Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se nëse të paktën një deputet i opozitës voton për ndryshimin e Kushtetutës, ai do të largohet nga politika. “Mbrojtësja e parë është mosndryshimi i Kushtetutës. Edhe pse nga pushteti do të vazhdojnë me deklaratat se ka deputete nga udhëheqësia e ashtu me radhë. Nuk ka të tillë. Ja unë dëshirojë këtu ta mbyll këtë temë edhe me çmimin e karrierës time profesionale dhe politike, njerëz të tillë nuk ka. Unë garantojë. Nëse dikush voton për ndryshim të Kushtetutës, unë do të largohem nga politika. Asnjëherë nuk do të merrem me politik nëse…
Author: Jeta almakos
Para fillimit të vitit shkollor, prindërit tashmë filluan t’i përgatisin fëmijët e tyre për shkollë. Blihen fletore, pajisje shkollore, çanta dhe material tjetër shkollor, por për dallim nga vitet e kaluara, tani çmimet janë më të larta mesatarisht për 50 deri 60 për qind. Kështu, tani për përgatitjen e një fillestari nevojiten mesatarisht prej 5.000 deri 6.000 denarë për dallim prej para pandemisë kur shpenzimet për fillestarë ishin prej 3.000 deri 4.000 denarë. Nga libraritë, të cilat janë destinacionet më të vizituara në këtë periudhë të vitit, informojnë se çmimet e materialeve shkollore janë rritur prej 50 deri 60 për…
Alban Zumeri 27 vjec, ka ndërruar jetë në Zvicër pas nje sulmi në zemër (infarkti). Tanimë i ndjeri, me origjinë është nga Kumanova, njofton portali “Kumanova Sot”. Shkollimin e kishte mbaruar në Zvicër, kurse specializimin për programues në Londër. Ceremonia e varrimit do të bëhet në Zvicër.
Shkup, 14 gusht – Nën moton “30 vjet siguri, stabilitet, besim” të mërkurën, më 17 gusht, Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shënon 30 vjetorin e themelimit. Manifestimi me rastin e jubileut do të mbahet në Stadiumin Ushtarak me fillim nga ora 18:30.
Gjykata e Apelit po shkel të gjitha afatet ligjore sa i përket publikimit të aktvendimit për rastin “Monstra”. Që nga seanca publike e mbajtur më 18 mars të këtij viti kanë kaluar pothuajse 5 muaj, që ka kaluar kufirin ligjor prej maksimum 60 ditëve. Zvarritja e vazhdueshme e këtij rasti që ka mbush plotë 10 vite nga vrasja e pesfishtë, sipas avokatit mbrojtës Naser Raufi, ka ndonjë prapavijë e cila mund të ruhet për ndonjë skenar të mundshëm. “Sipas meje, një prej arsyeve mund të jetë se ndoshta përdoret edhe më tutje ky rast për momente politike, për ndonjë defokusim…
Media kroate morski.hr, ka kthyer në vëmendje edhe një herë momentin kur tash kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte lundruar ilegalisht në qytetin bregdetar, Krk. Kjo po bëhet nga mediat kroate pasi Zagrebi ia ndaloi hyrjen javë më parë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ky i fundit premtoi publikisht se nuk do të shkojë në bregdetin kroat sa të jetë gjallë. Kurse, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se ajo s’ka shkuar në shtëpinë e saj në Krk që nga viti 2016 kur u zgjodh për herë të parë ministre për Administratën Shtetërore dhe Vendore. Në një video e cila është…
Një video e re e publikuar sot shfaq momentin, kur audienca vrapojnë për ta “neutralizuar” sulmuesin që theri me thikë shkrimtarin Salman Rushdie në New York. Si pasojë e këtij sulmi me thikë në qafë, Salman është në ventialator dhe rrezikon të humb njërin sy, transmeton Telegrafi. Videoja treminutëshe shfaq turmën duke bërtitur, dhe dhjetëra prej tyre që vrapojnë drejtë skenës për ta zënë sulmuesin të cilin më pas e kapin policia. Videoja është shpërndarë nga pjesëmarrësit e ngjarjes, ku Rushdie po mbante fjalim në Chautauqua të New Yorkut. Për gjendjen shëndetësore të Rushdie ka folur agjenti i tij Andrew…
Muri në Trieste u ndërtua në vitin 1903 për të ndarë gratë dhe burrat në plazh. Është 3 metra i gjatë dhe ndodhet në plazhin e quajtur “El Pedocin”. Çiftet janë “divorcuar” për një moment dhe shijojnë ujërat e pastër vetëm. Për shkak të kësaj ndarje gjinore, gratë kanë mundësinë të diskutojnë për tema për të cilat burrat e tyre nuk janë të interesuar. Burrat kanë gjithashtu mundësinë të flasin për sportin dhe tema të tjera që normalisht nuk mund t’i referohen para grave të tyre. Ky plazh ka historinë e tij. Ekzistenca e këtij plazhi është e jashtëzakonshme, pasi…
Autoritetet ruse sot kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që në fakt paraqet mbylljen e konsullatës. Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se me këtë akt, vendi edhe një herë ka bërë një gjest politik dhe armiqësor që do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të përkeqësuar maqedonase-ruse. Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë. Po ashtu, edhe politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit…
Konfederata e organizatave sindikaliste të Maqedonisë (KOSM) kërkon nga Qeveria urgjentisht të mbahet mbledhje e Këshillit social-ekonomik, raportoi MIA. Sipas KOSM-së, shkak për kërkesën e këtillë është gjendja aktuale “e cila është e papërballueshme për shkak të shpenzimeve enorme të rritura për jetë”. Nëse nuk plotësohen kërkesat për mbledhje urgjente, KOSM paralajmëron se do të mbajë grevë. Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë dhe koordinues i përgjithshëm kryesor të sindikatave të pavarura në Maqedoni, Goce Dellçev Todev tha se nga maji i këtij viti është tejet i madh numri i qytetarëve të cilët e braktisin vendin, posaçërisht nga sektorët…
U mbushën 21 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Më 13 gusht 2001 në vilën presidenciale, mbi dokumentin që i dha fund konfliktit të armatosur nënshkrimin e tyre i hodhën presidenti i atëhershëm Boris Trajkovski, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, kreu i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i PPD-së, Imer Imeri dhe i PDSH-së Arbën Xhaferi. Këtu ishin edhe përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së. Në parimet bazë të dokumentit thuhet se “përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike refuzohet plotësisht dhe pa kushte”. Këtë parim sot e rikujtoi edhe Presidenti Stevo Pendarovski, duke thënë se përfitimet kyçe nga Marrëveshja…
Aleanca për Shqiptarët përmes një video materiali ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim rreth ndërtimit të shkollës fillore në fshatin sellcë, thonë nga ASh. Reagimi i ASH-së vjen pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale ku thuhej se shkolla e fshatit Sellcë së shpejti realitet, ndërsa për ASH-në ky realitet nuk po ndodhë për 20 vite.Top24