Author: Jeta almakos

Gjatë ditës së sotme në Strugë është arrestuar një 30-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se me dhunë e ka mbajtur një vajzë 19 vjeçe nga Ohri në një vikend shtëpizë në një fshat të Strugës. “Sot (16.04.2023) zyrtarët policorë të Strugës kanë privuar nga liria Zh.V.(30) për shkak të dyshimit se në orët e mbrëmjes të datës 15.04.2023 ka ndaluar në mënyrë të kundërligjshme një vajzë 19-vjeçare nga Ohri, të cilët njiheshin mes vete, në një vikend shtëpizë në një fshat të Strugës, në të cilën kishin hyrë me dhunë disa orë më parë”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Rasti i foshnjës 13-muajshe nga Shën Nikolla i cili u diagnostikua me fruth ka ngritur alarmin tek autoritetet shëndetësore. Shkalla e ulët e vaksinimit në 2020 dhe 2021 rrit rrezikun që lija të përhapet përsëri dhe komplikimet mund të jenë serioze te të pavaksinuarit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se ekziston rreziku i një epidemie të fruthit. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë bën thirrje vazhdimisht te prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, shkruan REL. Nga Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive thonë se po e përcjellin me vëmendje situatën. “Komisioni, si organ këshillimor, ka dhënë rekomandime lidhur me ndjekjen e…

Lexo më Shumë

Brenda pesë ditësh u mblodhën të hollat për protezën e të riut Denis Selko, e cila kushton 12 mijë euro. Pas publikimit të lajmit në TV21 bamirësit nuk u kursyen për ta ndihmuar Denisin të cilin e goditi vetura, e si pasojë e kishte humbur këmbën. Aksionin për mbledhjen e të hollave e zhvilloi Shoqata “Bamirësit Strugë”.  “Edhe pse është një shumë e madhe në raste të këtilla si kjo e Denisit një njeri punëtor, që vjen nga një familje punëtore që jeta e sfidoi në një mënyrë shumë të vështirë nuk ishte shumë e vështirë për tu mbledhur shuma…

Lexo më Shumë

Hoxhës nga Shqipërija, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur vet hoxha në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe dokumentacionin që i ka dorëzuar policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Qafthanë”. “Paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në dokumentin që policia i ka dhënë Ahmedit.  

Lexo më Shumë

Pak pas mesnate autoritetet e rendit kanë arritur të arrestojnë një 31-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një automjet në Lubin të Sarajit. Nga MPB bëjnë të ditur se automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit. “Më 15.04.2023, në ora 23:15, në rrugën “Brigada Kosovaro Maqedonase” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup e kanë privuar nga liria E.A. (31) nga Shkupi. Ai dyshon se më datë 14.04.2023 në ora 23:00 në fshatin Saraj ka marrë veturën e pasagjerëve “Skoda Felicia” me targa të Shkupit në pronësi të O.L.(51) nga fshati Lubin, komuna e Sarajit. Personi…

Lexo më Shumë

Rreth orës 22:30, në një ndër pjesët më të frekuentuara të lagjes, i vihet flaka veturës së Afrimi Rexhepit, komandantit në Burgun e Idrizovës, njofton KlanM. E kjo është ajo çka ka mbetur nga vetura e tij. Vetura është tërësisht e shkatërruar dhe nuk mund të riparohet. Rexhepi, sic percjell KlanM, është i mendimit se shkaktar për ndezjen e veturës së tij mund të jenë zënkat që ka pasur me të burgosurit. ”Unë kam pas mosmarrëveshje me disa të burgosur në Burgun e Idrizovës, për shkak se e kam kryer punën time me nderë dhe me profesionalizëm maksimal. Për ata…

