Author: Jeta almakos

Kancelari Olaf Scholz tha se Evropa nuk mund t’i japë fund vartësisë energjetike nga Rusia brenda natës. Ai tha se veprimet e ngutshme do të rrezikonin qindra mijëra vende pune dhe industri të ndryshme. Por, udhëheqësi gjerman tha se vendi i tij dhe blloku evropian do ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Në një fjalim në parlamentin gjerman, zoti Scholz i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Ukrainën e siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë. Në fjalimin e tij gjatë një seance parlamentare për buxhetin, kancelari…

Lexo më Shumë

Kolona të gjata të qytetarëve rusë duke pritur në radhë për të blerë sheqer pranë marketeve janë parë ditët e fundit. E duket se Rusia ka filluar t’i ndjejë efektet e para të sanksioneve, ku qytetarët po presin me orë të tëra për ta blerë një artikull ushqimor – pasi që në masë të madhe ka mungesë të tyre. Thasët me sheqer e miell janë të paktë, kështu të paktën pretendojnë menaxherët e marketeve nëpër qytetet ruse, shkruan Insajderi. Edhe ata pak kur shfaqen nëpër rafte, qytetarët për pak sa nuk rrahen se kush do t’i merr i pari, që…

Lexo më Shumë

Luftëtarët ukrainas në mungesë të armëve, shpesh kanë përdorur ato të ushtarëve rusë pasi i kanë vrarë apo marrë peng. Pra kjo tashmë është bërë pjesë e zakonshme e luftës. Në një video e cila ka qarkulluar së fundmi, disa të rinj ukrainas të cilët marrin një tank rus dhe bëjnë xhiro me të. Ata kanë xhiruar vet momentet brenda tankut, ndërsa shihen duke qeshur.

Lexo më Shumë

Video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, pretendohet se shfaqin raketat që lansohen nga luftanijet ruse në Detin e Zi – përkatësisht në portin e Sevastopolit në Krime, nga ku po bombardon ndërtesat kolektive nëpër qytetet e Ukrainës. Madje këtë nuk e ka fshehur as ushtria ruse, duke thënë se ka lansuar tetë raketa kundër infrastrukturës ushtarake të Ukrainës, por e vërteta është krejt ndryshe, transmeton Telegrafi. Në fakt Rusia ai vazhdimisht po bombardon civilët, dhe për asnjë moment nuk ka kursyer çfarëdo objekti qoftë fetar e arsimor. Por, sipas analistëve perëndimorë, Vladimir Putinit nuk po i dalin mirë llogaritë…

Lexo më Shumë

Një tankist rus i është sulur me tank komandantit të tij gjatë betejës në Ukrainë ku regjimenti prej 1 500 ushtarësh thuhet se kishte humbur gjysmën e tyre. Gazetari RomanTsymbaliuk raporton se tankisti i shkeli të dyja këmbët komandantit Yuri Medvedev duke i lënë të plagosur rëndë. Thuhet se ushtari e akuzoi atë për veprime taktike të gabuara në betejë duke bërë që regjimenti i tyre të humbiste gjysmën e ushtarëve. Pas ngjarjes, ai u mor dhe u dërgua në Bjellorusi për mjekim, ku edhe u vizitua nga presidenti çeçen Ramzan Kadyrov. Një ushtar, duke zgjedhur një moment të përshtatshëm…

