Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “”Intervistë në Shenja” tha se ai si lider i ASH-së nuk do t’i fillonte negociatat për hyrje në Qeveri nëse nuk do t’ia vlente. “Të mendohesha unë se sja vlen as që do t’i filloja negociatat. I Fillova negociatat dhe pikë së parë me platformën tonë politike për hyrje në vija të kuqe prej të cilave nuk guxojmë të tërhiqemi dhe prandaj kanë qenë të rënda. 2/3 e negociatave i kemi harxhuar në sinkronizimin e programit politik. Por 1/3-të e kemi harxhuar edhe në zgjedhjet kadrovike”, u shpreh Taravari. /SHENJA/
Author: Jeta almakos
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin, Arben Taravari, “”Intervistë në Shenja” duke folur për hyrje në Qeveri tha se kanë marrëveshje me LSDM-më. Ai më tej nuk dha detaje rreth ndarjes së resoreve. “Unë planifikoj nesër osë pasnesër të thirri kryesinë. Para asaj për nesër kemi organizuar referendum partiak e cila do të fillojë prej ora 12:00 dhe do të jetë online. Shumica e degëve aty ku jemi të organizuar. Prej orës 12:00 deri ora 6:00 besoj se do të jetë votimi online për të prezantuar ofertën tonë dhe rezultati që do të dalë nga referendum do të prezantojë…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbrëmjen e sotme në Kuvend, informon Klan Macedonia. Gazetari i Klan Maqedonisë, Furkan Saliu ishte në vendngjarje. Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i Alternativës Afrim Gashi nuk e mohoi takimin e kreun e opozitës maqedonase, Mickoski. Ai për KlanM deklaroi se është detyrë e liderëve dhe politikanëve që të takohen në të mirë të vendit. “Në Parlament kemi takime të ndryshme me gjithë kyetarët e partive politike. Këto ditë do të kem takime të ndryshme me plotë deputetë. Për momentin jemi duke biseduar për intencën kryesore që…
Sistemi i Fondit të Sigurimit Shëndetësor ishte objektiv i një sulmi kibernetik. Pas tre ditësh, institucioni vendosi të pranojë se në fakt sistemi ka një problem teknik dhe një pjesë e serverëve nuk funksionojnë. “Aktualisht FSSH po merret me një sulm kibernetik, i cili shkakton mosfunksionim në një pjesë të sistemeve të IT. Një ekip ekspertësh punon 24/7 për t’u përballur me sfidat dhe për t’i hequr ato sa më shpejt të jetë e mundur. Përparësi i jepet rikthimit në funksionim të sistemit të pagesës së pushimit mjekësor, lejes së lehonisë dhe rimbursimet, ndërsa FSSH tashmë ka lëshuar udhëzime për…
Qenan Aliu Ju lutemi, të zbatoni ligjin dhe ti shpjegoni opinionit të gjërë për këtë devijim dhe heshtje perfide ! Ministria e Drejtësisë së RMV dhe rrjedhimisht edhe DREJTORIA për mbajtjen e librave të AMZËS, nuk respektojnë Ligjin për EVIDENCËN e amzës në PËRMBAJTJEN e formularëve të Çertifikatës të lindjes, Kurorëzimeve dhe Çertifikatës së vdekjes. Drejtoria në fjalë është e themeluar në pajtim me Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për evidencën e amzës në vitin 2008 (Gazeta zyrtare e RM, nr.98/2008), zbatimi ka filluar më 1 janar 2009. Ndërkaq Ligji për evidencën e amzës është sjellur në vitin 1995 (Gazeta…
Këshilli ekzekutiv dhe Këshilli qendror i LSDM-së nesër do të mbajnë mbledhje, konfirmojnë për MIA-n nga kjo parti. Pritet që kryetari i LSDM-së, njëherësh kryeministër, Dimitar Kovaçevski të prezantojë epilogun e bisedimeve me Aleancën për Shqiptarët për bashkëngjitje eventuale në koalicionin qeverisës si dhe ofertën deri te partneri aktual i koalicionit, Alternativa me liderin e së cilës Afrim Gashi ka mbajtur sot takim. Nga Alternativa nuk zbulojnë detaje mbi epilogun e bisedimeve mes Kovaçevskit dhe Gashit dhe paralajmërojnë se vendim për veprimin e mëtejshëm, hëpërhë organet e tyre partiake do të sjellin pasi të formalizohet koalicioni i ri. Nga ASH…
