Administrata për ekzekutimin e sanksioneve, pas vëzhgimit të jashtëzakonshëm në burgun e tipit të hapur në Strugë, ka konstatuar se aty nuk është bërë gabim, por Gjykata Penale ka kërkuar shoqërimin e ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, në datë e gabuar për gjykimin në seancën e djeshme për “Titanik 2”. “Titanik 2” është edhe një tjetër rast në të cilin akuzohet Mijalkov, është afër që të vjetërsohet, pasi seanca e djeshme u shty. Për katër muaj skadon edhe rasti i Mijallkovit në rastin në të cilin akuzohen katër ish anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Mijallkov nuk është nxjerrë nga…
Author: Jeta almakos
Kështu u festua në Kumanovë fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë, gjatë Botërorit. Por tifozëve gëzimi nuk u zgjati shumë. Kjo pasi që disa ditë më vonë u gjobinën nga policia. Një person që pretendon se atë natë ka kaluar me makinë rastësisht nga rruga ku festohej, në redaksinë e TV21 dërgoi gjobat që ka marrë, e që kanë vlerën 430 euro. Në dënimin e parë qëndron se automjeti është parkuar në udhëkryq, ndërkaq në dënimin e dytë se personi nuk ka vepruar sipas rregullave të trafikut. Personi që u ankua nuk është i vetmi, edhe disa të tjerë që janë…
Vrasja në Tetovë, ngjarje tronditëse në të cilën janë të përfshirë adoleshent, alarmon për rrezikun që i kanosët shoqërisë nga shfaqja e shpeshtë e dhunës tek të rinjtë. Pyetja që parashtron çdokush është, pse kaq shumë agresivitet tek të rinjtë? Sociologët vrasjen në Tetovë e shohin si rezultat të krizës sociale të kohëve moderne dhe alarmojnë që prindërit të monitorojnë fëmijët gjatë kohës që ata kalojnë në rrjetet sociale. Fëmijët po rriten duke parë kur të duan video apo informacione përmes të të cilave promovohen antivlera dhe përmbajtje joedukuese. “Dhuna rinore është rezultat i krizës sociale të kohës moderne në…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SHA EMV, Vasko Kovaçevski, sot kanë mbajtur një takim pune me kompanitë anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Ekonomisë. Takimin e udhëhoqi Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ndërsa paraqitje para kompanive pati edhe Koço Angjushev, kryetar i Shoqatës së Energjisë së Maqedonisë (MEA). Në takim u shkëmbyen qëndrime, mendime dhe propozime për përballimin e krizës energjetike, situatën me furnizimin me energji, si dhe pritshmëritë për lëvizjen e çmimit të energjisë elektrike në bursa. Temë e bisedës…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot nga Kavadari ka njoftuar se është gjetur dërguesi i denocimeve të rreme për bomba në shkollat e Kavadarit, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një fëmijë 15 vjeç. Është bastisur shtëpia e tij, pas çka është sekuestruar një kompjuter dhe një celular që janë përdorur për këtë vepër penale. Ai do të ndiqet penalisht për vepër penale terrorizëm. Ndërkohë, Maqedonia dhe NATO janë duke kërkuar dërguesit e tjerë të denoncimeve për bomba në shkolla, qendra tregtare dhe objekte të tjera vitale në vend.
