Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në brifingun e sotëm me gazetarët tha se koha më e mirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ishte periudha nga 14-21 maj, përcjell TV21. Mickoski thotë se deri në fund të prillit do të përfundonin festat e mëdha fetare, siç janë Pashkët dhe Ramazani-Bajrami, ndërsa shprehet i bindur se do të ketë zgjedhje pasi sipas ti ka kaos brenda koalicionit qeverisës. “Besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ka kaos, jo vetëm mes partive politike, por edhe brenda koalicionit qeverisës, e kam fjalën për LSDM-në, BDI-në dhe Alternativën, dhe se kaosi…
Author: Jeta almakos
Kryetari I Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski njoftoi sot çmimet e reja të energjisë elektrike. Sipas tij çmimet e reja do të jenë në interes të kompanive të vogla, mikro kompanive dhe amvisërive. Bislimovski madje tha se po hyjmë në vitin e tretë të krizës energjetike. “Vendimi për çmimet e reja të energjisë elektrike do të jenë në interes të qytetarëve dhe kompanive të vogla dhe mikro kompanive. Mbrojtja e standardit jetësor për qytetarët. Sinjalet që dërguan konsumatorët dhe amvisëritë është fakt që në periudhën e kaluar vërtet kanë kursyer”, tha Bislimovski duke shtuar se me vendimin e fundit…
Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën e thirrur për më 29.12.2022 nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, për të kundërshtuar kërcënimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, dhe u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj t’i bashkëngjiten radhëve të protestuesve. Aleanca për Shqiptarët dënon veprimet destabilizuese e luftënxitëse të bandave të kontrolluara nga Beogradi në veri të Kosovës. Përkrahim plotësisht përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të NATO-s për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin e vendit. Grumbullimi i protestuesve do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Qendrës Klinike…
Rezultatet nga sondazhi i fundit i Institutit Republikan Amerikan (IRI) thonë se ministrat nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) kanë performancë të jashtëzakonshme në punën që po bëjnë në këtë përbërje qeveritare, shkruan Indeks.mk Sipas rezultateve të sondazhit të IRI-t, zëvendëskryeministri i pare dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive – Artan Grubi, është vlerësuar si më i suksesshmi në kabinetin qeveritar me 19 për qind përkrahje, pas tij vjen Fatmir Bytyqi me 11 për qind, Bujar Osmanin me 5 për qind, ndërsa ministri i Finansave, Fatmir Besimi dhe ai i Ekonomisë Kreshnik Bektashi me 4…
Në lidhje me vërejtjet e caktuara të transmetuara nga mediet gjatë ditë së djeshme për tekstin shkollor të Gjuhës Shqipe për klasën e 5-të, MASH përsëri njofton opinionin se procesi i miratimit të një teksti shkollor udhëhiqet nga Komisioni Nacional i teksteve shkollore dhe të njëjtit në asnjë rast dhe në asnjë aspekt nuk ndikojnë strukturat udhëheqëse të ministrisë, dhe asnjë lloj faktori politik. Duke marrë parasysh atë se arsimi, ndërsa gjithashtu i gjithë procesi edukativo-arsimor janë politikisht neutrale dhe jashtë politikave ditore partiake, ndërsa me qëllim të shmangjes së involvimit të një partie ose strukture të caktuar politike në…
Tiranë, më 26 Dhjetor 2022 Presidentit të SHBA SH.T. Z. Joseph R. Biden Shtëpia e Bardhë Washington, DC 20500 Në vëmendje të Zotit: Anthony J. Blinken Sekretar i Shtetit, I nderuari Zoti President, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron ta shfrytëzojë këtë rast për t’iu falenderuar Juve dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen Tuaj të vazhdueshme për Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës. Gjithsesi, ne jemi të shqetësuar nga zhvillimet e fundit, të cilat kërcënojnë në veçanti Kosovën. Republika e Kosovës synon të bëhet shembull i demokracisë dhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perendimor, dhe kontribues i…
EMV Shitje njofton se është nënshkruar kontratë për furnizim me gaz natyror me kompaninë bullgare “Balkan Utilities” për prodhimin e energjisë termike për termocentralet Lindore, Perëndimore, Energjetika dhe Shkup Veri, si dhe për pjesën tjetër të konsumatorëve të gazit natyror në Maqedoni. Një epilog i tillë vjen pas liberalizimit të tregut të gazit natyror në vend dhe marrëveshjes me “Bulgartansgaz” për zgjerimin e kapaciteteve të sistemit të transmetimit të gazit natyror. Ftohen konsumatorët e gazit natyror në shtet të kontaktojnë EMV Shitje për furnizim të mëtejshëm për nevojat e tyre që nga java e parë e javës së ardhshme. “Është…
Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM. Nga atje theksojnë se për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin Radika, nga 16.12.2022 është rrënuar ura që dërgon te fshatrat Nistrov, Bibaj, Tanush, Grekaj dhe Nivish (komuna e Mavrovës dhe Rostushës). Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo ka bërë që të gjithë pasagjerët të evakuohen nga hapësirat e aeroportit, njofton Klankosova.tv. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, e cila ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë duke kryer detyrat e tyre. “Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara.
(Nga kolumna e Daut Dautit botuar në gazetën “Koha”) Ah, kjo anketa e fundit e IRI-t! Paradoks pas paradoksi. Me rezultate të çuditshme dhe me metodologji habitëse. Shumëkush shikon konspiracion. Çfarë mesazhi dëshiron të japë IRI kur në anketë ka futur një politikan jo aktiv? Për më tepër, i dënuar. Nga anketuesi lexova një sqarim se përveç politikanëve janë kyçur edhe dy ish-kryeministra. Tash na bënë të kthjellim mendjen nëse në anketat e mëparshme kanë qenë të kyçur. Bëhet jo pak argëtuese në përplasjet politike e mediale, sepse dashakeqtë i thanë Mickovskit çfarë lideri je ti, kur ai që s’është…
Rekomandimet dhe masat të cilat janë vendosur për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup, janë hequr, ndërsa prej sot nuk vlen as vendimi për transport falas publik. Edhe nga Ndërmarrja Publike për Qarkullim (NPQ) kanë bërë të ditur se nga sot ndërpritet transport publik falas në kryeqendër, vendim ky i cili u mor të shtunën si masë kundër ndotjes së ajrit.
Kosova dhe Serbia kanë treguar dëshirën e tyre për paqe e bashkëpunim rajonal me marrëveshje si ajo për letërnjoftimet që ishte edhe zgjidhja e Ballkanit të Hapur. Barrikadat e reja e të përditshme nuk janë në frymën e Ballkanit të Hapur, e cenojnë rëndë atë dhe çdo proces progresist dhe integrues, barrikadat na kthejnë prapa në kohën e izolimit. Bëjë thirrje që barrikadat të hiqen dhe palët të ulen e të vazhdojnë të dialogojnë. Presidenti Vuçiq duhet ta ushtrojë ndikimin e tij mbi serbët e veriut të Kosovës në këtë pikë dhe siç e kam thënë, e përsëris, arsyet, cilatdoqofshin…

