Author: Jeta almakos

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot nga foltorja e Parlamentit tha se Maqedonia është para Shqipërisë, Bullhgarisë dhe Serbisë për sa i përket pagës minimale. Sipas tij, opozita bën propozime populiste sa i përket pagës minimale, pa bërë përllogaritjet në bazë të zhvillimit ekonomik, standardit jetësorë etj. “Sipas eurostatit paga minimale në Europë nga vendi në vend ndryshon, ndërsa ne si vend jemi në mes. Dua t’ju informojë që paga minimale më e ulët se tek ne është në Shqipëri, Bullgari e Serbi. Dhe ju përmendet që po, Shqipëria ka thënë se do e rrisë pagën minimale, ndërkaq…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave në një njoftim për media thotë se për shkak të reshjeve intensive të shiut në pjesë të Maqedonisë Perëndimore, veçanërisht në rajonin e Pollogut dhe Komunën e Tetovës, janë vërejtur probleme me përthithjen e kanalizimeve atmosferike dhe fekale në pjesët urbane të qytetit. Kjo ka çuar në grumbullim dhe krijim të sipërfaqeve me ujë nën nënkalimet dhe mbikalimet. “Apelojmë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër rrugë dhe shmangie të qarkullimit drejt pjesëve të lartpërmendura të infrastrukturës rrugore.Ekipet kompetente janë në terren dhe po punojnë aktivisht për tejkalimin e gjendjes”, thonë nga QMK.

Lexo më Shumë

Në emisionin “Debat në Shenja” kryetari i ASH-së Ziadin Sela tha se fitues në këto zgjedhje ishte vetëm VMRO, derisa tha se e shfrytëzon këtë moment për ta uruar, duke nënkuptuar se nuk është VLEN koalicioni që ka fituar në kampin shqiptar, raporton SHENJA. “Unë çdo herë kam pasur përballë pushtetin, sidomos në zgjedhjet lokale. Tani mirë se erdhën në realitet, këta që e kaluan tani. Zgjedhjet assesi nuk mund të quhen demokratike. Në këto zgjedhje fituese është vetëm VMRO-ja dhe shfrytëzoj rastin ta uroj fituesin. Unë nuk e kam krijuar këtë situatë. Unë jam viktimë politike”, tha Sela.

Lexo më Shumë

Tërmet me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane sot ishte ndjerë në pjesën verilindore të vendit, informojnë nga Opservatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup. “Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 15:48 regjistroi tërmet me epiqendër në zonën kufitare në afërsi të Blagoevgradit, rreth 124 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale prej ML 3.2”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik. Sipas të dhënave fillestare, tërmeti ishte ndjerë në pjesët verilindore të vendit, veçanërisht në Dellçevë dhe Vinicë si dhe në vendbanimet përreth, me intensitet prej tre ballë sipas…

Lexo më Shumë

Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme jugore ka goditur rajonin e Shkupit, duke shkaktuar probleme serioze në trafikun ajror, njofton TV21. Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, për shkak të erës së fuqishme, dy avionë janë detyruar të devijojnë dhe të ulen në aeroportin e Prishtinës, ndërsa dy të tjerë po vazhdojnë të qarkullojnë në ajër në pritje të udhëzimeve për ulje. “Për shkak të erës së fortë jugore, e cila e ka përfshirë rajonin e Shkupit, dy avionë janë devijuar për ulje drejt aeroportit të Prishtinës, ndërsa dy të tjerë ende po qarkullojnë dhe po…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski paralajmëroi sot ndryshime të thella kadrovike në administratë dhe ndërmarrjet publike pas fillimit të mandatit të tij të tretë. “Definitivisht do të ketë ndryshime nga eshaloni i parë e deri te i fundit, kudo ku ka vërejtje në punën e individëve, sepse asnjë sistem nuk mund të mbështetet në vullnetin e mirë të një personi, por duhet të ndërtohet sistem që është në funksion të qytetarëve“, deklaroi Dimitrievski. Ndryshimet në pozitat udhëheqëse priten edhe për shkak të marrëveshjes me partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE, DPSM dhe VLEN. Sipas informacioneve jozyrtare për Kumanovonews, NP “Pastrim…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se sot i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, përcjell TV21. Ministri thotë se operacioni ka kaluar me sukses dhe se vijon periudha e rikuperimit. “Të nderuar qytetarë, sot në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe ndjehem i qëndrueshëm. Aktualisht jam nën mbikëqyrjen e mjekëve, pas çka do të vijojë një periudhë e shkurtër rikuperimi. Ju siguroj se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të funksionojë pa ndërprerje dhe në mënyrë efektive sipas procedurave të përcaktuara. I gjithë ekipi profesionalisht po kryen detyrat, dhe…

