Author: Jeta almakos

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur në takim përfaqësuesin e Konzorciomit Bechtel – Enka, konzorcium me të cilin është nënshkruar memorandum për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Grubi paralajmëron që së shpejti do të fillojnë bisedimet të cilat nuk pritet të zgjasin shumë dhe për një periudhë të shkurtër sipas Grubit pritet të nisin punimet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. “Me përfundimin e shpejtë të procedurës për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit, ditëve në vijim fillojnë negociatat e drejtpërdrejta me Bechtel Enkën që pritet të perfundojnë shpejt dhe më pas të fillojë ndërtimi i autostradave Tetovë…

Lexo më Shumë

Çimentorja Usje mund të përballet më një gjobë nga 180 deri në 200 mijë euro. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka publikuar vendimin përmes të cilit fabrika urdhërohet që të ndërmarrë disa veprime nëse dëshiron që të vazhdojë të ketë leje A të integruar. Ndotja më e madhe është konstatuar se ka ardhur nga kaldaja për ngrohje e cila funksionon me mazut, andaj “Çimentorja Usje” urdhërohet që në afat prej 5 ditësh të kalojë në ngrohje me gaz natyror. “Çimentorja Usje” ndër të tjerat detyrohet që të paguajë shpenzimet e analizave të kryera më datë 3 dhe 4 janar të këtij…

Lexo më Shumë

Shkrimtari dhe analisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Në një intervistë për gazetën Lajm, Kim Mehmeti ka thënë se, BDI-ja para interesave kombëtare ka vënë interesat materiale që ofron pushteti. “BDI-ja është kompani fitimprurëse edhe atë me fitime të mëdha. Duhet parë edhe nga këndvështrimi se BDI-ja është vlerë maqedonase, u bë vlerë maqedonase dhe jo shqiptare, sepse ajo u garanton partive maqedonase se mund të bëjnë qeveri kur të duan me atë. Është shumë e zorshme ju të arrini diçka kur e kundërshoni kryetarin e BDI-së,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut, bindshëm është e para në Evropë, sipas numrit të të burgosurve që arratisen nga burgu. Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Evropës, në RMV në 10.000 të burgosur arratisen nga 691. Në këtë listë e dyta renditet Holanda, me statistikë për dyfish më të mirë se vendi ynë – respektivisht me 315 të arratisur në 10.000 të burgosur. Në vendin e tretë, sic përcjell KlanM, renditet Zvicra me 284 arratisje. Është interesant fakti se disa vende aspak nuk ka njoftuar për raste të arratisjes nga burgu, kurse në mesin e tyre janë Shqipëria, Mali i…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Grkovska tha sonte se për dy nga tre zyrtarët për të cilët Kabineti i saj ka iniciuar procedura për keqpërdorime, tashmë janë iniciuar procedura nga institucionet kompetente. “Në dy tashmë kemi reagime që është ngritur dhe nuk kam ndërmend të përmend emra apo të bëj bujë nga kjo. Ne duhet t’i pranojmë këto gjëra si normalitet. Nëse dikush ka shkelur ligjin duhet të ketë procedurë për të”, tha Grkovska për “Sitel”. Lidhur me dorëheqjen e ish-kryetares së Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovski për interesa të “elitës gjyqësore-biznesore”, Grkovska tha se nëse…

Lexo më Shumë

Ministrja, Donika Gërvalla-Schwarz do të përballet me një kallëzim penal të ngritur ndaj saj. Njëjtë edhe sekretari i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës Behar Isma. Amir Haziri, ish-diplomat i zyrës ndërlidhëse në Serbi, deponoi kallëzimin penal në Prokurorinë Themelore përmes avokatit të tij, Faton Fetahu. Por, një padi ndaj ministrisë në Gjykatën Themelore e bëri edhe për largimin e tij nga puna, siç tha largim arbitrar.

Lexo më Shumë

Ditën i djeshme, me vendim gjykate grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, ku “falë” vjedhjes nga pastruesja iu zbuluan 120 mijë euro. Mësohet se ajo është marrë në pyetje ditën e sotme, ku i ka qëndruar deklaratës së saj se 410 mijë eurot e gjendura në tubin aspitratorit të pastrueses Rozeta Dobit, nuk janë të sajat. Pronari i këtyre eurove janë ende pa zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i…

Lexo më Shumë

Ende nuk është plotësisht e qartë në qoftë se gjykatësi Enver Bexheti i cili e shpëtoi ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov nga vuajtja e dënimit me burg, do të ndëshkohet ose do të shpërblehet me postin e gjyqtarit suprem, të cilin e synon. Bexheti, së bashku me gjykatësen Lirie Elezi kishin shkelur dispozitat ligjore duke mbajtur qëllimisht lëndët për Mijalkovin në sirtarë me muaj të tërë deri në vjetërsim. Këto janë gjetjet e raportit të Këshillit Gjyqësor. Ndërkohë edhe pse Këshilli Gjyqësor përmes sistemit elektronik ka qasje që në çdo kohë të ndjekë rrjedhën e lëndëve, hapin për të…

Lexo më Shumë

Një tragjedi familjare ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen e Kumanovës “Igo Triçkoviq” pasi një djalë ka vrarë babain e tij. Një 40-vjeçar nga Kumanova ka sulmuar me thikë babain 65-vjeçar, i cili më pas u ka nënshtruar plagëve të marra, njoftojnë nga policia e Kumanovës. “Policët e SPB Kumanovë rreth orës 16:00 e kanë ndaluar B.J.(40) nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babanë e tij S.J.(65), i cili iau ka nënshtruar plagëve të marra”, njoftojnë nga MPB. Nga atje shtojnë se policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski, njëkohësisht komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, hedh poshtë zërat dhe dyshimet se takimet e liderëve politik nga vendi me kryeministrin shqiptar Edi Rama mund të paraqesin rrezik për shtetin. Sipas tij, opinioni maqedonas duhet të çlirohet nga kjo mendësi e vjetruar, pasi aktualisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende anëtare të NATO-s dhe bashkudhëtare në procesin e integrimit evropian. “Mos harroni, Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s; Republika e Shqipërisë, së bashku me ne, filloi negociatat për në BE; Republika e Shqipërisë është mikesha e jonë, kështu që s’kam asnjë dyshim…

Lexo më Shumë

“Nuk ka sinjale nga deputetët”. Mickoski, nuk e di se në cilën mënyrë po bën kërkesë për zgjedhje të parakohshme. Unë kam një pamje shumë të qartë, nuk i ndryshoj pikëpamjet si ai për një javë. Në vitin 2024 do të ketë zgjedhje në mandatin e rregullt. Jemi në mes të një krize energjetike dhe ekonomike. Fakti që ai kërkon zgjedhje në maj është në fakt një kompliment për Qeverinë sepse ai nuk dëshiron zgjedhje në dimër. Ai nuk dëshiron të merret me një krizë energjetike, me krizën ekonomike dhe është një kompliment sepse ndoshta mendon se qeveria po e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në KME Manastir, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me problemin me qentë endacakë, tha se edhe krahas asaj që bëhet fjalë për kompetencë të autoriteteve lokale, Qeveria do të kërkojë ndihmë nga Brukseli, përmes programeve IPARD që të ndërtohet një strehimore e cila do të jetë shtëpi për ata qenë. Kovaçevski theksoi se problemi me qentë endacakë është i madh dhe se për çdo ditë jemi dëshmitarë të sulmeve ndaj qytetarëve. Duke potencuar se kjo është kompetencë vetëm e komunave, kryetari i Qeverisë theksoi se nuk bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë