Author: Jeta almakos

Ftesa që kryeministrit shqiptar, Edi Rama, u ka bërë drejtuesve të partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut për një takim në Tiranë, të martën në mbrëmje ka nxitur reagime të shumta në Shkup, nga partitë politike, njohësit e çështjeve politike dhe opinioni më i gjerë. Në ftesën dërguar partive politike, kreu i Qeverisë shqiptare nuk ka përmendur arsyet e takimit, por jozyrtarisht, partitë më të vogla thonë se kanë marrë sinjale se çështjet e integrimit evropian dhe ndryshimet në Kushtetutën maqedonase pritet të jenë pjesë e diskutimeve. Por, disa këtë takim e shohin si “nevojë të Ramës për promovimin…

Lexo më Shumë

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Shollet, nesër do të qëndrojnë në Shkup. Në fokus së vizitës së tij është lufta kundër korrupsionit. Ekspertët vlerësojnë se ardhja e ekspertëve amerikanë për Luftën Kundër korrupsionit si dhe deklaratat e zyrtarëve të SHBA-së, tregojnë qartë se gjendja me korrupsionin në Maqedoni është tepër alarmante. “Për fat të keq, njëkohësisht partnerët tanë më të mëdhenj, ata amerikan, disa herë alarmojnë se korrupsioni është në një nivel tepër të lartë dhe sa më shpejt duhet të kapemi me zgjidhjen e këtij problemi i cili nuk është aq i thjeshtë dhe nuk zgjidhet brenda…

Lexo më Shumë

“Gjendemi në Saraj. Pikërisht në këtë vend prapa meje në vitin 2020 ishte premtuar se do të ndërtohen banesë sociale, mirëpo kaluan dy vite dhe kjo vazhdon të ngelet vetëm një premtim”, raporton Fazile Halili, TV21. Për shkak shtrenjtimit të materialit të ndërtimtarisë, ndërtimet e banesave sociale në Saraj ende nuk shihen askund. Zëvendësministri i Lidhjes dhe Transportit, Bekim Rexhepi tha se për këtë shkak është bërë edhe ndërprerja e kontratës se kompanisë e cila kishte lidhur marrëveshje me Shoqatën Aksionare për Menaxhim me Banesat Sociale dhe Afariste. “Sa i takon banesave sociale në Saraj në shtator 2020 është hapur…

Lexo më Shumë

Një video shqetësuese është publikuar nga aktivistët në Strugë këtë mëngjes . Në të shihen trupat e pajetë dhe të gjakosur të shumë qenve, duke u ngarkuar në një kamion. Anima Mundi bën të ditur se vrasja masive është bërë me pushkë mëngjesin e sotëm. “Apelojmë tek institucionet kompetente që autori të gjendet dhe të përgjigjet penalisht për këtë vrasje masive! Askush nuk ka të drejtë t’i marrë jetën dikujt, askush nuk ka të drejtë të derdhë gjak të pafajshëm me armë në dorë, të vrasë pa mëshirë dhe të mbetet pa u ndëshkuar”, thuhet në reagimin e Anima Mundit.…

