Author: Jeta almakos

Krahas krizës ekonomike dhe energjetike, qytetarët gjejnë mjete dhe mënyra për festimin e Vitit të Ri jashtë vendit. Për shkak të çmimeve të volitshme, këtë vit si destinacione më të kërkuara për natën e Vitit të Ri janë Stambolli dhe Dubai, ndërsa më i vogël është interesi për qytetet evropiane. Agjencitë, të cilat i ka kontaktuar MIA thonë se për Stambollin organizohen turne tre deri katërditore, ku janë përfshirë programe të ndryshme për festimin e natës së Vitit të Ri. Nga qytetet tjera turke, mes destinacioneve më të kërkuara është edhe Antalia. Sipas agjencive, i madh është interesi edhe për…

Lexo më Shumë

Makina ime është demoluar mbrëmë dhe mendoj se kjo është për shkak të kritikave të mia ndaj qeverisë, tha ish-deputeti Safet Bishevac në emisionin Analiza 24. Vetura është dëmtuar para shtëpisë së familjes në fshatin Lubin të Shkupit, ku jeton Bishevac, ndërsa para dhe pas saj ka pasur vetura të tjera të cilat nuk janë dëmtuar. Rasti është raportuar në polici. Bishevac ishte deputet dhe ishte pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM deri në vitin 2017, por pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaev, ai u bë kritik i ashpër i qeverisë aktuale.

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski ta shkarkojë drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski, të cilin e akuzojnë si njërin nga fajtorët për pajisjen me shtetësi të biznesmenit pro-rus Aleksandar Onishçenko. Deputeti i opozitës, Dragi Kovaçki nga foltorja e pyeti kryeministrin a e ka ditur para se ta emërojë drejtor Milloshevskin që ai e ka legjitimuar Onishçenkon dhe a do e shkarkojë tani që këtë e dëshmojnë dokumentet. “Dokument i cili është dërguar në 3 mars këtë vit, vetëm disa muaj pas ardhjes së Kovaçevskit në pozitë ku qartë duket dhe shkruhet: Lidhur me aktin tuaj…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sonte përfundoi seancën në të cilën deputetët i drejtuan pyetje kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë. Është seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit, të cilën nënkryetari Goran Misovski e mbylli me një urim për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Në vitin 2022 Kuvendi ka mbajtur 39 seanca të reja në 88 ditë dhe me shtyrjet nga viti i kaluar 50. Më shumë ligje të ngecura ka Komisioni parlamentar për arsim.

Lexo më Shumë

Korrupsioni vazhdon të jetë sfida më e madhe e kësaj qeveria, pavarësisht pritshmërive të qytetarëve që nga vitit 2017 me revolucionin shumëngjyrësh. Kjo çështje akoma nuk është zgjedhur, kështu u shpreh profesroja Pavllovska-Daneva sonte në “Rruga drejt” në Alsat M. “Sipas meje, sfida që është më e madhe për qeverinë e vitit 2017 dhe atë që duhej ta bëj, ku qytetarët kishin pritje më të mëdha ishte lufta kundër korrupsionit dhe kjo mbeti sfidë edhe më tej. Pra, korrupsioni i madh që qytetarët e vunë re dhe na ndodhi në të kaluarën, do të thosha 20 vitet e fundit, do…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Karposh të Shkupit. Një burrë i moshës së mesme është hedhur nga ndërtesa, ndërsa ende nuk ka dijeni për arsyet dhe se si ka ndodhur ngjarja. Kjo ndodhi tragjike ka ndodhur në kompleksin e ndërtesave të “Nastel”-it pranë bulevardit 8 Shtatori, përcjell Klan Macedonia. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa detaje më të hollësishme do të japin gjatë ditës së nesërme./KlanMacedonia pamje nga SlobodePecat pamje nga SlobodePecat

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në seancën e fundit parlamentare për pyetjet e deputetëve për këtë vit, u pyet për deklaratën e tij të mëparshme ku tha se Maqedonia është ndër vendet më të sigurta, kursa MPB ndër institucionet më transparente. Spasovski gjatë përgjigjes iu referua të dhënave nga Indeksi Global i Paqes, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Republika e Maqedonisë së Veriut është më e sigurta nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me kërcim prej 67 vendesh në vitin 2017 dhe katër pozita më të larta se vitin e kaluar. Ose, sipas Indeksit Global të Paqes (GPI), këtë vit jemi…

Lexo më Shumë

Në sallën “Balsha” të hotelit “Tirana International” u zhvillua ceremonia e paraqitjes së librit, “Për Toptanasit që di – Midis Lindjes dhe Perëndimit”, të autorit Ajten Toptani, dhe një botim i Fondacionit ALSAR. Mes një pjesëmarrjeje të gjerë, në promovim u fol për tematikën dhe vlerat e librit, e u shprehën gjithashtu konsideratat për Botimet ALSAR. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i cili tha: “Të nderuar pjesëmarrës në paraqitjen e këtij botimi! Mbledhja në këtë sallë për promovimin e një libri është mbyllje ideale e një viti për një fondacion si ky i…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski thotë se BDI dhe LSDM duhet ta provojnë veten në zgjedhje. “Dhe më pas do të vijë një qeveri e cila do të zgjidhet nga populli, qeveri popullore, jo e zgjedhur në rreth të ngushtë të njerëzve apo kryeministër i zgjedhur nga një rreth i ngushtë i njerëzve, që do të punojë për interesat e popullit dhe të shtetit, e jo për interesa personale apo partiake. Kështu që, i inkurajuar nga këto sinjale mendoj se kemi mundësi të madhe që ato dy data…

Lexo më Shumë

“Besoj se nga 1 janari duhet të presim ulje edhe më të madhe të çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë, por edhe të produkteve të tjera, sepse po heqim një pjesë të madhe të barrës që realisht mund ta kenë parë dhe qeveria po u del në ndihmë”. Këtë e tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në vazhdimin e pasdites së seancës për pyetje të deputetëve. Bytyqi përshëndeti dhe e cilësoi si të arsyeshëm vendimin e Komisionit Rregullativ të Energjisë për çmimet e energjisë elektrike nga 1 janari 2023, të cilat u shpallën dje. Ai tha se me…

Lexo më Shumë

Baftiju: Këta fëmijë meritojnë vëmendje dhe përkushtim Rreth 30 fëmijë me paralizë cerebrale nga Qendra ditore në Shkup 17 vite me rradhe trasportoheshin me furgon të vjetër i cili prishej shpesh. E sot fal donatorëve iu gëzuan furgonit të ri i cili do tu ndihmojë për transportin e tyre deri te qendra ditore. “Prej athëherë deri tani kanë kaluar 17 vite dhe veturën të cilën e përdornim prej donacionit të kaluar ishte veçmë i prishur, më shumë ishte në servis se sa në funskion të personave me nevojë. Kishim shumë nevojë për një furgon të ri”, tha Vllatko Pecevski, koordinator…

Lexo më Shumë

Një 26 vjeçar nga Shkupi është arrestuar sot pasi kishte sulmuar fizikisht një polic në Qendër të Shkupit. “Sot (29.12.2022) rreth orës 04:00 në zonën Qendër – Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër kanë privuar nga liria M.S (26). Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë