“Nuk pres mëshirë, por drejtësi”, tha i dënuari me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, Agim Ismailoviq në seancën e fundit në Gjykatën Supreme para marrjes së vendimit përfundimtar nëse kjo lëndë do të kthehet në ri-gjykim ose jo. Avokati Naser Raufi tha se përkundër faktit që Prokuroria nuk duket bashkëpunuese dhe kërkon të refuzohen ankesat, ka një sërë dëshmish që ky rast është tërësisht i montuar. “Presim që edhe këtë radhë gjykata Supreme ta rikthejë këtë rast, pasi në këto gjykime që ishin deri tani, kishim edhe një poentë plus ne si mbrojtje por edhe të dënuarit, që ishte…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut, Marko Bislimoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike në tarifën e lirë ditore do të jetë i njejtë me tarifën e natës. Tarifa ditore do të jetë dy orë në intervalin nga ora 12 deri në 16-17, për çka janë duke u bërë analizat përfundimtare. Bislimoski në një intervistë në “TOP TEMA” tha se tani është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ai tha se nuk mund të tregojë se sa do të jetë çmimi në euro, sepse, siç theksoi, është vendim i menaxhmentit të Elektranave të RMV-së dhe…
Mbrëmë në rrugën 172 në Shkup një polic me veturën e tij zyrtare ka dalë nga rruga. Nga MPB-ja njoftojnë se polici ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe më pas ka ndodhur aksidenti. Polici ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin klinika “Nënë Tereza”, Shkup.
Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër rrëmbimin brenda territorit të Republikës së Kosovës të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e forcave speciale serbe, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Ky akt luftënxitës është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të efektivëve policorë dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar t’i bëjë presion Qeverisë se Serbisë në këtë drejtim”, thuhet në njoftimi e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari. Taravari thotë se palët duhet të rikthehen në tavolinën e bisedimeve, duke kontribuar në normalizimin e plotë të situatës në Veriun e Kosovës dhe zbatimin…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 136 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre 20 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas raportit të MPB-së 20 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. “Janë shqiptuar dhe 3 gjoba të tjera për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe katër të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara”, thonë nga MPB. MPB i fton të gjithë…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e pasdites me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 28 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e pasdites me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimalë do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi se Millun Millenkoviq- Llune nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat ndaj tij. “Ai është një luftëtar i shquar për interesat kombëtare serbe dhe për të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, tha ai gjatë një konference për media në Beograd. Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviq- Llune, që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë”. Sipas…
Rrjetet sociale janë bërë mollë sherri dhe mjetë kërcënimi për një 16 vjeçare nga një fshat i Tetovës. Sipas nënës së vajzës së mitur, një djalë 17 vjeçarë nga një fshat i komunës së Zhelinës dikur ish i dashur i vajzës, shpërndanë foto dhe video të vajzës në TikTok, fjalë fyese dhe fotografi denigruse vetëm për të kërcënuar vajzën. Nëna e vajzës së mitur, rastin e ka lajmëruar në polici, por sipas saj policia nuk ka marrë masa, ku më pas ajo shprehet për portalin TetovaSot të gjithë ngjarjen trishteuse të familjes së saj. TS ka kontaktuar policinë e Tetovës…
Ish-deputeti dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev në seancën e sotme qeveritare është emëruar ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë Doganore, pasi drejtoresha e deritanishme Sllavica Kutirov, e cila ishte në krye të institucionit për dy vite, dha dorëheqje. Kutirov paraprakisht me një kumtesë për mediat informoi se Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e saj nga funksioni drejtoreshë e Drejtorisë Doganore, të parashtruar për arsye personale, ndërsa me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të karrierës profesionale në planin ndërkombëtar. “Dëshiroj të falënderoj Qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen e parezervë në dy vitet e fundit, e cila kontribuoi…
BDI-ja ka një kusht të ri për VMRO-DPMNE-në, për të hequr dorë nga pushteti në rast të formimit të qeverisë së zgjeruar për ndryshimet kushtetuese sipas kërkesës së Mickoskit. Nga partia e Ahmetit thonë se pranojnë që ndryshimet kushtetuese të hynë në fuqi në ditën e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe po të njëjtën ditë ata të dalin nga pushteti por kanë një kusht si pikë të tretë të planit, të cilin e zbardhi sot zëdhënësi i partisë Bujar Osmani. “Kemi vetëm një kusht nëse pranohet ky plan dhe kjo është pika e tretë që detyrimisht që nesër të fillojë…
Sot në Biçincë të Kërçovës sot është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli. Nga MPB thonë se trupi i pajetë është gjetur në lumin “Zajashka”, ndërsa bëhet fjalë për një personi cili ishte raportuar si i zhdukur, “Nga masat e marra është konstatuar se bëhet fjalë për V.S.(77) nga Kërçova i cili është raportuar i zhdukur më 12.06.2023. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune”, shtojnë nga MPB.
Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shqetësues mbetet rënia e standardit të jetesës dhe rritja e çmimeve, ndërsa kryefjalë e zyrtarëve të lartë të shtetit muajve të fundit mbeten modalitetet për ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht përfshirjen bullgarëve në preambulë. Ky është kushti për Maqedoninë e Veriut që t’i hapet rrugë procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Anketa e realizuar së fundi nga Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, ka nxjerrë në pah se 56 për qind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut mendojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, kundrejt 11.1 për qind që konsiderojnë…