Lexo më Shumë

Nga ky vit rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar nga llogaritë fiskale do të rritet në 2.100 denarë në vend të 1.800 denarë. Zgjidhja e propozuar ligjore është në procedurë parlamentare dhe është vendosur si pika e gjashtë e seancës së sotme plenare të 99-të. Ligji nxirret pas procedurës së shkurtuar. E drejta e rimbursimit të TVSH-së ushtrohet për çdo tremujor kalendarik në të cilin lëshohet fatura fiskale. Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria më 27 dhjetor 2022 përcaktoi tekstin e Projektligjit që rrit shumën maksimale të rimbursimit të TVSH-së që mund të marrë një person fizik duke…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë bërë të njohura nga hetimi për pastruesen Rozeta Dobi, e cila bashkë me të birin vodhën mijëra euro nga banesa ku punonte si pastruese, shtëpi e cila rezultoi të ishte një ish-zyrtare e lartë në Kryeministri. Mësohet se përveç shumave cash të gjetura në banesë si dhe mallrave të vjedhura, Rozeta Dobi rezulton të ketë llogari bankare. Bëhet me dije se nga hetimi gruas i janë gjetur disa llogari bankare në shumë të konsiderueshme që pritet të bëhen publike. Kujtjmë se ditën e sotme Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi dolën para gjykatës, e…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e sotme Policia e Lezhës parandaloi një krim të mundshëm, ndërsa ndali makinën e 36-vjeçarit A.L, ku u gjet një arsenal i tërë armësh. Pas arrestimit 36-vjeçari ka thënë para policisë se ishte nisur të vriste politikanët. Kanë qenë familjarët e 36 vjeçarit që kanë lajmëruar policinë pasi e kanë parë duke futur armë dhe municione në fugon. Në makinë ka hyrë dhe e ëma, e cila në momentin e ndalimit është munduar ta mbrojë duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë. Gjatë kontrollit në automjet, policët gjetën dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tetovës kërkon paraburgim shtëpiak për një 19-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale “tentim vrasje”, që dënohet sipas nenit 123 paragrafi 1 nga Kodi Penal. I riu dyshohet se ka plagosur me thike disa her një të njohur, pasi i njejti pasi i kishte dhënë dy herë nga 50€, kishte refuzuar ti jep më tepër para. Më 7 janar, i dyshuari e ka takuar të dëmtuarin në orët e hershme të mëngjesit dhe më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zhelinë. Në kazino i ka kërkuar të dëmtuarit 50 euro të cilat i ka shpenzuar menjëherë.…

Lexo më Shumë

Dhimbje e fortë e fytit, temperaturë e lartë dhe vjellje. Këto janë simptomat që vazhdojnë të shqetësojnë një numër të madh të qytetarëve, posaçërisht fëmijët në javët e fundit. Reparti Infektiv në Gostivar të gjitha kapacitetet i ka të mbushura, ndërsa në ditë aty kryhen edhe nga 60 kontrolle ambulantore. Infektologu, Enes Memeti tha se ka pacientë që vijnë edhe me temperaturë më të lartë se 40 gradë. Sipas tij, shkaktari kryesor që Gostivari vazhdimisht ka numër të lartë të personave të prekur nga gripi është kultura jonë e përgjithshme, pasi te mjeku shkojmë vetëm kur na përkeqësohet situata, por…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha të hënën se këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet pritet të diskutojë me autoritetet maqedonase mbi luftën kundër korrupsionit, që paraqet një çështje me përparësi për diplomacinë amerikane. Zonja Aggeler foli gjatë një konference të përbashkët shypi me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me rastin e marrjes së drejtimit nga ky vend të Kartës së Adriatikut. Në pritje të turneut të këshilltarit të Dapartamentit Amerikan të Shtetit , Derek Chollet në rajon, dhe vizitës së shkurtër që do t’i bëjë edhe Shkupit, ambasadorja amerikane Angela Aggeler tha se…

Lexo më Shumë

Hakerat e “Homeland Justice”, kanë publikuar në Telegram një listë me emra të disa kompanive dhe qytetarëve dhe pretendojnë se kanë siguruar llogaritë e tyre bankare. Bëhet fjalë për një mijë llogari bankare. Krahas emrave dhe numrave të identitetit, ka një rubrikë që tregon balancën e llogarisë. Është e paqartë se cilës bankë u përkasin klientët e renditur në listë dhe nëse aty ka informacione të vërteta. “Sipas mendimit tuaj, në cilën bankë i kanë pastruar paratë e muxhahedinëve liderët e korruptuar të Shqipërisë? Specifikojeni ju bankën e rradhës”, shkruhet në postimin e hakerave në Telegram. Hakerat deri tani kanë…

Lexo më Shumë

Gazeta Insajderi, ka raportuar mbrëmë se në lokalin “Exit Lounge Bar”, ka mbetur i plagosur Burim Ajeti nga Maqedonia e Veriut. Pas kësaj hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur netimet. Për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja Laureta Ulaj, e cila tha se policia është autorizuar për veprimet  e nevojshme. “Rastit te cilit i referoheni, ju njoftojme se pas nje mosmarreveshjeje verbale ne mes te demtuarit dhe te dyshuarve, te fundit kane shtene ne drejtim te te demtuarit, me ç’ rast i njejti ka pesuar lendime dhe eshte derguar ne QKUK per trajtim mjekesor. Prokurorja kujdestare nga Departamenti i…

Lexo më Shumë