Lexo më Shumë

Afatet për kapërcimin e pengesave varen plotësisht nga ju. Këtu po dëgjoj gjithnjë e më shpesh shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit apo aftësisë për të ndërmarrë reformat e domosdoshme. Nuk dua ta besoj këtë argument. Me shumë shpresë, do të lejoj veten të citoj Presidenten Ursula von der Leyen: “Topi është në fushën tuaj”… thotë për gazetën KOHA, ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Jeliasko Radoukov Bisedoi: Vedat MEMEDALIU KOHA: Ambasador, Bullgaria po vendos një procedurë të re në kufi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Çfarë e ka…

Lexo më Shumë

Nën organizimin e Sh. B. Logos-A, ditën e shtunë më 15 nëntor, të udhëhequr nga redaktori Muhamed Jashari, u organizua promovimi i librit me titull “Ndryshku i Kohës” të shkrimtarit Kim Mehmeti në Tiranë. Në këtë ngjarje kulturore të pranishëm ishin një numër i madh studiuesish, dashamirë të librit, lexues të autorit nga vise të ndryshme. Promotorët e veprës akademik Ali Aliu dhe shkrimtari Agim Baçi çmuan lartë veprën e autorit madje duke theksuar që kjo vepër mos të jetë e fundit por autori të vazhdoj edhe më tej të shkruaj dhe të na ofrojë libra. Akademik Aliu ndër tjerash…

Lexo më Shumë

Gjatë panelit të organizuar nga kompania farmaceutike “Alkaloid”, me temën “Perspektivat e ekspertëve mbi lindjen e parakohshme”, mjekët neonatolog, dermatolog dhe të tjerë theksuan rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe mbështetjes së vazhdueshme për foshnjat e lindura para kohe. Sipas mjekëve lindjet e parakohshme mbeten një sfidë serioze për sistemin shëndetësor, duke shtuar se trajtimi multidisiplinar dhe monitorimi i vazhdueshëm mund të ulin rreziqet për komplikime afatgjata. Ata theksuan se edukimi i prindërve dhe qasja e personalizuar në kujdesin neonatal janë kyçe për mbijetesën dhe zhvillimin e shëndetshëm të foshnjave të parakohshme. Ekspertët pajtohen se bashkëpunimi mes mjekëve, prindërve dhe…

Lexo më Shumë

“Sot prita në Komunën e Çairit Rektorin e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, Prof. Dr. Lutfi Sunar, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme, Assoc. Prof. Dr. Seyhan Murtezan Ibrahimi, dhe Këshilltarin Ligjor, Betim Ameti. Vizita e tyre ishte një sinjal i qartë se Çairi po forcon rolin e vet si hapësirë e bashkëpunimit akademik dhe inovacionit. Rektori më uroi për detyrën dhe shprehu gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet edhe më të fuqishëm mes Komunës së Çairit dhe UIB-it. Diskutuam projektet që do të ndikojnë drejtpërdrejt tek të rinjtë tanë: Qendrën e Inovacionit Social, aktivitetet akademike dhe zhvillimin e kampusit, fusha…

Lexo më Shumë

Teza: “Serbët e kërcënuar në Maqedoni”, e kam dëgjuar për herë të pestë, dhe të fundit në kanalin “Newsmax Balkans” (televizioni më i ri në hapësirën informative maqedonase të propagandës së Serbisë së Madhe). Në intervistën me Ivica Bocevski dhe Dragan Milosavljevic. Por, pse? Sepse, dikush ua kritikon “Boten Serbe” dhe disa individë shqetesohen kur festojnë çlirimin e Serbisë së Vjetër!? Serbët janë të kërcënuar në Kroaci, Bosnjë, Kosovë, Mal të Zi dhe tani në Maqedoni? Por në fakt kemi një sezon të ri të “vampirizimit të Serbisë së Madhe”. *Status fecebook’u i ish-kryeministrit te Maqedonise se Veriut dhe ish-lider…

Lexo më Shumë