Author: Jeta almakos

Federata e Kryqit të Kuq ashtu edhe ajo e Gjysmëhënës së Kuqe, IFRC i janë drejtuar me një apel qeverive të vendeve në itinerarin e Ballkanit dhe Mesdheut si edhe atyre europiane të përmirësojnë mekanizmat e shpëtimit të refugjatëve. “Ne nuk mund ta injorojmë tragjedinë e të humburve, dhimbjen e papërshkruar dhe rastet e mënjanueshme të vdekjeve”, është shprehur Ezekiel Simperingham nga Federata, përgjegjëse për migracionin. “Të gjitha vendet duhet që me një plan të koordinuar, integrativ dhe jo diskriminus të sigurojnë mbështetjen e nevojshme humanitare për njerëzit që marrin udhën e migrimit”, citon agjencia e lajmeve dpa, Simperingham. Migrantët…

Lexo më Shumë

Fraksioni i BDI-së, i njohur me emrin “grupi i zjarrit”, nuk është duke munduar për formimin e ndonjë subjekti të ri, por as nuk e kanë ndër mend të ndalen me takimet me qytetarët dhe mbështetësit e tyre. Këtë e konfirmon edhe nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, madje duke paralajmëruar intensifikim të takimeve. “Ne vazhdojmë me aktivitete në bazë. Do të intensifikojmë takimet periudhën që vjen”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së. Analisti politik Imer Selmani shpreson që Ahmeti të gjejë marrëveshje pajtimi me Mexhitin e Bexhetin sepse formimi eventual i një partie të re, do ta përçante edhe më…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Qeveria po promovon investime të reja në Shkup, Shtip, Zhabeni të Manastirit. 200 milionë euro investim nga kompania tajvaneze “Yageo” në zonat Shkup dhe Shtip, ku do të hapen 4.000 vende të reja pune. Kovaçevski dje e dha lajmin. 13,5 milionë euro investim në zonën ekonomike Zhabeni të Manastirit, nga kompania e huaj “Brainchild Production”, ku do të happen 500 vende të reja të punës. A ka ngelë diçka për zonat ekonomike në Tetovë, Kërçovë apo zona “fantom” e Likovës, që shpesh promovohet gjatë zgjedhjeve? Apo për këto vendbanime është zgjedh dëbimi për në Gjermani, pasi që çdo…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO DPMNE-së Hirstijan Mickovski as që dëshioron ta dëgjojë pyetjen e gazetarëve rreth grupit të punës për ndryshimet kushtetuese. “Kjo është temë e mbyllur për mua nuk kam çfar të them tjetër kam thënë gjithçka”, tha kryetar i VMRO DPMNE-së Hristian Mickoski. Përveç VMRO-së në grupin e punës nuk kanë pranuar të marrin pjesë edhe partia e Majta, Alternativa dhe Besa.

Lexo më Shumë

“Dje G.T. (39) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga T.J. nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë. Dy gra, bashkëfshatare, janë përplasur fizikisht dje në një kazino në fshatin Zërnovci të Koçanit, njofton policia. “G.T. (39) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga T.J. nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë, transmeton Lideri.mk. Policia po mer masa për ndriçimin e rastit, thuhet në kumtesë.

Lexo më Shumë

Spitali i Kumanovës mbeti pa asnjë auto ambulancë pasi kjo e fundit mbrëmë u aksidentua në Shkup ndërsa po transportonte një pacient për në klinikat e Shkupit. Në aksident u lënduan 4 person, 3 nga autoambulanca dhe shoferi I makinës tjetër. Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva tha për Alsat së shtëpia e Shëndetit në Likovë do të kompenzoj mungesën e auto ambulancave duke u huazuar një prej tyre. Gjithashtu, Zaharieva tha se gjatë ditës pritet të mbërrij edhe auto ambulance tjetër e spitalit që për momentin gjendet për riparim. “Sigurisht që nuk do të mbetemi pa asnjë autoambulancë. Atë po…

