Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion , Biljana Ivanovska, tha sonte për “Click Plus” se është e shqetësuar për ndërtimin në Holiday Inn, në qendër të Shkupit dhe se është e befasuar nga heshtja e Prokurorisë ku është paraqitur rasti. “Nuk kemi ende përgjigje për çështjen te Holiday Inn dhe jam shumë e shqetësuar për këtë, sepse çështja është me interes të lartë publik dhe po ndërtohet sipas planit të detajuar urban në kundërshtim me planin e përgjithshëm urbanistik. Është i paligjshëm. E kemi dorëzuar lëndën në prokurori para se të hidhen themelet, kemi konstatuar parregullsi si gjatë shitjes ashtu edhe në…
Author: Jeta almakos
Nga gjithsej 800 milionë euro sa janë ndarë për investime kapitale me buxhetin e vitit 2023, 300 milionë euro, siç njoftoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi janë ndarë vetëm për Korridorin e 8. Grubi nga Vrapçishti tha se kjo dëshmon se BDI asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme në Qeveri. “Për Korridorin 8 kemi ndarë 300 milionë euro. Vetëm për këtë projekt 250 mijë nga ky vit, 50 nga viti i kaluar. Nga të gjitha projektet kapitale, të cilat në buxhetin e sivjetmë janë 800 milionë euro, 300 milionë shkojnë vetëm për këtë projekt. I bie më shumë se…
Ministri pa resor përgjegjës për diasporën, Xhemail Çupi, sot paralajmëroi se do të hartohet diaspora ekonomike dhe shkencore e Maqedonisë së Veriut. Siç shpjegoi ai, synimi është identifikimi i komunitetit të biznesit që jeton jashtë vendit, i cili përbëhet nga sipërmarrës të rëndësishëm, investitorë potencialë të ardhshëm në vendlindjet e tyre, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin lokal. “Ka filluar projekti për hapjen e zyrave për diasporën në 23 komuna. Zyrat do të kenë rol ndërmjetësues dhe do t’u ofrojnë anëtarëve të diasporës informacione shtesë, udhëzime dhe përfitime nga Qeveria”, tha Çupi në konferencën vjetore qeveritare “Viti i mundësive…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov sot tha se lufta në Ukrainë shumë seriozisht i ka goditur komunat në vend dhe ua ka rritur shpenzimet. Sipas tij, për nëntë muajt e parë të vitit të kaluar shpenzimet për energji të komunave janë rritur për një miliard denarë. “Komunat atë shpenzim kanë bërë përpjekje që ta kompensojnë me uljen e investimeve kapitale, por atë miliard e kanë kompensuar me uljen e investimeve kapitale për 1,9 miliardë ose dyfish më shumë dhe gjatë kësaj i kanë rritur borxhet për edhe 800 milionë denarë. Kjo flet për raportin katastrofik të keq ose joracional…
Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, kërkon që të sanksionohen të gjithë fajtorët të cilët lejojnë të kalojnë gabime në tekstet shkollore. Thotë se në ligjin për tekste shkollore mungon procedura sanksionuese ndaj recezentit, autorit, Byrosë për zhvillim të arsimit dhe kjo gjë duhet të rregullohet me ligj. “Përkundër faktit që kemi dashur të kyçemi për të mirën e procesit dhe nuk na është dhënë mundësia të kyçem në Këshillin nacional atëherë nuk mund të mbaj përgjegjësi ministri ose kabineti i ministrit. Por Këshilli nacional, pas dorëzimit të raportit në Qeveri do të marrin vërejtje ne bazë të sugjerimeve…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës fizike mes të rriturve dhe fëmijëve. Konkretisht, sot, nëpunësit policorë të SPB Shkup kanë kryer bisedë informative me A.B.(18), A.LL. (18) dhe S.LL (48), të gjithë nga Shkupi ngaqë dyshohet se kanë rrahur katër fëmijë nga Shkupi, duke përdorur mjete prej qelqi. Në njoftim thuhet se rast ka ndodhur në një objekt hotelerik në rrugën “Rumena Haxhipanzova” në Shkup. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të shqiptohet kallëzim penal përkatës, përcjell TV21.
Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Josep Borrell ka zhvilluar një takim me ministrin e punëve jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, për presidencën e OSBE-së, e cila kryesohet aktualisht nga Maqedonia e Veriut, si dhe për ecurinë e vendit në integrimin europian. Josep Borrell ka shprehur shqetësimin për tensionet e rritura së fundmi midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me incidente në protokoll dhe provokime. “Ne e dënojmë sulmin në Ohër në të njëjtën mënyrë me autoritet vendase. Vlerësoj deklaratat e autoriteteve tuaja, se përgjegjësit do të përballen me drjtêsinë. Njëkohësisht ne…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, në suaza të takimeve të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me qytetarë dhe bazën partiake, mbrëmjen e së martës nga Vrapçishti ndau me qytetarët lajmin se projekti më i madh kapital i viteve të fundit i shqiptarëve, Korridori 8 do të filloijë së shpejti edhe punët në terren. “Sot më në fund, kompania italiane IRD dorëzoi garancinë bankare dhe nënshkroi kontratën për konsulent mbikëqyrës për projektin Korridori 8, ditën e enjte në ora 09:00, do ta nënshkruajmë kontratën më kompaninë e përzgjedhur dhe të fillojnë punët me “Bechtel Enka-n”…
MPB bën të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovë. MPB njofton se bëhet fjalë për një 42-vjeçar nga Kërçova. “Sot (31.01.2023) në rrugën “Dimitar Ilievski Murato” në Manastir, policët e policisë kriminale pranë SPB-Manastir kanë privuar nga liria A.A. (42) nga Kërçova”. “Ai është i dënuar me tre vjet burgim, ndërsa me urdhër të burgut “Idrizovë” në Shkup është kërkuar për arratisje nga burgu. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.
Në ditët në vijim do të vazhdojë mot i ftohtë me temperatura të mëngjesit që në gjithë vendin do të jenë nën zero. Të enjten kah fundi i ditës dhe gjatë natës, si dhe të shtunën do të ketë reshje kryesisht të dëborës me intensitet të dobët deri mesatar. Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, të premten dhe gjatë fundjavës do të fryjë erë e fortë veriore, veçanërisht përgjatë Vardarit.
Përndryshe parku nacional Mavrova ka një territor prej 73.088 hektar dhe është parku më i madh nacional në Maqedoninë e Veriut. Ai si pasuri nacionale është shpallur në vitit 1949 dhe si i tillë shtrihet në malet Korabi, Deshati, Bistra dhe disa male të tjerë. Parku ka një florë dhe faunë shumë të pasur Pjesa perëndimore e Maqedonisë së Veriut në territorin e Parkut Nacional të Mavrovës ka një florë dhe faunë shumë të pasur. Kjo mundëson që për vizitën të parkut të ketë një interes të madh jo vetëm tek turistit të vendit por edhe ata të jashtëm. Nga…
Zgjerimi i mundshëm i koalicionit qeveritar do të jetë një nga temat e seancës së sotme të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, bëjnë të ditur për MIA-n burime nga partia në pushtet. Seanca e Këshillit Ekzekutiv do të fillojë në orën 19:00 dhe, siç bëjnë me dije të njëjtat burime, do të diskutohet për situatën dhe masat aktuale, si dhe për zgjerimin e mundshëm të koalicionit qeveritar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili më herët sot konfirmoi mbajtjen e seancës së Këshillit Ekzekutiv, tha se mundësia e hyrjes së ASH-së në qeveri do të diskutohet në mbledhjen e sotme.

