Ka disa parti politike që po përpiqen të ndërtojnë një karrierë politike mbi rastin e Koçanit, mbi vuajtjet e njerëzve që humbën të dashurit e tyre, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski. “Dhe kjo është arsyeja pse nuk mund të themi se nuk ka ndikim politik, sepse ata politikanë, ato parti politike po përpiqen ta abuzojnë këtë vuajtje, duke dërguar vazhdimisht mesazhe politike”, tha Mickoski. Ndryshe nga ata, kryeministri shtoi: “Unë hesht gjatë gjithë kohës dhe i lë prokurorisë, gjykatave të ushtrojnë kompetencat që kanë, domethënë të kenë një gjykim të drejtë, të kenë një gjykim që do të zbulojë qartë se…
Author: Jeta almakos
Uebsajti bullgar në gjuhën maqedonase Vestimak.mk, i redaktuar nga Sofja, ka publikuar një material që po ngjall reagime në Shkup. Në videon e publikuar, ish-kryeministri Ljubço Georgievski deklaron se, sipas tij, kombi maqedonas rrjedh nga kombi bullgar. Georgievski thekson se është “një nga të paktët maqedonas” që beson se formimi i identitetit maqedonas është rezultat i një procesi të gjatë historik, i shoqëruar me konflikte dhe ndryshime të vazhdueshme. Ai mohon narrativën se identiteti maqedonas është krijuar në vitin 1945, duke u shprehur se zhvillimi i tij nisi shumë më herët dhe kaloi nëpër etapa të ndryshme. Deklarata e tij…
Deputetët votuan për amendamentet që do të vendosin 18% TVSH për porositë deri në 22 euro për dyqanet online nga jashtë vendit si “Temu”, “Shein”, “Ali Express”. Këto porosi kanë qenë të përjashtuara nga taksat deri më tani. 59 deputetë votuan “pro”, dhe 12 ishin kundër. Kjo praktikisht do të thotë një rritje e çmimeve për porositë deri në 22 euro, të cilat nuk janë tatuar deri më tani. Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankulovski tha se qëllimi është të mbrohen tregtarët tanë të vegjël. Ai tha se ky përjashtim është hequr tashmë në Serbi dhe Mal të Zi, dhe është…
Komuna e Çairit po e shndërron Shkupin në kryeqendrën kulturore të shqiptarëve, me organizimin e koncertit Gala të 28 Nëntorit, që sjell zëra nga më të mirët e skenës operistike shqiptare dhe botërore. Kryetari i Komunës priti sot sopranon e njohur nga Shkupi, Dëshira Ahmeti Kërliu, me të cilën u diskutuan detajet e përgatitjeve të kësaj ngjarjeje madhështore, që premton art të nivelit më të lartë dhe emocion të rrallë. Në skenën e Shkupit vjen pas shumë vitesh Inva Mula, një nga zërat më të shquar shqiptarë në botë, e cila do të ndajë skenën me sopranon Dëshira Ahmeti dhe…
Janë tërhequr ambasadorët e Maqedonisë në Itali, Austri dhe Indi. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi një seri dekretesh me të cilat bëhen ndryshime të rëndësishme në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore. Ambasadori Vesel Memedi në Romë do të përfundojë mandatit më 31 janar 2026. Osvit Rosokllija do të tërhiqet nga detyra në Austri më 28 shkurt, ndërsa ambasadori Sllobodan Uzunov në Indi do ta lërë funksionin më 19 dhjetor 2025. Në të njëjtën kohë, ambasadori Igor Popov merr kompetenca shtesë – me dekretin e ri ai emërohet ambasador joresident në Uruguai, me seli në Brazil. Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë, dhe për…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se emrat e spitaleve dhe mjekëve që kanë dërguar pacientë në ndërhyrje të panevojshme kardiovaskulare do të publikohen pasi komisioni ta finalizojë raportin. Publikimi do të bëhet pas fazës së dytë, kur në komision do të përfshihen tre ekspertë ndërkombëtarë. Ai sqaroi se raporti aktual është draft dhe se gjetjet mund të ndryshojnë pas analizës së ekspertëve të jashtëm. Për shqetësimet mbi objektivitetin e komisionit, ku ka edhe mjekë nga spitalet private, Aliu theksoi se aty janë 15 anëtarë profesionistë dhe vendimet merren me shumicë votash. Sipas tij, ekzistojnë procesverbale dhe dokumentacion i plotë…
