Të martën, më 10 janar kryeministri shqiptar Edi Rama, do të takoj në Tiranë liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Ftesë për takim kanë marrë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i ASH-së, Arben Taravari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi. Që të katërt e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Nuk dihet cila është arsyeja e thirrjes së këtij takimi nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por ftesa vjen në një moment thelbësor për Maqedoninë e Veriut, pasi që në Parlament duhet të votohen ndryshimet kushtetuese.
Author: Jeta almakos
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet nga dita e mërkurë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup, Prishtinë dhe më pas Beograd. Lajmi për vizitën e tij u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). “Vizita e Chollet në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi, 11-13 janar, synon të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”, theksoi DASH. Chollet fillimisht më 11 janar do të qëndroj në Shkup, ndërsa po këtë ditë, ai do të vazhdojë rrugën për në Kosovë, ku thuhet se do të takojë krerët shtetërorë me qëllim të…
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në dalje nga Gjevgjelia, nga ana e zyrtarëve policorë është privuar nga liria M.K.(42) nga Kavadari. Gjatë kontrollit të automjetit “Mazda 6”, me targa gjermane, të cilin e drejtonte ai, janë gjetur 8 persona – emigrantë, pesë prej tyre nga Siria, dy nga Afganistani dhe një nga Pakistani. M.K. është ndaluar në stacionin policore dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Portali Top24 pas takimit që realizoi grupi i zjarrit me strukturat e BDI-së në komunën e Studeniçanit ka kontaktuar me kryetarin e degës së BDI-së në këtë komunë Ejup Abazi i cili për Top24 tha: ”Unë jam kryetar dege i BDI-së në këtë komunë, nuk kam marë pjesë në atë takim pasi ky nuk është takim i BDI-së së Ali Ahmetit, ndryshe në takim ka pasur shumë mysafir e shumë pak ose hiç nikoqir”, tha Abazi për Top24. Ndryshe i ashtuquajturi grupi i zjarrit ka nisur një agjendë takimesh me struktura të BDI-së
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 46-vjeçare nga Velesi pasi e njejta dyshohet se ka sulmuar nusen e djalit. “Me date 01.05.2023 në ora 11:10, në Veles, zyrtarë policorë nga SPB-Veles e kanë privuar nga liria K.D. (46) nga Velesi, për shkak se e ka sulmuar fizikisht renë e saj 23-vjeçare. Pas dokumentimit te rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të ditës së sotme në Kavadar është sulmuar një polic, ndërsa në mënyrë agresive ka pasur sjellje ndaj policëve tjerë nga personat të kanë shoqëruar sulmuesin e policisë. “Me datë 06.01.2023 në ora 01:50 në rrugën “7 Shtatori” në Kavadar, punonjësit policorë të Stacionit Policor në Kavadar kanë privuar nga liria A.T.(27), P.I.(33) dhe D.M.(30), të gjithë nga Kavadari, pasi. A.T. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie i cili ishte duke kryer detyrë zyrtare ndërsa P.I. dhe D.M. janë sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë që po…
Dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast është arrestuar një ushtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Azem Kurtaj, djali i dëshmorit Danush Kurtaj dyshohet se rreth orës 15:20 ka shtënë me armë zjarri ndaj një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, shkruan Insajderi. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët e kanë shoqëruar për në Policinë Rajonale të Ferizajt, 33-vjeçari si të dyshuar për plagosjen në Shtërpcë. Nga vendi i ngjarjes, hetuesit rajonal kanë konfiskuar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se…
Policia e Kosovës ka rritur numrin e zyrtarëve policorë në fshatin Gotovushë, pranë serbëve që kanë bllokuar magjistralen, pas plagosjes së dy të rinjve të premten gjatë ditës. Siç raporton gazetarja e KOHËS nga vendi i ngjarjes, Rinesa Qorri, policët në vazhdimësi po negociojnë me protestuesit për të liruar rrugën. Për shkak të bllokimit të rrugës, qytetarët po detyrohen të kalojnë rrugën në këmbë.
Pas plagosjes së dy të rinjve në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, serbët lokalë kanë bllokuar rrugën Prevallë-Shtërpcë. Policia e Kosovës, më herët ka njoftuar se menjëherë pas rastit të plagosjes së një 11 vjeçari dhe një 21 vjeçari të komunitetit serb, rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes. Siç raporton RTV “Besa”, prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se kryetari i Shtërpcës dhe Policia e Kosovës janë duke negociuar me serbët lokal për t‘i liruar rrugët për shkaqe sigurie. Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur sot…
Policia e Kosovës ka dhënë një sqarim shtesë në lidhje me plagosjen në Shtërpcë të Kosovës, ku u raportua se është plagosur një 31-vjeçar dhe një 11-vjeçar, nga policia thonë se është gabuar mosha e njërit të plagosur, gjegjësisht personi për të cilin u raportua se është i moshës 31-vjeçare, rezulton të jetë një 21-vjeçar. “Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë Sqarim për media. Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar, ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31…
Pas festave do të vendoset nëse ish drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski shkon ose jo ambasador në Francë. Qeveria do të duhet të vendos për fatin e tij, duke pasur parasysh dy situatat: kalimin e filtrave për përfaqësues diplomatik dhe skandalin me shtetësinë e spiunit rus deri sa Dimovski ishte në krye të sigurisë kombëtare. Për këtë të fundit, ndonëse nisi procesi i llogaridhënies në kuadër të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit, Dimovski dha dorëheqjen vetëm pas seancës së parë. Në vendin e tij u emërua Zarko Milloshevski, njeriut të cilit i qëndron…
Sipas informacioneve të siguruara nga Klan M, nuk ka të persona të lënduar, nga policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetohet rasti i plotë. Theksojmë se ky është një nga aksidente e shumta që bëhen në këtë vend shkaku i ngarkesës së madhe hyrje dalje nga Shkupi dhe Tetova si dhe hyrje në Saraj. Qytetarët tash e disa kohë kërkojnë që në këtë vend të bëhet një rrethrotullim që do sillte lehtësi për gjitha dhe më pak aksidente të tilla. /KlanMacedonia/