Lexo më Shumë

“Situata me infeksionet me COVID-19 është e qetë dhe tani për tani vendi është në zonë të gjelbër, por tani për tani nuk duhet të merren vendime të nxituara”, tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali për “Radion Evropa e Lirë” i pyetur nëse do të hiqen certifikatat e vaksinimit kundër Covidit. Në mbledhjen e sotme me Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive do të shqyrtohen propozimet e reja për masa në lidhje me të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 14-20 mars tregojnë një rritje të lehtë të numrit…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike e informon opinionin se kanë përfunduar kontrollet në terren në marketet “KAM” dhe asnjë market nuk është mbyllur dhe deri në këtë moment nuk janë shqiptuar dënime për këtë obligues tatimor. Është obligim ligjor i DAP-it ta mbrojë interesin e qytetarëve  dhe të shtetit. Në këtë drejtim dhe pas denoncimit nga ana e qytetarëve dhe institucioneve, DAP-i ka filluar me kontrollë të jashtme, në pajtueshmëri me ligjin për kontroll të gjendjes me rezervat e mallit tregtar në depo dhe në shitore, me qëllim që të vërtetohet gjendja faktike dhe të bëhet krahasimi me evidencën e…

Lexo më Shumë

Bombat dhe raketat ruse po vazhdojnë të bien në territorin ukrainas. E një e tillë ka përfunduar edhe në stadiumin e futbollit “Donbass Arena”, shtëpi e dikurshme e ekipit Shakhtar Donetsk, shkruan arbresh.info. Në fakt, ky klub nuk po luante në “Donbass Arena” qe disa vite pasi që nga lufta e kaluar në Ukrainë, në vitin 2014, ky territor ka rënë në duar të separatistëve rusë dhe ukrainasit nuk kishin më qasje aty. Klubi ukrainas kishte zbarkuar kishte migruar në Kiev.

Lexo më Shumë

Që nga shtatori i vitit 2020, jahti luksoz “Scheherazade” 459 metra, i emëruar sipas një mbretëreshe legjendare persiane, është ankoruar në Marina di Carrara në Itali. Thashethemet se Vladimir Putini është pronar i jahtit kanë qarkulluar që nga ndërtimi i tij. Por pronësia e tij u konfirmua vetëm në momentin kur Alexei Navalny publikoi një video të hënën, duke detajuar ekuipazhin, që të gjithë thuhet se ishin nga shërbimet ruse të sigurisë. Autoriteteve italiane tani u është kërkuar që të kapin jahtin. Thuhet se ka një ekuipazh të veçantë europian të lejuar në bord vetëm kur Putin është larg. Ky…

Lexo më Shumë

Që nga 24 Shkurti kur Rusia urdhëroi sulmin ndaj qyteteve mes bombardimeve kanë lindur rreth 49 foshnje Kjo është foshnja Katya e cila erdhi në jetë mes bombardimeve të shumta ruse. Ajo shtrihet pranë nënës së saj Tamara Kravchuk, e cila edhe gëzohet por edhe mërzitet për të ardhmen e fëmijës së saj. Është një moment lumturie pavarësisht nga lufta që shpërthen afër në qytetin port ukrainas të Mykolaiv. Duke parë fytyrën e vajzës së saj të re dhe duart e vogla, ajo imagjinon një të ardhme të lumtur. “Shkëlqyeshëm. Shkoi perfekt. Pak e dhimbshme, por jam shumë e lumtur. Pavarësisht se…

Lexo më Shumë

Një këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në qeverinë ruse dhe më pas është larguar nga vendi. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters. Anatoli Chubais, reformator veteran dhe i dërguar për klimën, thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi. Një nga reformatorët e paktë nga fillimi i viteve 1990 që ka mbetur në qeverinë e Putinit, duke ruajtur ende lidhjet me Perëndimin, Chubais bëhet kështu deri më tani, zyrtari i nivelit më të lartë që është larguar nga Rusia që nga fillimi…

Lexo më Shumë

Moska u befasua nga përmasat e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, tha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë rus ka pranuar se nuk ishin gati për një përgjigje perëndimore. “Kur ngrinë rezervat e bankës qendrore, askush që parashikoi se çfarë sanksionesh do të vendoste Perëndimi, nuk mund të kishte parashikuar. Është vjedhje e pastër, “u tha Lavrov studentëve në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë, raporton Financial Times. Kujtojmë, rubla ra në nivelet më të ulëta rekord pasi vendet perëndimore ngrinë 300 miliardë…

Lexo më Shumë