”Sot në ora 10:41 në SPB Shkup është lajmëruar se në Gjorçe Petrov në Shkup është shkaktuar zjarr në Kazino, ku është djegur çatia. Nuk ka të lënduar, kurse zjarri është shuar nga brigada kundër zjarrit në Shkup. Trafiku është ndryshuar deri në shuarjen e plotë të zjarrit” – thonë nga SPB Shkup. Komandiri i Zjarrfikësve, Zvonko Davidovski në një prononcim tha se zjarri është loklaizuar plotëisht dhe se nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.
Author: Jeta almakos
Jemi në prag për të mirëpritur Vitin e Ri 2023 me shpresë të re. Për arsye se thonë, me çfarë energjie do ti dëshirojmë mirëseardhje, energji të tillë do të na sjell çdo ditë të re në 364 ditë të tjera. Dhe, gjithsesi, ta përcjellim vitin 2022, si vit të pritjeve të mëdha, sfidave edhe më të mëdha dhe reformave në kuadër botëror dhe, gjithsesi në kuadër nacional, thotë në urimin e Vitit të Ri ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Në thelb, shton Spasovski, vetëm sa morëm pak frymë prej largimit të pandemisë me virusin korona, bota u…
Për mua më e rëndësishmja është që kjo qeveri të mposhtet në zgjedhje, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se cili është komenti i tij lidhur me spekulimet se muajt e fundit do të ketë një shqiptar si kryeministër. Mickoski theksoi se nuk ndërhyn në marrëveshjet e LSDM-së dhe BDI-së, por nëse shkon sipas ligjit, atëherë kryeministri muajt e fundit në qeveri teknike duhet të jetë nga radhët e partisë më të madhe në pushtet, që është LSDM. . “Nuk po hyj në marrëveshjet që ka kjo mazhorancë parlamentare para se të ndodhë…
Së fundmi kryetari i Butelit, Darko Kostovski dhe grupi i këshlltarëve të VMRO-DPMNE-së e kanë vendosur si propozim në buxhet për vitin 2023 ndërtimin e ujësjellësit në Luboten, me çka ky propozim ka kaluar, e është mbështetur edhe nga këshilltarët e BDI-së dhe Alternativës. Kundër këtij propozimi ka qenë LSDM-ja dhe Levica. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me një shtet të fuqishëm e partner të RMV-së.
Shkruar nga Izet Zeqiri: Të ardhurat personale në Arsimin e lartë për të gjitha universitetet publike të financuara nga shteti duhet të jenë të barabarta dhe të ndahen në bazë të kriteriumeve të njëjta. Nuk është e drejtë që Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në cilësinë e personit të autorizuar nga themeluesi i Universitetit, gjegjësisht Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe kryetari i Sindikatës së të punësuarve në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, profesor Angel Ristov të nënshkruajnë marrëveshjen kolektive individuale me USHKM ku rregullohen të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve dhe punëdhënësit, Universiteti “Shën Kirili…
Sot Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kallëzim për dyshime për korrupsion kundër Nazim Bushit, Zëvendës-Ministër i Punëve të Brendshme. Kallëzimi është ngritur në lidhje me qëndrimin e Nazim Bushit në një hotel luksoz të Stambollit në muajin tetor 2020, qëndrim ky që kap vlerë prej dhjetëra mijëra euro, por që janë paguar nga persona të panjohur sipas Zëvendës-Ministrit, gjë që përbën një dhuratë që bie në kundërshtim me rregulloret pozitive, njoftojnë nga ASh.
Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë, 1 janar (e diel), përkatësisht 2 janar 2023 (e hënë), Viti i Ri është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, Ministria e Punës dhe bën të ditur Politika Sociale. Njëkohësisht, MTSP uron qytetarët për Vitin e Ri.
Erisa Fero, 28-vjeçarja e cila një ditë më parë ra në prangat e policisë teksa së bashku me dy të tjerë po transportonte 58 kilogramë kanabis nga Tirana drejt Pogradecit, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke. Përveç pasqyrimit të lajmit për kapjen e sasisë së drogës që kishte destinacion Maqedoninë e Veriut, mediat greke sjellin në vëmendje edhe postimet në rrjetet sociale të 28-vjeçares, e cila ishte punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Një prej tyre është fotoja ku ajo shfaqej me puro. Ndërsa në një tjetër postim ajo shfaqet duke qëlluar me armë në…
Maqedonia e Veriut është duke e ndjekur rrugën e saj evropiane, procesi i skriningut ka filluar, krizat janë të vazhdueshme (shëndetësore, ekonomike, energjetike), ndaj duhet t’i japim fund retorikës dhe kushteve për zgjedhje të parakohshme parlamentare, thotë në një prononcim për Indeks.mk, Monika Zajkova, kryetare e Partisë Liberal Demokrate (PLD), duke komentuar kushtëzimet dhe kërkesat e VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes BESA për zgjedhje. Sipas saj, në kohën kur nga opozita pritet të jetë konstruktive në tejkalimin e pengesave për të vazhduar rrugëtimin dhe ëndrrën e gjithë qytetarëve për anëtarësim në BE, por edhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e krizës ekonomike…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka uruar qytetarët me rastin e Vitit të Ri. Në një njoftim për media thotë se “mundemi të orientohemi kah bashkimi ynë si shoqëri, si qytetarë, që të mund të jemi më të përgatitur dhe të përgjigjemi më fuqishëm ndaj sfidave para nesh”. Doemos t’i anashkalojmë dallimet që bëjnë ndarje artificiale mes nesh, siç është përkatësia etnike, fetare, partiake. Dallimet në raport me grupet e margjinalizuara të cilat kanë dyfish më shumë vështirësi në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të veta. Doemos të fokusohemi në atë që na bashkon, dhe…
Një Kazino është përfshirë nga flakët në Gjorçe Petrov të Shkupit, informon Klan M. Ende nuk dihen shkaqet se si erdhi deri te djegia e kazinos, zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shuajnë. Edhe policia ka arritur në vendngjarje dhe do të hetohet rasti i plotë. /KlanMacedonia/
Në Maqedoninë e Veriut, ka forca politike që qëndrojnë prapa agjendës së vendit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, por ka të tjera që po e tërheqin vendin drejt unioneve të tjera ose të paktën po e devijojnë vendin nga rruga drejt BE-së, thotë lideri i liberalëve evropianë (ALDE) Eurodeputeti nga Rinovo Evropën/DPS dhe reporteri për vendin në PE, Ilhan Kyuchyuk, në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES. Kyuchyuk në intervistë thotë se Maqedonia e Veriut padyshim po ecën në një rrugë të vështirë të konsolidimit rreth temave të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen…

