Një pushim në një resort turistik në Egjipt ka rezultuar “fatale” për një grua austriake pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte. Ajo nuk arriti ta kuptonte për asnjë moment që peshku mishngrënës po notonte në të njëjtat ujëra dhe përgjonte viktimën e radhës. Turistja 68 – vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve.
Author: Jeta almakos
Ukraina ka gjetur një hard-disk që përmbante rreth 100 GB ne të dhëna ushtarake ruse, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar ukrainas. Ai u zbulua në rajonin Chernihiv të Ukrainës veriore ndërsa rojet kufitare po kryenin kontrolle, sipas Kievit. Hard disku përmbante një listë të ushtarëve dhe të dhëna biografike të ushtrisë ruse nga një njësi e veçantë e artilerisë së mbrojtjes ajrore. Disku përmbante gjithashtu detaje të armëve ruse, si dhe të dhëna për stërvitjet ushtarake. “Oficerët ukrainas të zbatimit të ligjit tani kanë fotografi, karakteristika, kopje të pasaportave dhe dokumente të tjera të pushtuesve,” thotë Shërbimi Shtetëror Kufitar.
Ukraina i kërkoi Turqisë të ndalojë anijen ruse të mallrave Zhibek Zholy, e cila transporton një ngarkesë me drithë ukrainase nga porti Berdyansk i pushtuar nga trupat e Moskës. Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Ukrainës tha se kjo anije është larguar nga porti me 4,500 tonë grurë që i përkasin Ukrainës. Në një letër drejtuar Ministrisë Turke të Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme ukrainase thekson në mënyrë specifike se Zhibek Zholy është përfshirë në “eksportin e paligjshëm të grurit ukrainas” nga Berdyansk dhe s’është nisur drejt Turqisë. Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës i bëri thirrje autoriteteve turke të inspektojnë…
Ministrja e Jashtme bullgare e dorëhequr Teodora Gencovska tha për BGNES se nuk kishte asnjë propozim të ri francez që të ndryshonte nga ai i miratuar tashmë nga parlamenti bullgar. Më 24 qershor, Asambleja Kombëtare votoi mbi një projekt-rezolutë që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Sofjes dhe Shkupit dhe hapjen e rrugës për integrimin evropian të RS Maqedonisë. Projektvendimi bazohet në propozimin e presidencës franceze dhe mbështetet mbi të për të mbrojtur më tej interesat bullgare. Ajo ripohoi kushtet në të cilat Sofja mund të mbështesë procesin e integrimit evropian. Qeveria miratoi vendimin në Parlamentin bullgar dje. Në pyetjen e…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nëse pranohet propozimi francez, Maqedonia nuk do të hyjë kurrë në Bashkimin Evropian.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për media tha se partia ka ndryshuar vendim dhe nuk do të protestojë për shkak të rritjes së çmimeve. Sipas tij, ky vendim synon të fokusohet në propozimin e ri francez. “Megjithëse njoftova se do t’i propozoja KE-së që nesër të kemi protesta për shkak të goditjes dramatike në standardin e jetesës së qytetarëve, duke pasur parasysh shkallën e shtuar të kujdesit ndaj hapave me propozimin francez dhe tradhtisë së mundshme të interesave shtetërore. , vendosa ta ndryshoj atë dhe tërësisht “Jemi duke u fokusuar në zgjidhje”, tha Mickoski.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në hyrje të Samitit të NATO-s në Madrid tha se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia, përcjell TV21. “Në lidhje me aleancën e NATO-s, kjo luftë në Ukrainë ka provokuar edhe më gjerë disa nga kërcënimet hibride me të cilat jemi përballur minimum në 4 vitet e fundit. Duke folur veçanërisht për Maqedoninë e Veriut mund të ju them se jemi duke u përballur me këto kërcënime hibride që na vijnë nga Federata Ruse që nga viti 2018, që kur e kishim referendumin për çështjen e…
Dy tërmete të forta kanë goditur Turqinë mbrëmjen e sotme. Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4.5 ndërsa i dyti me magnitudë 3.9. Deri në këto momente nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale. Kujtojmë që vetëm një vit më parë Turqia dhe Greqia u goditën nga një tërmet i fortë ku pati viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksy Reznikov zbuloi të martën se Ukraina ka marrë 50 dronë të armatosur nga kompania turke e armëve Baykar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Reznikov falënderoi ukrainasit dhe Baykar për dhurimin e tre dronëve të armatosur Bayraktar TB2 pas një fushate për mbledhjen e fondeve në mediat sociale që mblodhi 20 milionë dollarë për të blerë tre aeroplanë. Baykar të hënën tha se refuzoi të merrte paratë dhe në vend të kësaj do të dhuronte dronët për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. “Falë bashkëpunimit të fuqishëm të presidentëve të Ukrainës, Volodymyr Zelensky…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në kuadër të Samitit të NATO’s që është mbajtur në Madrid të Spanjës. Në një video që e publikoi gjatë ditës nga samiti, Rama u pa duke biseduar me Bidenin dy herë. Përmes një postimi në Tëitter, ai ka zbuluar për çfarë biseduan. Rama ka thënë se ka dëgjuar nga Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO. Sipas Ramës, Biden ka shprehur edhe dëshirë për të organizuar diçka bashkarisht me rastin…
Një tren ka dalë nga shinat në San Francisco, SHBA, si pasojë e një vale të paprecedentë të të nxehtit në zonë. Dalja nga shinat shkaktoi një aksident të rrezikshëm, ku të 50 pasagjerët duhej të evakuoheshin dhe disa persona raportuan për lëndime të lehta. Temperaturat në shina arritën 60 gradë Celsius (140 Fahrenheit) pranë qytetit të Concord në Zonën e Gjirit, raporton euronews. Zyrtarët thonë se treni BART (Bay Area Rapid Transit) doli nga shinat rreth orës 17:30 dhe zjarrfikësit u thirrën për të shpëtuar pasagjerët. Një person që raportoi dhimbje shpine u dërgua në një spital, sipas LA Times.…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar koston mujore të mbrojtjes së Ukrainës kundër pushtimit rus. Ai ka deklaruar se vendit të tij i kushton pesë miliardë dollarë në muaj mbrojtja kundër pushtuesit rus. “Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë. Një luftë që do të përcaktojë se si do të duket rendi i ardhshëm botëror”, tha Zelensky në një fjalim virtual para delegatëve të samitit të NATO-s në Madrid. Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve të NATO-s që të dërgojnë më shumë armë dhe para në Ukrainë dhe të “parandalojnë aftësinë e Rusisë për…