Author: Jeta almakos

Maqedonia e Veriut pret që në Bullgari të zgjidhet një qeveri politike pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në këtë shtet. Në zgjedhjet e pesta parlamentare në dy vjetët e fundit, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bullgarisë, koalicioni i kryesuar nga partia GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov ka fituar me 26.67 për qind të votave, ndërsa në vend të dytë radhitet koalicioni i partive Vazhdojmë me ndryshimin, që drejtohet nga ish-kryeministri tjetër, Kiril Petkov me 24.68 për qind të votave. Në vendin e tretë është pozicionuar partia Ripërtëritja (Prerodba) me 14.58 për qind të…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Administratës për trashëgimi kulturore dhe Agjencisë së filmit edhe në ditën e shtatë të protestave e cila sot mbahet para Qeverisë kanë përsëritur kërkesat e tyre për rritjen e pagave sipas shembullit të Ministrisë së Financave, por edhe për takimin me autoritetet. Sipas kryetarit të Organizatës së Sindikatës pranë Ministrisë së Kulturës, Branko Kostovski, është e pahijshme që në këto ditë asnjë përfaqësues i institucioneve të sistemit nuk gjeti kohë t’i pranojë dhe dëgjojë kërkesat e tyre. “Tashmë është java e tretë e protestës, ku ne si punonjës shprehim pakënaqësinë tonë për të ardhurat…

Lexo më Shumë

Ky projekt i rëndësishëm, do të mundësojë lidhjen me komunikacion rrugor modern midis Shkupit me Tiranën, por në mënyrë indirekte, edhe me Prishtinën, kurse rëndësi të jashtëzakonshme ka edhe në planin rajonal e ndërkombëtar, përfundimi i të cilit pritet në vitin 2027 Më 4 prill vendoset gurthemeli i Korridorit 8. Hedhja e betonit të parë do të bëhet në Tetovë, nga ku fillon edhe aksi i parë i kësaj autostrade që të çon deri në Gostivar dhe në total është i gjatë 17.5 kilometra. Në gurthemelin e Kooridorit 8 përveç kreut shtetëror merr pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për…

Lexo më Shumë

Marshi për Drejtësi ka nisur sot me një numër të madh të qytetarëve të cilët dolën për të mbështetur luftën e drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë. Marshi ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Po ashtu, do të ketë fjalime nga organizatorët e marshit.Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./GazetaBlic

Lexo më Shumë

Dy kërkesa për mosrespektim të të drejtave të njeriut në burgun “Idrizovë”, ku po vuan dënimin me burg ka dorëzuar deri tek Avokati i Popullit Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, Ankesa e parë është në pjesën e pamundësisë së shfrytëzimit të objekteve dhe e dyta për mosveprim të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. “Ankesat janë në vazhdimësi, ndërkohë i kemi dërguar shkresë Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi që të respektohet afati ligjor për dhënien e mendimit për kërkesën e paraqitur, këto ditë Komisioni ka dhënë mendimin e tij, ndërsa procedura lidhur me komoditetet në…

Lexo më Shumë

Në RMV nuk dihet numri i saktë i fëmijëve me autizëm Dy prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit, e nga organizata “Xixëllonja e Kaltër” në shenjë ndërgjegjësimi u shpërndanë fletushka në të cilat kishte thënien “Unë shoh, Unë kuptoj, në shtandin ku kjo organizate ishte vendosur sot, kishin organizuar edhe aktivitete për fëmijë dhe për të gjithë të interesuarit që dëshironin të dinë më shumë rreth autizmit. Sipas Jasmina Troshanska kryetare e organizatës “Xixëllonja e Kaltër” në vendin tonë ende nuk ka statistika se sa është numri i saktë i personave me autizëm. “Jo, nuk dihet numri i…

Lexo më Shumë

Aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Shkup. Në njëzet lokacione po kryhen kontrolle, ku janë arrestuar pesëmbëdhjetë kriminelë, para së gjithash dilerë dhe grabitës, njofton MPB. Nga aty konfirmojnë se aksioni policor është duke u zhvilluar, por detajet do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në një intervist për “IMA” duke folur për pritshmëritë e qeverisë për procesin e negociatave me BE-në bëri të ditur se plani i qeverisë është që deri në fund të kësaj dekade ti përmbushim të gjitha detyrimet dhe të jemi gati për në BE “Ne do ta vendosim vetë kornizën kohore, BE-ja nuk do të na bëjë presion që të bëjmë diçka brenda një periudhe të caktuar, nëse nuk jemi gati dhe nuk e pranojmë si detyrim. Pra, brenda afatit që do të vendosim dhe është në interesin tonë që të jetë sa më…

Lexo më Shumë

Në sofrën e iftarit sonte u mblodhëm bashkë me bashkëqytetarët e Çairit. Ishte një mbrëmje shumë e këndshme e këtij muaji të bekuar. Edhe sonte si çdo natë të Ramazanit, qoftë i pranuar agjërimi dhe qofshin të pranuara edhe lutjet e të gjithë besimtarëve mysliman. https://www.facebook.com/100044857800537/posts/pfbid0kUMAJ2uYM6q3YaCC3JXQ1cDstV3AsW6p1A6bX2ed154R3kSPDnRcP41f4EXxc5V4l/?mibextid=cr9u03

Lexo më Shumë

Derbi në Ligën e Parë të Hendbollit të Maqedonisë ndërmjet Vardar 1961 dhe Eurofarm Pelisterit është ndërprerë pasditen e sotme në Shkup për shkak të incidenteve të rënda të shkaktuara nga tifozët, përcjell Klan Maqedoni. Ndeshja u ndërpre në minutën e 17-të me rezultat 6-6, pasi tifozët mysafirë me të hyrë në sallën “Jane Sandanski” filluan të gjuanin mjete piroteknike në drejtim të tifozëve vendas, ndërsa tifozët e Vardarit u kundërpërgjigjën duke hyrë në fushë duke hedhur shishe dhe objekte të forta, njofton a1on. Ndeshja është ndërprerë dhe të dyja skuadrat janë larguar nga fusha./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë vizitës ajo pritet të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. “Tema të diskutimit në takimin mes ministrave Osmani dhe Xhaçka pritet të jenë përkushtimi i të dy vendeve për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit bilateral, procesi negocioues për anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe dinamika rajonale, duke iu referuar në mënyrë të veçantë…

Lexo më Shumë