Për skandalin me foshnjën e pajetë sot është shkarkuar shefi dhe kryeinfermierja e repartit të Gjinekologjisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Në reagimin e Spitalit të Pejës thuhet se e gjithë ngjarja e ndodhur është pa qëllim dhe se ka ardhur si ‘mosrespektim i protokollit strikt të veprimit në raste të trajtimit të frytit të vdekur’. Në reagimin e tyre thuhet se nuk është e vërtetë që Spitali është munduar ta fsheh rastin në fjalë. Nga Spitali i Pejës bëhet e ditur se është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë. Njoftimi i plotë: Komunikatë shtesë…
Ish-drejtori i Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, mund t’i shpëtojë edhe një dënimi prej 3 vjetësh burgim nëse brenda katër muajve nuk rifillon procesi gjyqësor në Gjykatën Penale të Shkupit për manipulimet zgjedhore në vitin 2013. Për këtë vepër, ndikim në rezultatet zgjedhore, prishje e komisionit zgjedhor, Mijallkov më 2019 ishte dënuar me tre vjet burgim, por pas një ankese lënda është kthyer për rigjykim. Procesi gjyqësor ishte paraparë të fillojë të enjten, por u anulua meqë në sallën gjyqësore mungoi Mijallkov, pasi burgu i Strugës nuk e kishte sjellë atë në seancë. Ish-kreu i Policisë Sekrete…
Në propozim buxhetin për kulturën për vitin 2023 që kap vlerën 61,6 milionë euro, i jepet prioritet rikonsturimit të muzeve, objekteve monumentale dhe përmendoreve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për shpenzime kapitale, në propozimin e buxhetit janë paraparë 6.4 milionë €. Ministrja e Kulturës tha se janë rritur edhe mjetet për shërbime komunale për institucionet nga sfera e kulturës, bllok-dotacionet dhe subvencionet kapitale për komunat, nga 1 sa ishin, në 20 milionë denarë. Ajo përkujtoi se sipas marrëveshjeve kolektive me draftin e ri për paga do kenë 1 milion euro më shumë. “Edhe me rishikimin e këtij viti, kur kishim…
Mediat kroate kanë raportuar për disa aksidente zinxhirore në një pjesë të auostradës Zagreb -Lipovac, ndërkohë që për shkak të lëndimeve që kanë marrë personat e përfshirë janë dërguar autoambulancat. Sipas, Jutarnji list Policia e Vukovarit dhe Sremit kanë njoftuar se trafiku në drejtim të pikëkalimit kufitar Bajakovo (Kroaci -Serbi), për shkak të këtyre aksisdenteve është duke u zhvilluar me vështirësi. Po ashtu policia kraote u ka bërë thirrje shoferëve për durim dhe respektim të rregullave dhe urdhrave policer që i kanë siguruar vendet e aksidenteve dhe janë duke e kryer ekspertizat.
Kokteji i fundvitit i thirrur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e gjeti partinë me kryesi të përgjysmuar. Nuk morën pjesë nënkryetari, Izet Mexhiti, sekretari organizativ, Blerim Bexheti dhe kreu i Çairit, Visar Ganiu. I pyetur nga Alsat, Mexhiti tha se kjo ishte një porosi politike për pakënaqësinë që ka grupi i zjarrit si pasojë e mos vazhdimi të llogaridhënies së ekzekutivit dhe mos përgjegjësisë ndaj performancës së dobët politike. Mexhiti paralajmëron se kjo papërgjegjësi së shpejti do të ballafaqohet me opinionin. “Është sinjal politik për mos pajtueshmërinë tonë në vazhdimësinë e debatit serioz brenda organit më të lartë partiak,…
Personi i denuar 26 vjeçar, sot fizikisht me gjësend të mprehtë e ka sulmuar një polic në Burgun e Idrizovës. – “Me datë 23.12.2022 rreth orës 09:00 në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Shkup Bugru i Idrizovës, është raportuar se i dënuari M.M.(26) nga Tetova, fizikisht dhe me objekt të mprehtë e ka sulmuar policin e burgut, i cili menjehere pas ketij rasti, eshte derguar ne spital, per dhenien e ndihmes mjekesore”, kane thanë “KURIR”, zyrtarë te MPB-se.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Kavadar, lidhur me njoftimet për mjete shpërthyese të vendosura në disa shkolla të Kavadarit, theksoi se i gjithë rasti është zbardhur. “Sa i përket çështjes së kërcënimeve me bombë në Kavadar, e cila natyrisht ka shqetësuar qytetarët, mund të them se rasti është zgjidhur plotësisht. Sot është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike përkatëse, me qëllim që të zbulohet autori dhe të mbyllet i gjithë rasti”, informoi ministri Spasovski. Në disa raste gjatë këtij muaji ka pasur raportime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në shkollat e…