Lexo më Shumë

Ata thonë se megjithatë kanë aktivitete. Ose punojnë sezonalisht jashtë vendit, kështu që nuk iu paguhet të kërkojnë punë në Maqedoni, ose thonë se më shumë ia vlen të kujdesen për fëmijët sesa të punojnë për pak para, shkruan REL. Pagat në Maqedoni janë shumë të ulëta, kështu që nuk kam kërkuar fare punë këtu, thotë 40-vjeçari Boris nga një qytet i vogël në brendësi. Për më shumë se 10 vjet, ai ka punuar sezonalisht në anijet turistike që lundrojnë në detin Karaibe. Ai është në anije për disa muaj, dhe pastaj kthehet në shtëpi për disa muaj dhe jeton…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2022 vlera e përgjithshme e transakcioneve të realizuara për blerje në internet është rreth 550 milion euro dhe krahasuar me vitin 2021 është shënuar rritje prej 25 për qind. Nga Asociacioni për tregti elektronike thonë se këto shifra i përfshijnë vetëm transakcionet e realizuara me kartelë dhe jo blerjet që pagesa bëhet pas pranimit të porosisë. “Tani nëse e shohim këtë 550 milion euro, bëhet fjalë për rritje prej 25 përqind, krahasuar me vitin 2021. Pra vlera e përgjithshme e transakcioneve të realizuara online. Sa i përket vlerës së transakcioneve të realizuara ndaj tregtarëve të brendshme ose sa…

Lexo më Shumë

Sindikalistët në Maqedoninë e Veriut theksojnë se rritja e pagës për rreth 35 euro, për 80 mijë të punësuar në sektorin publik, që paraqet gjysmën e numrit të të punësuarve në Maqedoninë e Veriut, nuk është kurrfarë ndihmese për të shtruar një sofër festive gjatë festave të këtij muaji, atë të Pashkëve dhe Bajramit. Nga muaji mars paga minimale në Maqedoninë e Veriut shënon rritje për 2 mijë e 175 denarë(rreth 35 euro). Ndërsa, pensionet rriten për njëmijë denarë(rreth 15 euro). Por, njëkohësisht Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë rritjes së pagës së 700 zyrtarëve të lartë të shtetit, për…

Lexo më Shumë

Pacientët me diabet më shumë se 5 muaj blejnë nga xhepi I tyre shirita për matjen e insulinës, ndërsa dy javët e fundit nëpër barnatoret e insulinës nuk ka as gjilpëra për insulin. Por këto nuk janë mungesat e vetme të personave me diabet. Disa muaj me radhë nëpër barnatoret e vendit nuk ka terapi me tabletë të cilat merren me mbulim nga shteti por blerja e tyre shkon vetëm privat. Pacientët me diabet thonë se kjo gjendje rëndon shumë gjendjen e tyre ekonomike, posaçërisht në këtë periudhë kur çdo gjë është shtrenjtuar. “Burrin e kam me diabet tanimë dy…

Lexo më Shumë

Në një intervistë të dhënë për Radio Evropa e lirë, kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski tha se për zgjedhjet të parakohshme parlamentare vendosë shumica në Kuvend, por sipas tij është e nevojshme që kjo Qeveri të shkojë sa më shpejt. Sipas tij qeverisja LSDM-BDI po keqmenaxhon vendin. “Mendimi im subjektiv është se secilat zgjedhje janë një test për demokracinë në vend dhe është e nevojshme që sa më shpejt kjo qeveri që punon keq dhe keqmenaxhon vendin të shkojë sa më shpejt. Le të vijnë njerëzit e përgjegjshëm me një koncept të qartë, me një vizion se si…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi të Tetova Sot, nga një person i cili është i punësuar në komunën e Tetovës. Pas publikimit të storjes nga ana e gazetarit Nevri Ademi të Tetova Sot, e cila flet për nepotizëm gjatë procesit të punësimit të bashkëshortes së Udhëheqësit të Departamentit për Arsim në Komunën e Tetovës, Validin Ademi, ai dje ka marrë kërcënim online në Facebook nga ana e vëllait të udhëheqësit Ademi. Sipas dëshmisë së kolegut, personi Valmir Ademi gjatë ditës së djeshme, me mesazh privat e ka kërcënuar me fjalët: “Po prek bukën…

Lexo më Shumë