I dërguari special i Kanadasë për Bashkimin Evropian dhe Evropën, Stefan Dion, nga sot deri të mërkurën do të qëndroj për vizitë zyrtare në vendin tonë, ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrat e Qeverisë, si dhe me përfaqësues të komuniteteve civile, kulturore dhe afariste. Siç njoftojnë nga Konsullata kanadeze në Shkup, fokusi i vizitës së Dionit në vend është ri-afirmimi i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kanadasë dhe Maqedonisë së Veriut. Dion në periudhën nga nëntori i vitit 2015 deri në janar të vitit 2017, ka qenë ministër i Punëve të Jashtme…
Author: Jeta almakos
Në Shkup sot dhe nesër do të mbahet Konferenca për ballafaqimin me antisemitizmin në rajonin e OSBE-së, si e para nga seria e konferencave dhe takimeve të rëndësishme, të cilat do të organizohen në vend gjatë kryesimit tonë me Organizatën në vitin 2023. Nga MPJ informojnë se Konferenca do të fillojë me sesionin në nivel të lartë, të cilën do ta hapë kryesuesi me OSBE-në, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. “Konferenca për antisemitizmin, si tubim tradicional i vendeve të OSBE-së, ka për qëllim të sigurojë lidhje mes së kaluarës, tanishmes dhe trendet e ardhshme në luftën kundër antisemitizmit”, njoftojnë nga…
Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur Turqinë juglindore duke shkaktuar qindra të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur. Për këtë lajm ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen e thellë me popullin turk dhe autoritetet atje, “Ndaj dhimbjen e thellë me popullin turk dhe autoritetet atje pas tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin Kahramanmaras. Ngushëllime të gjithë familjeve që humbën të afërmit në këtë katastrofë natyrore dhe lutemi për shërim…
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se mbrëmjen e sotme ka shpërthyer zjarr në mes të fshatit Milladinovci dhe rafinerisë OKTA, përcjell TV21. Nga QMK bëjnë të ditur se për momentin po vazhdon intervenimi për shuarjen e zjarrit dhe se nuk ka rrezik për shpërndarje të zjarrit. “Në ora 19:05 në numrin e telefonit 112 në mes të fshatit Miladinovci dhe rafinerisë OKTA është raportuar për një zjarr i cili ka filluar si pasojë e një shkëndije nga një shtyllë dhe është përhapur në barin e thatë përreth. Për momentin në vendin e ngjarjes ndodhen ekipe të zjarrfikësve në Qytetin…
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të insekteve në 27 vendet anëtare, si masë për të parandaluar pasojat e zvogëlimit të popullsisë së pjalmuesve. “Shkencëtarët thonë se një e treta e të gjitha llojeve të bletëve, fluturave apo insekteve tani janë në rënie të madhe dhe kjo rënie është vërtet shqetësuese. Pjalmuesit kanë nevojë për mbrojtje më të fortë. Zhdukja e pjalmuesve do të shkaktonte kolaps të ekosistemeve. Do të ishte fjalë për fjalë një makth, dhe ne duhet ta shmangim atë skenar”,…
Policia bullgare është në kërkim të personave të cilët mbrëmë i kanë thyer dritaret e klubit kulturor maqedonas në Blagoevgrad. Kjo ka ndodhur të njëjtën ditë kur një grup shtetasish bullgarë, për shkak të problemeve teknike, nuk arritën ta kalojnë kufirin dhe të mbërrijnë në Shkup për të marrë pjesë në shënimin e 151-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. Tre shtetas bullgarë u arrestuan për shkak të fyerjes së policisë së Maqedonisë së Veriut. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka uruar pjesëtarët e policisë të Maqedonisë së Veriut, e cila nuk lejoi që tensionet në realcionin Shkup-Sofje…
Naser Pajaziti Disa individë partiak të lodhur e rraskapitur nga opozitarizmi e të kapluar nga emocionet se po hyjnë në Qeveri, po i shoh duke u marr me “Grupin e Zjarrit”, e kjo po duket sikur pjesën tjetër të BDI e shohin si engjuj! Po edhe këta janë BDI, bile persona që mbajnë pozita shumë shumë të larta nga nënkryetar e tjera tjera… Këtë luftë brenda llojit jemi mësuar ta shohim me vite e bile tani edhe dekada. E mbaj mend një detaj para më shumë se 10 viteve kur drejtoja një gazetë ditore. Në BDI-në e Tetovës kishte shpërthyer…
Ministri Bekteshi përmes profilit në fejsbuk ka njoftuar se nga muaji Mars, paga minimale do të jetë më së paku 20.000 denarë, kurse pagat tjera në administratë rritje mbi 2.000 denrë në mënyrë lineare! Rritja e pagave do të gëzojë të punësuarit në administratë, të cilëve u shkon më shumë se gjysma e pagës për rrugë, kafe dhe ushqime gjatë orarit të punës. (INA)
Sipas portalit maqedonas plusinfo, është arritur marrëveshja mes ASH-së dhe LSDM-së. Krenar Lloga, do të jetë ministër i Drejtësisë dhe Fadil Cana, ministër i Shëndetësisë. Nga ana tjetër, ASH, është duke tentuar ta merr edhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP). Ndryshe, Lloga në këtë mandat është anëtar i KSHZ-së, ndërsa Dr. Cana është infektolog në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.
Ndonëse në vitin 2000 Subi Vojka nga Dibra ka blerë pronë me sipërfaqe mbi 7400 metra katrorë në hyrje të qytetit, ai vazhdon të luftojë me institucionet. Thotë se nuk mund të dëshmojë se e gjithë pasuria është e tij. Kjo ngjarje ka filluar në vitin 2009, kur ai pretendon se i janë marrë më shumë se 400 metra katrorë nga parcela. Pas peripecive të gjata, Vojka arriti të rikuperojë pjesën më të madhe të pronës pasi kishte siguruar dokumente që vërtetojnë se ka të drejtë. Por thotë se një pjesë e asaj që kishte mbetur u është shkruar personave…
“Mirdita? A u lodhët? Po. Përditë vini kështu? Po. A e keni rëndë? Po.” Nxënësit e shkollës Ibe Palikuqi në fshatin Paniçar të Komunës së Sarajit janë nisur për në shkollë por me frikë se muri i shkollës mund të bie, ashtu sikur para disa javevë kur ra çatia e shkollës. “Në shkollën fillore Ibe Palikuqi në fshatin Paniçar para disa javëvë është shembur kulmi i kësaj shkolle, nëdrsa tash rrezikohet që edhe muri këtu jashtë të shembet”, thotë gazetarja Arbana Q. Klimenta. E nga ana tjetër edhe pse para 1 viti ka filluar ndërtimi i shkollës së re në…
Dijana Toska Historia na ka dëshmuar me qindra herë se pas vdekjes së një lideri, burrështetasi apo personaliteti të dalluar në një sferë qoftë shkencore, kulturore të cilët me veprimet e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyera, pasardhësit vazhdojnë veprimtarinë e tyre në të njejtën rrugë në shenjë respekti për ta mbajt gjallë këtë frymë e veprimtari të ndritur të historisë, siq është fryma rugoviane. Por, të thiresh në një frymë ahmetiane për së gjalli të liderit të një partije është më shumë se injorancë e kur sheh se si pleshtat i duartrokasin një akti të tillë mortor, sdi çka…

