Sofia Ognenova, një paciente tashmë e ndjerë që ishte në dializë nga mosha 20 vjeçe, ishte e vetmja në vend që hemodializën e bënte në shtëpi. Kur ndërroi jetë në moshën 62 vjeçare, familja vendosi që aparatin e lëvizshëm t’ia dhurojë Spitalit për Nefrologji në Strugë. “Sofia ishte gjithçka për ne. Ajo na mësoi shumë për jetën, ishte shumë e gëzuar dhe na mbështeti në shumë situata. Ajo filloi me hemodializën në kushte private, në shtëpi falë njerëzve humanë që i dhuruan një aparat të tillë dhe pas vdekjes së saj vendosëm që këtë aparat të ri t’ia dhurojmë kësaj…
Author: Jeta almakos
Manifestimi i 31-të me radhën në Kumanovë. Të shtunën në datën simbol të 11 marsit (2023) në kujtim të protestave studentore të viti 1981, në Kumanovë dh Likovë u mbajtën ‘’Takimet Poetike të Karadakut’’, të 31-at me radhë organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve ‘’Jehona e Karadakut’’. Kryetari Fatos Rushiti, gjatë fjalës përshëndetëse, vuri në dukje nismat për bashkëpunim mes klubeve letrare në hapësirat shqiptare, duke qenë kritik ndaj Qeverisë së Shqipërisë për mungesën e përkrahjes së iniciativave kulturore me interes kombëtar. Siç tha Rushiti, shteti shqiptar, edhe përkundër asaj se e ka obligim kushtetues nuk krijon asnjë modalitet bashkëpunimi mes…
LSDM, përmes Qeverisë dhe shumicës parlamentare vazhdon të kujdeset për të gjitha kategoritë e qytetarëve, tha në një konferencë për media deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijelj. Ajo shtoi se sipas vlerësimeve, pensionet do të rriten për rreth shtatë për qind, që do të thotë se pensioni mesatar në mars të këtij viti do të rritet për mbi 1200 denarë. “Nga ky muaj paga minimale sërish po rritet dhe do të arrijë në 20.175 denarë, gjegjësisht mbi 2.000 denarë më shumë se paga minimale e mëparshme, e cila ishte 18.000 denarë. Sipas metodologjisë së barazimit të pensioneve, nga ky muaj do…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka zhvilluar takim pune me një delegacion të Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të kryesuar nga ministri i Sigurisë, Nenad Neshiq. Në takim u fokusua në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellimin e lidhjeve miqësore ndërmjet MPB-së së Maqedonisë dhe Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës. “Me kënaqësi të veçantë po them se marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimi rajonal janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer i deritanishëm, si në nivel politik ashtu edhe në atë operacional, bazohet në Marrëveshjet e nënshkruara tashmë ndërmjet…
72 nxënësit shqiptar të çashkës që me vite ndjekin mësimin në gjuhën maqedone nga shtatori do të mësojnë në gjuhen shqipe, kështu premtoi Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri. Ai njoftoi se i ka takuar prindërit dhe u ka dhënë premtim atyre se kjo çështje do të zgjidhet. Mbrenda shtatorit unë si ministër ju premtoj se do të bëjë çmos, do shkoj do të takoj prindërit. Nga shtatori premtoj se do të fillojnë nxënësit të mësojnë shqip. Ditë më parë prindërit e 72 nxënësve mbledhën nënshkrime për të disatën here dhe i dërguan deri tek Komuna e Çashkës me shprese se…
Gjykata e Apelit nga Manastiri e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë me të cilin i është ndarë dëmshpërblim në të holla një banoreje të Manastirit e cila është sulmuar dhe kafshuar nga një mace endacake. Ngjarja ka ndodhur në natën e Vitit të Ri në vitin 2021 derisa gruaja ka hedhur mbeturina në kontejner në rrugën “Tosho Daskallo”. Avokati i të lënduarës Marjan Petrovski, i cili arriti ta fitojë procesin gjyqësor, për sdk.mk thotë se klientja e tij është sulmuar befasisht dhe disa herë nga një mace e madhe, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime – i është shkëputur lëkura dhe…
