Qytetarët të cilët përdorin aplikacionin “TVSH-ja ime” që kthen një pjesë të TVSH-së, nga 1.800 denarë për tre muaj, do të mund të skaenojnë deri në 2.100 denarë. Qeveria në mbledhjen e sotme e vërtetoi tekstin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjesë të TVSH-së së vlerës së shtuar te personat fizik, i propozuar nga Ministria e Finanacave. Me ndryshimet e propozuara rritet shuma maksimale e lejuar që mund t’i kthehet një personi fizik për një tremujor kalendarik. Domethënë, është planifikuar të rritet shuma maksimale që mund të arrijë një person, si e drejta e kthimit…
Author: Jeta almakos
Në librin e klasës së 5 të gjuhës shqipe në njësinë mësimore për shkurtesat, përpos institucioneve ndërkombëtare, një ndër shembujt e dhënë për mësimin e shkurtesave është edhe e partisë politike BDI. Nga Mistria e arsimit përgjegjësinë për këtë ia lënë komisionit nacional të teksteve që sipas tyre sipas ligjit për tekstet për arsim fillor dhe të mesëm mund te bëhen korrigjime të teksteve, ose të tërhiqet i njëjti, por se duhet fillimisht të formohet komision, ndërsa një vendim i tillë ende nuk është sjell nga ministri Jeton Shaqiri. “Të gjitha sfidat që janë shfaqur gjatë përgatitjes së tekstit, autorët…
I ashtuquajturi Grup i zjarrit në BDI, sot gjatë press konferencës që kanë mbajtur ka hedhur akuzuar ndaj përbërjes aktuale të Qeverisë përfshirë këtu edhe ministrat shqiptar për performancë të dobët duke u bazuar në anketën e fundit të IRI-t. Mirëpo, gjatë press konferencës ata u treguan qartë se janë të pa informuar pasi IRI Amerikan në anketën e fundit nxorri zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi si më të suksesshmin ministër në kabinetin qeveritar me performancë të jashtëzakonshme, i ndjekur nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Izet Mexhiti “Ekzekutivi i dështimit” 2% sukses në realizimin e programit të BDI nga Zgjedhjet 2020 2% Investime në projekte shqiptare nga 1.3 Miliardë Investime Kapitale të shtetit 2% Investime në projekte të rrugëve në zonat shqiptare, përkundër 520 Milion Euro në zonat e banuara me Maqedon. “Ëndrra për shqiptarët dhe realizime vetëm për zonat maqedonase!” Të dashur miq, Pas kërkesës tonë, para tre muajve, filloi funksionimi institucional i organeve partiake, u hap diskutimi në Kryesi për llogaridhënie dhe përgjegjësi politike para organeve. Për fat të keq, me gjithë insistimin tonë, pas dy mbledhjeve u ndërpre puna në Kryesi. U…
Sonte në Programi 200, në Alsat M, i ftuar ishte Avokati i Popullit, Naser Zyberi. I pyetur nga gazetarja Semra Musai se a ëndërron akoma të bëhet kryeministër, Zyberi tha kjo është një marrëveshje mes partive politike që janë në pushtet dhe beson se е njejta do të respektohet. “Imazhi i kryeministrit të parë besoj se ka lënë mbresa te të gjithë qytetarët dhe ky është padyshim një kuriozitet për të gjithë. Besoj se ky premtim nuk është një premtim i harruar, besoj se do të respektohet marrëveshja mes dy subjekteve kryesore të qeverisë dhe në tre muajt e fundit…
Qeveria në seancën e sotme e përcaktoi Propozim – ligjin për nënprodukte me origjinë shtazore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. “Qëllimi i këtij ligji është sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit ë kafshëve, si edhe mbrojtja e sigurisë në zinxhirin e ushqimit dhe ushqimit për kafshët. Me ligjin, sipas asaj që e thotë ministria resore, rregullohet veprimi me nënprodukte me origjinë shtazore dhe produkteve të fituara prej tyre përmes përcaktimit të mënyrës së grumbullimit, transportit, largimit, veprimit, përpunimit, shndërrimit, deponimit, vënien në qarkullim, shpërndarjen, përdorimin dhe largimin e padëmshëm…
Izomerët optik Shkruan: Prof.Zulxhevat Abdija Të nderuar anëta të “grupit të zjarrit”. Kot i keni këto përpjekje për të ndalë ramjen e lirë të vetes tuaj dhe BDI-së. Dallimi mes jush dhe përfaqësuesve aktual të BDI-së në Qeveri qëndron për faktin se njëra palë vjedh me dorën e majtë e tjetra me dorën e djathtë. Prandaj ju mes veti jeni izomer optik, me fjalë të tjera ju mes veti jeni sikur trupi dhe hija pasqyrore e tij. (Në shkencën e kimisë kjo dukuri njihet me këtë emër). P. S. Jam në dispozicion të jap sqarime më të thukta.
Në Gjykatën Penale në Tetovë, nën shoqërimin e policisë, u soll 17-vjeçarja e cila dyshohet se ka vrarë 16-vjeçarin B.S. nga Novosella. Ajo dëshmoi para gjykatësit duke mohuar akuzat për vrasje. “Gjatë marrjes në pyetje, vajza ka mohuar veprën dhe ka thënë se janë të implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar. E mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbajtja e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 115-të me radhë ka marrë vendim për vazhdimin e kohëzgjatjes së masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë. Sipas Vendimit, kjo masë do të zbatohet deri më 30 prill 2023. Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Grubi ka dhënë sqarime të detajuara lidhur me vendimin e miratuar, teksa janë listuar dhe produktet tek të cilat vlen marzha.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se raportimet për mjete shpërthyese në 23 shkolla fillore në Shkup janë të rreme. Ata shtojnë se në 20 shkolla janë bërë kontrollime nga ekipet anti-terror. “Menjëherë pas raportimeve, nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të objekteve dhe më pas janë kontrolluar objektet nga ekipet anti-terror dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thonë nga policia e Maqedonisë. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut me javë në mënyrë të vazhdueshme disa muaj po ballafaqohet me raportimet e rejshme për mjete shpërthyese në shkolla, qendra tregtare, salla sportive dhe aeroporte.
Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar për librin në të cilin për shkrutesat emrave për shembull meren emrat e subjekteve politike, në këtë rast emri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). “Me vite kemi ngritur zërin kundër formave të ndryshme të partizimit të arsimit. Nga ky pushtet kemi dëgjuar vetëm premtime se do të punojnë për depolitizim, ndërsa në realitet kanë bërë të kundërtën, dule futur partinë në çdo pore të arsimit. Së fundmi partia hyri edhe në libra shkollorë edhe atë në tekstet e grupmoshave më të ndjeshme. BDI tanimë ka hyrë si shembull në librin…
SOS Fshati i Fëmijëve – Maqedonia e Veriut është pjesë e një organizate ndërkombëtare që punon në 136 vende të botës për 70 vjet dhe është e përkushtuar për të ndihmuar dhe mbështetur më të rrezikuarit – fëmijët. SOS Fshati i Fëmijëve është një organizatë që aktualisht kujdeset për më shumë se 394 fëmijë dhe të rinj që janë pa prindër/kujdes prindëror ose janë në rrezik të humbasin prindërit e tyre. Që kur u kujdes për fëmijën e parë në vitin 2002, Fshati i Fëmijëve SOS në vend ka ndihmuar qindra mijëra fëmijë, duke u ofruar atyre mbështetje, dashuri, një…