Këshilli i Qytetit të Shkupit, sot ka marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare për zonat e prekura nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri në vlerë prej 6 milionë denarëve (97.454 euro). “Mjetet do të paguhen përmes llogarisë së ndihmës humanitare të Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe sigurohen nga mjetet për shpenzime të paparashikuara të buxhetit të bashkisë”. “Bashkia e Shkupit gjatë ditës së djeshme ka dërguar edhe një ekip intervenues të zjarrfikësve për të ndihmuar në misionin e shpëtimit në Gaziantep, dhe ndërkohë jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe jemi në dispozicion për të…
Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja. Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Grubi dhe ambasadori Qehaja diskutuan rreth zhvillimeve politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës, me theks të veçantë mbi frontin europian në vendin tonë, ndryshimet kushtetuese të cilat janë konsideruar si të domosdoshme për rrugën europiane si dhe dialogun Kosovë – Serbi, por edhe lidhjen midis dy vendeve tona me autostradë dhe One stop shop. Normalizimi i marrëdhënieve dhe…
Maqedonia ka nevojë për dyfishin e infermierëve se sa janë për momentin. Duke komentuar deklaratën e kreut të shoqatës së mjekëve se për 10 vitet e fundit kanë ikur 2000 mjekë, Ministri i Shëndetësisë tha se pavarësisht se ikja e mjekëve është shqetësuese, kohës së fundit vërehet një rënie e këtij trendi. “Me numër të mjekëve nuk ngecim shumë mbrapa, jemi afër. Më tepër ngecim me motrat, motrat medicinale realisht duhet të jenë në numër dyfish më të madh nga ajo që ne për momentin disponojmë. Si ministri e Shëndetësisë jemi në kontakt të vazhdueshëm me Fakultetin e mjekësisë në…
Ekipi i Armatës së Maqedonisë së Veriut për kërkim dhe shpëtim që dje pasdite arriti në Kahramanmarash, një prej zonave më të goditura nga tërmetet katastrofale që ndodhën në Turqi, gjatë ditës së sotme filloi me aktivitetet për kërkim të të mbijetuarve dhe nxjerrjen e viktimave. Ekipi i Armatës i përbërë nga 24 pjesëtarë të Batalionit për forca speciale dhe dy instruktorë të Komandës për stërvitje me dy qen të trajnuar janë në terrenin e qytetit Kahramanmarash.
Këmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar ka qenë 20.424.810 mijë euro. Janë eksportuar mallra në vlerë gjithsej 8.299.582 mijë euro, ndërsa janë importuar mallra në vlerë prej 12.125.228 mijë euro, njofton Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas të dhënave statistikore, eksporti shënon rritje prej 19,9 për qind, ndërsa importi prej 25,8 për qind. Deficit tregtar ishte 3.825.646 mijë euro. Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.
Asnjë vend evropian nuk ka një ligj të tillë sepse thjesht nuk funksionon. Ligjet e tilla kufizuese kanë dëshmuar se kanë efekt të kundërt – nuk do të zvogëlohen as luajtja e lojërave të fatit dhe as rreziqet që ato bartin, por për lojtarët do të hapet një fushë e re e përfitimit dhe rrezikut të paligjshëm, theksoi Vasko Ilievski nga Asociacioni i bastoreve sportive të Maqedonisë (ABSM) në konferencën e sotme për media në lidhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë, me të cilin është përcaktuar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe…

