protestat për UÇK-në shpërfaqën një frymë të sinqertë kombëtare
- Jakup Huseini me Forumin e Gruas së VLEN-it në Bërvenicë: Gratë kanë rol kyç në zhvillimin e komunës
- Operacioni i Papritur i Policisë në Fushë Kosovë: Çfarë Po Ndodh?
- Angazhimi diplomatik për ish-krerët e UÇK-së, një prioritet i Komisionit për Punë të Jashtme



