Në një aktivitet në tregun e Tetovës, kandidatët e Aleancës për Shqiptarët për këshillin e Tetovës kanë takuar qytetarët në ditën e tregut duke prezantuar programin e rinisë për zgjedhjet e parkohshme lokale në Tetovë, shkruan Top24. “Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar bashkëqytetarë, Sot vizituam tregtarët dhe qytetarët që frekuentojnë tregun e qytetit për t’i njoftuar ata me programin dhe vizionin e rinisë së Aleancës për Shqiptarët për Tetovën dhe tetovarët. Në këtë ditë tregu ishim dëshmitarë të vështirësive dhe kushteve të rënda me të cilat ballafaqohen tregtarët, por edhe qytetarët, për shkak të mungesës së një hapësire…
Author: Jeta almakos
Rusia publikoi statistikë të re për pjesëmarrje të, siç i quan, mercenarëve të huaj që luftojnë në anën e Ukrainës. Maqedonia e Veriut është ndër vendet nga të cilat vijnë mercenarët në Ukrainë. Sipas listës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që nga fillimi i luftës, në anën ukrainase kanë luftuar 79 shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve 26 janë vrarë, 21 janë kthyer, ndërsa 32 persona nga vendi ende janë aktivë në front. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë thonë se nuk kanë informacione për pjesëmarrjen eventuale të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në luftën në Ukrainë, as…
Gjykata e Tetovës i ka caktuar masë paraburgimi 8 ditor personit të dyshuar për pedofili, M.A 27-vjeç nga Tearca e Tetovës. Dyshohet për kryerjen e veprës penale joshje të fëmijës që nuk i ka mbushur 14 vjet dhe tërheqja për marrëdhënie seksuale. 27-vjeçari dje u arrestua nga policia, pas kronikës që TV21 e transmetoi ditën e hënë, ku një nënë nga Kosova rrëfeu për ngacmimet që i ishin bërë vajzës së saj 12-vjeçare, përmes rrjeteve sociale, duke i kërkuar foto nudo, ose në të kundërtën e ka kërcënuar se do të publikojë në rrjete sociale foto dhe video me pamje…
Qytetarët e Maqedonisë i përkasin grupit të njerëzve më të mllefosur në Evropë. Mllefi dhe revolta e tyre në bazë ditore janë mbi mesataren evropiane, përcjell TV21. Këtë e treguan rezultatet e Raportit më të ri të “Gallup Global Emotions”, në të cilin janë përfshirë 122 vende në periudhën nga viti 2021 deri në gjysmën e parë të vitit 2022. Qytetarët e Maqedonisë me 26% të mllefit të akumuluar në bazë ditore u rreshtuan menjëherë pas Turqisë, ku mllefi është llogaritur në 48%. Pothuajse në të gjithë Evropën, mllefi në bazë ditore është nën 25%, kurse në Maqedoni ai është…
Në një video tronditëse është zënë momenti kur një biznesmen ka rënë në tokë dhe ka vdekur derisa ishte duke dhënë një fjalim në një konferencë në Egjipt. Muhammad Al-Qahtani, biznesmen saudit, po fliste në Konferencën Arabe-Afrikane në Kajro ku duke se gjatë fjalimit humb vetëdijen dhe bie me shpinë pas, raportoi NYP të enjten. Al-Qahtani ishte kryetar i bordit të “Al-Salam Holding” dhe thuhet se mbante një sërë postesh nderi si ambasador i vullnetit të mirë. U tha se ai vdiq pasi u dërgua në një tjetër dhomë nga rojet e sigurisë që ishin në konferencë. Nuk dihet shkaku…
Disa shpërthime janë raportuar në një zonë në Bjellorusi që gjendet pranë një aeroporti ushtarak. Ky aeroport, sipas autoriteteve ukrainase është përdorur nga forcat ajrore ruse për të sulmuar territorin e Ukrainës. Kanalet në Telegram Belaruski Hayun dhe Flagshtok cituan dëshmitarë të kenë thënë se gjatë natës janë dëgjuar të paktën tetë shpërthime, por edhe janë parë shkreptima në afërsi të aeroportit ushtarak, Ziabrauka, që gjendet në juglindje të rajonit Homel. Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha se në orën 23:00 më 10 gusht, motori i një makine ushtarake u përfshi nga zjarri dhe se “masat për të shuar zjarrin…