Naser Pajaziti Tetovari i dënuar me burgim të përjetshëm, 18 vite kërkon drejtësi: Ma montuan rastin Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës po mbush gati 18 vjet në burgun e Idrizovës, si një i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Shkupit, derisa po lozte basketboll me fëmijët e lagjes. Agjencia e lajmeve INA në vazhdimësi ka trajtuar rastin e Burhanit, i cili kërkon drejtësinë dhe pafajësinë, pasi që dëshmitë dhe provat e ofruara flasin se Burhani nuk ka lidhje me vrasjen që ndodhi më 19 tetor 2002 në lagjen Drenovec…
Askund në Evropë, koncepti morbid i quajtur “zgjidhje përfundimtare e çështjes hebraike” nuk ishte zbatuar në mënyrë më efikase se sa në Maqedoninë e atëhershme të okupuar. Si në gjuhën hebraike ashtu edhe në gjuhën maqedonase kuptimi origjinal i fjalës drejtësi, i referohet asaj që i përgjigjet së vërtetës. Drejtësia nënkupton të njihet dhe emërtohet e vërteta dhe ajo të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim, duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë në dëbimin e hebrenjve nga Maqedonia. Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij para përmendores…
Numri i gjykatësve në vend ka qenë në rënie të vazhdueshme në vitet e fundit nga 499 në vitin 2019, në 493 më 2020, 473 më 2021, në 449 gjykatës në vitin 2022 Sipas raportit vjetor për punën e gjykatave të Këshillit Gjyqësor në vitin 2022, nga gjithsej 27 gjykata themelore në të gjithë vendin, 14 janë të azhurnuara, ndërsa 13 të paazhurnuara. Ky vlerësim bazohet në diferencën ndërmjet numrit të lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura në vit. Domethënë, gjykatat që kanë zgjidhur më shumë nga lëndët e pranuara gjatë vitit janë azhurnuara, ndërsa ato që kanë dështuar…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi siguron se inflacioni këtë vit do të jetë më i ulët se rritja e pagave, duke përfshirë pagën minimale dhe pagën mesatare. Ai i bëri thirrje Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që ta hetojë rastet e keqpëdorimeve. Shporta e konsumatorit në tregjet botërore gati 11 muaj është më e lirë se vitin e kaluar, kurse në Maqedoninë e Veriut është 25 për qind më e shtrenjtë. E për këtë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë duke folur në këtë drejtim dhe për çmimet e bukës njoftoi se në…
Sot në Maqedoninë e Veriut shënohet 80-vjetori i dëbimit të hebrenjve për në kampin e përqendrimit në Treblinka të Polonisë. Ishin 7.144 pjesëtarë të këtij komuniteti që jetonin në Maqedoninë e atëhershme, të cilët në mars të vitit 1943 së bashku më dhjetëra mijëra hebrenj të tjerë që jetonin në territoret e pushtuara nga Bullgaria, ishin dërguar në kampin e shfarosjes dhe asnjë prej tyre nuk ishte kthyer i gjallë. Në këtë kamp, në periudhën korrik 1942 deri në tetor të vitit 1943, sipas autoriteteve izraelite, por edhe hulumtuesve të ndryshëm, nga regjimi nazist gjerman dhe mbështetësit e tyre, janë…
Nëpunësit policorë kanë privuar nga liria një person J.Z. (27) Nga Sllupçani, Komuna e Likovës për shkak se me automjet “opel” ka transportuar 11 emigrantë – tre nga India, pesë nga Pakistani dhe tre nga Afganistani. “Sot rreth orës 00:25 në autostradën A1 Negotinë-Veles, ai nuk është ndalur në sinjalin e dhënë nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor “Mihajllovo”, pas çka në afërsi të Velesit ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është përmbysur. J.Z. dhe tre emigrantë me lëndime të lehta trupore janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm Veles për ofrim të ndihmës mjekësore, ndërsa pastaj J.Z.…