508 fëmijë në vendin tonë kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës dhe ngacmimit seksual. Këto shifra janë raste të raportuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ndërsa, në Evropë, çdo i pesti fëmijë është viktimë e dhunës seksuale. Në më të shumtën e rasteve dhunusi është person i njohur i fëmijës ose person të cilit fëmija i beson. Këto të dhëna u shpalosën në nisjen e fushatës kombëtare të quajtur “1 nga 5 – Stop dhunës seksuale ndaj fëmijëve”. Numri më i madh i rasteve që kanë ndodhur në vendin tonë janë përdhunim të fëmijëve nën 15 vjeç. Keti Jandrijeska…
Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 70-të, verifikoi mandatet e tre deputetëve të rinj: Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski zë vendin e Igor Nikollovskit, i cili më herët kishte njoftuar Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve se nuk e pranon mandatin. Tre deputetët e rinj do të zëvendësojnë Beti Stamenkoska-Trajkoska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanoski, të cilët u zgjodhën kryetarë të komunave të Kisella Vodës, Sopishtës dhe Prilepit.
Rritja e rrogës minimale dhe rritja e inflacionit ka përplasur pushtetin dhe opozitën në Kuvend. Deputetja e Lidhjes Social Demokrate, Jovana Trençevska, ka akuzuar Qeverinë dhe Ministrin Durmishi për mungesë të strategjisë dhe për faktin se me ardhjen e Qeverisë VMRO-VLEN është harruar premtimi për rrogë minimale prej 500 euro që ishte kërkesë e vazhdueshme e opozitës. Trençevska ka thënë se Maqedonia e Veriut është vendi i fundit në rajon sa i përket rrogës minimale. JOVANA TRENÇEVSKA – DEPUTETE E LSDM-SË Qeveria propozon rritje edhe atë duke pritur deri në mars të 2026-tës ndoshta për 2 mijë denarë mundet edhe…
Atë që kemi premtuar, tani po e ndjejnë qytetarët në vepra. E fundit është thirrja publike për aplikimin e studentëve për marrjen e vauçerëve, ku 55 mijë studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të pajisen me pajisje elektronike në vlerë prej 15 mijë e 300 denarë. Gjithçka që duhet të bëjnë studentët është të kyçen në sistemin e e-shërbimeve në ueb faqen uslugi.gov.mk dhe të bëjnë aplikimin dhe pas kryerjes së aplikimit do t’ju dalë një informim që e kanë marrë vauçerin me vlerë. Ajo që ne dëshirojmë të bëjmë si apel si VLEN dhe si Qeveri është…
Prokuroria në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një 23-vjeçari nga Vollkova për kryerje të akteve të tjera seksuale ndaj një vajze pesëvjeçare, vepër e parashikuar nga neni 188 i Kodit Penal. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur mes majit dhe korrikut të këtij viti, në shtëpinë e të pandehurit, i cili e ka kërcënuar viktimën të mos tregojë. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit. “Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 23-vjeçari nga Vollkova, pasi janë siguruar prova se ai ka kryer akte të tjera seksuale me një vajzë nën moshën 15 vjeç, në përputhje…
Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur këtë mëngjes në Lisiçe të Epërme të Shkupit, në rrugën që çon drejt lagjes Pintia. Sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet një automjet i përmbysur, i cili më herët ishte përplasur me një kamion. Sipas informacioneve të para, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Ndihma e Shpejtë, e cila ka konstatuar lëndime të lehta tek dy persona.