Lexo më Shumë

Nëse një familje tre anëtarëshe vendos të udhëtojë nga njëri në qytetin të vendit duhet të ndajë deri në rreth 3000 denarë vetëm për vajtje ardhje, varësisht nga destinacioni. Çmimet e biletave vajtje-ardhje për tre persona Shkup-Kumanovë, Kumanovë-Shkup 1020 denarë Shkup-Tetovë, Tetovë-Shkup 1200 denarë Shkup- Ohër, Ohër- Shkup 1 780 denarë Shkup Koçan, Koçan Ohër 1 950 denarë Shkup-Gjevgjeli, Gjevgjeli Koçan 2 700 denarë Nga ana tjetër nëse një person, apo një familje tre anatarëshe arrin të rezervojë bileta të lira për fluturime jashtë vendit, çmimet e tyre fillojnë madje nga 593 denarë për person, që do të thotë se…

Lexo më Shumë

Izeir Memedi prej sot do ta drejtojë Qendrën për Punë Sociale në Shkup. Memedi vjen si kuadër i Aleancës për Shqiptarët pas marrëveshjes për hyrjen e kësaj të fundit në qeverinë e drejtuar nga Dimitar Kovaçevski, përcjell KlanM. “Detyrë mjaft e përgjegjshme duke patur parasysh natyrën e punës që kryhet në këtë institucion të ndjeshëm. E faleminderoj Allahun për mundësinë e dhënë për të kontribuar dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, ka shkruar Memedi pas marrjes së detyrës. Në këtë institucion Izeir Memedi vjen në vend të Liridon Baftijut nga Alternativa./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Tri marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, që janë në kuadër të Procesit të Berlinit që sot i ratifikoi Kuvendi, janë të rëndësisë së jashtëzakonshme për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, potencoi Osmani në publikimin e tij.…

Lexo më Shumë

Sot (19.04.2023) rreth orës 15:00 në rrugën lokale Prdejci – Smokvicë, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare, kanë vënë në pranga personin me inicialet N.R.(57) nga Shkupi. Gjatë kontrollit, në automjetin e tij, tip “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte vet ai, janë gjetur katër emigrantë nga Siria, njëri prej tyre i mitur. Shtetasi N.R. u shoqërua në stacion policor, ndërsa emigrantët janë vendosur në një qendër pranim-transferimi. Pas dokumentacionit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër personit N.R. do të bëhet kallëzim penal përkatës.

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkupit dhe biznesmeni, Trifun Kostovski dyshon në ligjshmërinë e marrëveshjes që Qeveria e ka nënshkruar me “Bechtel & Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10. Ai tha se e njeh themeluesin e Enka-s, ndërsa për Bechtel-in ka rezerva. “Kam simpati sepse babai i asaj kompanie është miku im i njohur dhe qytetar nderi i Shkupit, prandaj shpresoj që djemtë e tij që sot e drejtojnë atë ndërmarrje të jenë të ndershëm. Bechtel nuk ka një reputacion të tillë, gjë që është më e dhimbshme për mua. Sipas Kostovskit, opnioni publik ka të drejtë më shumë…

Lexo më Shumë

Ish prokurorja e PSP-së, Katica Janeva edhe këtë vit ka shfrytëzuar fundjavë festash, si vitin e kaluar. Drejtori i burgut të “Idrizovës”, Zoran Jovanovski thotë se sipas rregullave, Janeva është kthyer në burg dhe se tashmë po i kryer obligimet e saj brenda qelisë. “Nuk e di saktësisht se kur doli, por veproi sipas asaj që i lejohej dhe u kthye në burg. Prej mëngjesit të sotëm ajo tashmë po i kryen detyrat që i ka aktualisht në burg. Ajo punon në bibliotekë, është bibliotekiste. Përdor fundjavat dhe del sa herë që e lejojnë rregullat, ne punojmë rreptësisht sipas Rregulloreve.…

Lexo më Shumë