Në aktakuzë thuhet se një nënkolonel i ushtrisë gjermane ka punuar për shërbimin sekret rus GRU. Ai ka punuar nga simpatia, jo për para, por ka marrë favore të tjera, thuhet në aktakuzë. Në landin NRW ka nisur gjyqi kundër një oficeri rezervë të ushtrisë gjermane. Ai dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete rusëve prej vitesh. 65-vjeçari duhet të përgjigjet para Gjykatës së Lartë Rajonale të Dyseldorfit ku akuzohet për spiunazh. Sipas prokurorit federal, oficeri rezervë nga vendi Erkrath i ka dhënë shërbimit sekret rus GRU informacione mbi rezervistët gjermanë dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak në situata krize midis 2014 dhe…
Një përleshje masive ndërmjet tetë personave ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gostivarit. Rastin e kanë konfirmuar nga SPB Tetovë. “Dje (10-gusht) në mbrëmje prej ora 20:45 deri në ora 21:00, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat B.A.(25) nga Debreshi i Gostivarit, D.A.(46) nga Gjurgjevishti i Gostivarit, E.A.(27) F.A.(53) nga Toplica e Gostivarit, (34)-vjeçarin R.M. nga Gostivari dhe tre të mitur nga Debreshi dhe Gjurgjevishti, të cilët janë përfshirë në një përleshje fizike para një objekti hotelierik, duke…
Qeveria e Republikës së Maqedonisëë së Veriut në seancën e saj të 68 me rradhë aprovoi ndihmën shtetërore për realizimin e investimit për ndërtimin e fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë. Automjetet elektrike e-go do të prodhohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Aachen, Gjermani në ZIZHT Tetovë do të hapë 3-4000 vende të reja pune. Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe sigurisht që për…
Një bazë ajrore ruse thellë prapa vijës së frontit në Krime është dëmtuar nga disa shpërthime të mëdha, duke e lënë të vrarë të paktën një person. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ajo kishte qenë shënjestër e një sulmi raketor ukrainas me rreze të gjata. Në fjalimin e tij të natës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk diskutoi se kush qëndron pas sulmeve, por u zotua ta “çlirojë” Krimenë, duke thënë – “Kjo luftë ruse kundër Ukrainës dhe kundër gjithë Evropës së lirë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë – me çlirimin e saj”. Presidenti rus,…
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se do të mirëpret çdo kritikë dhe vërejtje nga njohësit e arsimit lidhur me tekstet shkollore të konceptit të ri mësimor, e posaçërisht për abetaren e klasës së dytë që parasheh vetëm mësimin e shkronjave të shkrimit. Shaqiri për “Alsat” tha se koncepti mësimor ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim dhe jo dëmtimin e nxënësve. Ai apeloi pedagogët, mësimdhënësit dhe ekspertët vërejtët e tyre ti dorëzojnë në dikasterin e Arsimit. “.. secila vërejtje dhe secili program arsimor duhet në kuptimin më të mirë ta pranojmë gjithsecili se nuk ka program arsimor i…
Organizata e Kombeve të Bashkuara pret që eksportet e grurit nga Ukraina të rriten në vijim, pas marrëveshjes së arritur në korrik mes Moskës dhe Kievit, deklaroi sot koordinatori i OKB-së për eksportet, Frederick Kenney. “Deri më tani kemi autorizuar largimin nga portet ukrainase të 12 anijeve, që janë ngarkuar me më shumë se 370 mijë tonë grurë dhe produkte të tjera ushqimore”, shpjegoi Kenney. Pesë anije të tjera u inspektuan sot, shtoi ai. “Shumë anije të tjera janë ende në pritje të autorizimit përkatës për të lundruar drejt porteve ukrainase dhe presim rritjen e ndjeshme të aplikimeve për transit”…