Author: Jeta almakos

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Lubomir Fërçkoski, thotë se është e rëndësishme që në raportet e KB-së ekziston pakicë maqedonase në Bullgari dhe se qëndrimi bullgar në lidhje me kjo çështje nuk ka ndikim. Sipas Fërçkoskit, bëhet fjalë për fakte dhe jo për deklarata politike, nëse ka apo jo një pakicë të caktuar. “Është fjala për fakte që përcaktohen me raportet ndërkombëtare dhe shkrimet faktike të organizatave ndërkombëtare. Ndërsa faktet janë se një pjesë e raporteve të KB-së shënojnë se ekziston kjo pakicë, një pjesë e raporteve të Departamentit të Shtetit, një pjesë…

Lexo më Shumë

Nuk ka rritje të çmimeve të barnave nga lista pozitive, nënvizojnë nga Ministria e Shëndetësisë për AIM, duke u përgjigjur në pyetjen se a shtrenjtohen barnat që janë nën mbulim të Fondit të Shëndetësisë. “Bëhet fjalë për barna OTC, gjegjësisht barna që jepen ose shiten pa recetë të mjekut, në barnatore ose në dyqane me pakicë. Çmimet e këtyre barnave në treg, formohen lirisht dhe nuk janë objekt rregullimi, sipas rregulloreve pozitive në fushën e barnave”. “Në këtë kategori përfshihen produkte të tilla si kombinimi i vitaminave, mineraleve, preparatet për trajtimin e simptomave të dhimbjes, hundëve të zëna, etj. Pra,…

Lexo më Shumë

Në pajtim me Kodin Zgjedhor, çdo gjashtë muaj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikisht u bën thirrje qytetarëve për të verifikuar të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore dhe nëse konsiderojnë se është e nevojshme, të kërkojnë ndryshim. Duke e pasur parasysh këtë, KSHZ-ja sot e bëri thirrjen publike për verifikimin e të dhënave në Listën Zgjedhore. Të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët dëshirojnë të bëjnë shqyrtim në të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, atë do të mund ta bëjnë në mënyrë elektronike në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve http:…

Lexo më Shumë

Një 37 vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia pasi paraprakisht kishte tntuar t’i sulmojë zyrtarët policorë që po kryenin detyrat e punës, përcjell KlanM. Ndaj tij, siç thonë nga MPB, do të ngrihet kallëzimi përkatës pasi të hetohet dhe të zbardhet rasti në tërësi. “Me 1 Mars 2023 në ora 00:05 në rrugën ‘Kozle’, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Karposh e kanë privuar nga liria B.A (37) nga Tetova, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në kuadër të Forumit Ekonomik, që mbahet sot në Shkup, një nga takimet më të mëdha rajonale, në organizim të Forumit Ekonomik nga Delfi, Greqia dhe Asociacioni i Biznesit të Greqisë në Maqedoninë e Veriut, në partneritet dhe bashkëpunim me kompanitë vendase. Në takim, dy kryeministrat biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, për të cilat bashkërisht u konstatua se janë në vazhdimësi miqësore dhe pa çështje të hapura. Kovaçevski dhe Abazoviq shkëmbyen mendime rreth thellimit të mëtejmë të…

Lexo më Shumë

Senati i Universitetit të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më 27. 2.2023 solli vendim për donacion të mjeteve financiare Qeverisë së Republikës së Turqisë, për rajonin e prekur nga tërmeti i 6 shkurtit të vitit 2023. Me këtë vendim, Universiteti i Tetovës ka ndarë 10.000 euro në kundërvlerë në denarë nga mjetet financiare vetanake.

Lexo më Shumë

Një tjetër tërmet është shënuar në Shqipëri, pas lëkundjeve në Elbasan. Kësaj here, në orën 19.47, me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter është ndjerë pak momente më parë në Shqipëri. Por ndryshe nga herën e parë, kësaj herë epiqendra ka qenë në Detin Adriatik me thellësi 5 km.

Lexo më Shumë

Dy vendimet e Qeverisë, bëhen të plotfuqishme që sonte duke u publikuar në Gazetën Zyrtare. Ngrirja e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë që tani duhet të shitet për 33den/450gr në të gjitha furrat dhe shitoret e vendit me pakicë. Gjithashtu, vendimi për heqjen e subvencionimit të rrymës e merr formën e prerë që sonte, por rreth 250 kompanitë e prodhimeve ushqimore që e kanë shfrytëzuar për tre muaj këtë masë, kanë afat që brenda marsit të rikthehen në tregun e rregulluar nga që më nuk do të pagujanë vetëm 80€ për MW/h.

Lexo më Shumë

E kam për obligim moral e familjar te ja uroj Krenarit postin e ministrit! Ket e bej jo se jam ne burg e ai eshte Minister i Drejtesis e kam ndonje interes,kush më njeh mir nuk mê ben kjo përshtypje fare. Por diçka tjeter eshte e kjo eshtë:? Ps: Shum pak njerz e din se familja e Krenarit ka deponu shtëpin per të dal Unë nga burgu. E kjo tregon shum për karakterin e Tij. Ne gjith e dim se “Malli me shpirtin jan si,thoni me mishin” Për kët unë e familja ime i jemi mirënjohes Krenarit dhe familjes se…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sonte përfundoi debati për shkarkimin e zëvendësministrave të Mbrojtjes, të Bujqësisë dhe të Arsimit. Mbledhja, siç tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do të vazhdojë nesër në orën 14. Në rend dite të kësaj mbledhje është edhe zgjedhja e zëvendësministrave të rinj. Në vazhdimin e sontëm të mbledhjes së 104-t, folën vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së. Deputetja Rashela Mizrahi i tha kryeministrit Dimitar Kovaçevski se pas qeverisjes së LSDM-së do të ketë përgjegjësi sistemike, financiare dhe sociale. Mizrahi tha se në vend po ndodh një kolaps total në të gjitha sferat. Deputetja përkujtoi se Kovaçevski rregullisht e ka vizituar…

Lexo më Shumë

Në një letër drejtuar qeverisë dhe deputetëve, ambasadori austriak në vend shpreh shqetësim serioz për përpjekjen për miratimin e shpejtë të Ligjit të ri për lojërat e fatit. Ambasadori thekson se ky ligj aspak nuk kalon në procesin e harmonizimit me ligjet e BE-së dhe për këtë arsye nuk ka nevojë që të jetë me flamur të BE-së, respektivisht të sillet në procedurë të shkrurtuar. Dispozitat aktuale cenojnë vlerat themelore të rendit kushtetues në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sundimin e së drejtës, lirinë e tregut dhe sipërmarrësisë, respektimin e normave përgjithësisht të pranuara të…

Lexo më Shumë

Asnjë denar i shpenzuar për komunikimin në profilin tim në rrjetet sociale nuk është nga mjetet buxhetore, e as ndonjë punonjës në Sektorin për komunikime të Qeverisë nuk është angazhuar jashtë orarit për të punuar në atë komunikim, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari për shpenzimet për postimet në profilet e tij në rrjetet sociale. “Mjetet buxhetore nuk janë shfrytëzuar për këtë, por duke qenë se bëhet fjalë për zbatimin e politikave socialdemokrate, kjo bëhet në kuadër të ekipit tim që është jashtë Qeverisë, ndërsa punonjësit në Sektorin për komunikime që punojnë në përgatitjen…

Lexo më Shumë