Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Arben Vita është riemëruar si ministër i Shëndetësisë me vendim të kryeministrit Albin Kurti. Në njoftim thuhet se Kurti “i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”. Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në tetor të vitit të kaluar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar në Komunën e Prishtinës – garë të cilën e kishte humbur kundër kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama. Vitia kishte shërbyer si ministër i Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti 1 më 2020. Pas dorëheqjes…
Author: Jeta almakos
Rroga e vogël, fitimi i madh Kjo thënie që tanimë eshtë bërë popullore për të përshkruar korrupsionin e nivelit të lartë, karakterizon më së miri gjendjen në të cilën gjendet vendi ynë i kapluar në çdo sferë nga murtaja e korrupsionit. E përshkruan më së miri, sepse korrupsioni tanimë është bërë i gjeneralizuar dhe motivi për të hyrë në politikë, për të punuar në ndonjë ministri, agjenci shtetërore, në drejtësi, në universitet apo në klinikë, për një pjesë të konsiderueshme të zyrtarëve të shtetit të partizuar dhe të paprekshëm nga drejtësia, nuk është më përmirësimi i jetës së qytetarëve apo…
Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,84% në raport me vendimin e datës 19.12.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,360 den/kg dhe do të jetë 40,593 den/kg. Nga data 27.12.2022, ora…
Ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov sot është paraqitur në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2”. Më 22 dhjetor, seanca për këtë rast u anulua pasi Mijallkov nga burgu i Strugës nuk u soll në Gjykatën Penale. Për lëndën “Titanik 2”, Mijallkov ishte dënuar me 3 vite burg. Sipas aktakuzës, Mijallkov nëpërmjet liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, që ky i fundit t’i kërkojë bashkëpartiakut Bedredin Ibraimi, anëtar në KSHZ, që të votojë për shkatërrimin e një vendvotimi në Strumicë. Seanca e ardhshme për Titanik 2 është caktuar për më 26 dhjetor. Kjo është paraqitja e parë e Mijallkovit pasi…
Në një takim me afaristët e Kërçovës ku mori pjesë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, udhëheqësi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, hoxhë Halil Kastrati, bëri të ditur se gjatë vitit që vjen, në Maqedoninë e Veriut do të ndërtohen 85 objekte banimi, nga të cilat 20 shtëpi do tu ndahen familjeve skamnore të Kërçovës. Në kuadër të aksioneve të shumta humanitare gjatë 13 viteve të funksionimit, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, për familjet në nevojë nga të gjitha trojet shqiptare, ka ndërtuar 1 mijë e 500 objekte banimi, ndërsa projekti i planifikuar për ndërtimin e 85 shtëpive në Maqedoninë e…
*Shkruan Profesoresha e nxënësit që u gjet i pa jetë në banjën e Tetovës* Asnjë fjalë, asnjë reagim turme, asnjë thirrje për ndërgjegjësim nga asnjë shoqatë feministe apo për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, asnjë shkrim nga personalitetet me audiencë në rrjetet sociale për vrasjen makabre të një djali shumë shembullor dhe të pafajshëm. Edukoni vajzat. Sot kam nevojë të them në veçanti edukoni vajzat. Edukoni edhe vajzat edhe djemtë dhe mos bëni më kurrë thirje në emër të diskriminimit gjinor me parulla që përmbajnë diskriminim gjinor, si ajo; Mbro vajzën, eduko djalin! Edukoni të dy palët që ti…
Sot ka pasur denoncim për bombë në shkollën fillore “Liria” në Tetovë. E-mail kërcënues është marrë rreth orës 09:00, ndërsa ja çfarë shkruhet në të: “Bombë është vendosur në shkollë. Do të shpërthejë shumë shpejt. Do të ketë viktima. Mos më pyesni asgjë, kam fshirë të gjitha dëshmitë, asgjë nuk do të pranojë, kjo është përshëndetja nga unë xoxo”, thuhet në kërcënim.
Ka mbetur vetëm edhe një javë para përfundimit të gjysmëvjetorit të parë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjatë kësaj periudhe kohore sipas numrit 1 të dikasterit të Arsimit Jeton Shaqiri, sistemi arsimor u përball me krizën energjetike e cila u tejkalua me sukses, poashtu edhe kërcënimet për vendosje të bombave në disa shkolla të qytetit të Shkupit, ku orët e humbura janë kompenzuar apo do të kompenzohen pas pushimit dimëror. Krahas këtyre problemeve sërisht u arrit që mësimi të vijojë me prani fizike në të mirën e nxënësve. I pyetur se a do të ketë zgjatje të…
Sot në mëngjes Shkupi ishte sërish në listën e qyteteve botërore me ajrin më të ndotur, por këtë herë në vendin e 16-të me indeks të ndotjes 153. Megjithatë, kjo nuk e bën situatën më pak shqetësuese, pasi sipas platformës iqair, shkalla e ndotjes së ajrit është ende e rrezikshme për shëndetin. Sipas matjes së cilësisë së ajrit para orës tetë të mëngjesit të sotëm, ndotësi kryesor në Shkup është grimca PM 2.5, përqendrimi i së cilës aktualisht është 11 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë për mediat në Kosovë se “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle të tij në Zubin Potok – njëra nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dieles, ndërsa KFOR-i tha se nuk ka të lënduar e as dëme materiale. Më herët, Policia e Kosovës (PK) ka demantuar raportimet e mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok. “Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur…
Në një kuti kartoni të pika kufitare në Tabanovce, policia ka gjetur kartëmonedha të prerjeve në denarë, euro, franga zvicerane, dollarë amerikanë dhe lira turke, konfirmojnë burime policore për Telma. Sonte në vendkalimin kufitar Tabanovce ka pasur aksion nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe nga policia, në kuadër të hetimeve për keqpërdorime të policëve kufitarë dhe doganierëve. Aksioni shkaktoi ndalesë disa orëshe në vendkalim dhe pakënaqësi të qytetarëve të cilët prisnin me orë të tëra për të hyrë në Maqedoni. Ministria e Brendshme do te bej të ditur detaje e aksionin gjate dites se…
Shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski sot do ta informojë presidentin dhe komandantin suprem të Forcave të armatosura, Stevo Pendarovski për gatishmërinë luftarake dhe shkallën e realizimit të planeve dhe detyrave të Ushtrisë gjatë vitit 2022. Brifingu, i cili është obligim i rregullt vjetor i shefit të Shtatëmadhorisë para komandantit suprem, ka për qëllim paraqitjen e situatës në fushat që kanë ndikim në gatishmërinë luftarake të Armatës në vitin vijues. Në brifingun do të marrin pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, përfaqësues të kabinetit të Presidentit dhe gjeneralë në Armatë. “Presidenti Pendarovski do të njoftohet më hollësisht…

