Author: Jeta almakos

Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në Zajaz të Kërçovës, përcjell TV21. Jetë ka ndërruar shoferi i veturës Golf, 78-vjeçari me iniciale A.I. Informacionin për TV21 e kanë konfirmuar nga SPB-Ohër. Ndryshe, nga aksidenti i njëjtë ndërruan jetë dy pasagjerët e veturës golf, 54-vjeçarja me iniciale T.V. nga Tetova dhe 75-vjeçarja me iniciale S.C., gjithashtu nga Tetova. Aksidenti ka ndodhur në ora 09:15, ku një automjeti i tipit “Mercedes”, që po drejtohej nga 58-vjeçari M.I. u përplas me veturën “Golf”.

Lexo më Shumë

Moti i ligë që pasdite kaploi Shkupin, ka shkaktuar dëme materiale në Kozle. Në rrjetet sociale shpërndahen fotografi të një çatie të rrëzuar në rrugën “Jurij Gagarin”. Gjithashtu janë dëmtuar disa makina. Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për menaxhim me kruza, moti i ligë e ka përfshirë edhe Pellagoninë, Velesin, Rosomanin dhe Gradskon. Moti i ligë ka qenë i shoqëruar me reshje të shiut, shkarkime elektrike dhe erë të fortë. Në disa stacione meteorologjike në Shkup janë regjistruar goditje të erës me shpejtësi prej 150 kilometra në orë.

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nga Qendër Zhupa deklaroi se fitues i zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune është Arian Ibrahim. Kovaçevski tha se janë tejkaluar pengesat që edhe kësaj radhe të dështojnë zgjedhjet lokale në këtë komunë dhe se si rrjedhojë, vendi ka kryetar të ri të komunës. “Qytetarët e dinë se zgjedhja e kryetarit të komunës do të thotë zhvillim i mëtejshëm i komunës, do të thotë urbanizim, do të thotë zhvillim infrastrukturorë i komunës dhe për këtë e votuan zgjedhjen e duhur, e ai është Arian Ibrahim”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Mushkonjat “janë kafshët më të rrezikshme në tokë pasi mund të transmetojnë sëmundje të tilla si: malaria, dengoja, filariaza, zika, ethet etj. “Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat rrezikojnë jetën e miliarda njerëzve”. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e kujton këtë sot me rastin e Ditës Botërore të Mushkonjave. Më 20 gusht 1897, Sir Donald Ross, fituesi i Çmimit Nobel për Mjekësi në 1902, zbuloi se nga pickimi i mushkonjave femra të llojit Anopheles mund t’i bëjë njerëzit të preken nga malaria. Nga ky zbulim i rëndësishëm 20 gushti i kushtohet Ditës Botërore të Mushkonjave. “Çdo vit mbi 600 mijë njerëz…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në vendet e shenjta për muslimanët në Arabinë Saudite. Qindra besimtarë u detyruan t’i luteshin Zotit nën reshjet e dendura të shiut në Mekë, ndërkohë që reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në Medine. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë se si qytetet janë përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe rrugët janë kthyer në lumenj uji, ndërkohë që një rrufe ka rënë në kompleksin e Qabesë. Meka dhe Medina janë qytete që vizitohen nga miliona besimtarë myslimanë çdo vit. Meka është vendi ku ndodhet Qabja ku besimtarët bëjnë ritualin e tyre të Haxhit…

Lexo më Shumë

Gjashtëmbëdhjetë njerëz humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën të shtunën në një aksident rrugor në juglindje të Turqisë ku u përfshinë një autobus, një zjarrfikëse dhe një ambulancë. “Në total, 16 nga qytetarët tanë humbën jetën dhe 21 u plagosën …. në një aksident që përfshiu një autobus, një ekip urgjence dhe një ambulancë … midis qyteteve të Gaziantep dhe Nizip,” tha Davut Gul, guvernatori i provincës Gaziantep. Agjencia e lajmeve DHA tha se një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një autobus pasagjerësh. “Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe…

Lexo më Shumë

Burri i akuzuar për therje të shkrimtarit, Salman Rushdie, është raportuar të ketë thënë se i ka lexuar vetëm dy faqe të librit, Vargjet Satanike. Hadi Matar, 24-vjeçar, është deklaruar i pafajshëm në akuzat për sulmin ndaj shkrimtarit, në një ngjarje të organizuar në Nju Jork, javën e kaluar. Në një intervistë për New York Post nga burgu, Matar ka thënë se Salman “e ka sulmuar Islamin”. Megjithatë ai nuk e ka konfirmuar se veprimet e tij janë nxitur nga një dekret fetar i lëshuar nga Irani në vitet 1980, transmeton REL. Matar aktualisht po mbahet në një burg në shtetin…

Lexo më Shumë

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin po ballafaqohet me telashe tani pasi i rrjedhën video ku përdridhej e vallëzonte me miq të saj në ahengje, transmeton Gazeta Metro. Marin po i kërkohet të kryej testin e drogës pasi dolën videot e saj derisa po argëtohej egër me miq të saj të njohur. Marin që në moshën 36 vjeç është një prej krerëve më të reja të shtetit në botë, mbrojti sjelljen e saj në klipet virale tashmë dhe mohoi me ngulm se ka përdorë narkotikë ilegal. “Unë nuk kam përdorë drogë, asgjë tjetër përveç alkoolit. Kam vallëzuar, kënduar dhe festuar me gjëra…

Lexo më Shumë

Me takimet e zhvilluara në një nivel kaq të lartë – ishte vizita e parë në Ukrainë nga Erdogani që nga shpërthimi i luftës dhe e dyta e Guterresit – disa kishin shpresuar për përparime, nëse jo drejt një paqeje të përgjithshme, atëherë të paktën për çështje specifike. Por nuk u arrit diçka e spikatur Udhëheqësi i Turqisë dhe shefi i OKB-së u takuan në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelenskyy, të enjten, në një përpjekje të fuqishme për ta ndalur luftën që po vazhdon prej gati gjashtë muajsh. Por u raportua për ndonjë përparim të theksuar. Presidenti turk, Recep Tayyip…

Lexo më Shumë

Italia është përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e stuhive dhe pemëve të rrëzuara në tokë kanë humbur jetën dy persona. Ndërkohë në videon e mësipërme shihet se si stuhia dhe era e fortë kanë përfshirë Venecian. Në video shihet se si fluturojnë karriget dhe tavolinat e lokaleve, ndërkohë që qytetarët ndjehen mjaft të frikësuar. E njëjta situatë është paraqitur edhe në pjesën tjetër të Italisë, kryesisht në Lombardi, ku rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje të reja ushtarake me ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Ky njoftim është bërë i ditur, teksa ushtria maqedonase shënon 30-vjetorin e themelimit. Sipas njohësve të çështjeve politike dhe ushtarake, ky hap flet qartë për përkushtimin e Uashingtonit për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Përndimor. Në një ndryshim në Ligjin e mbrojtjes kombëtare, Kongresi amerikan i kërkoi Pentagonit të propozojë më shumë stërvitje ushtarake me Maqedoninë e Veriut vitin e ardhshëm, sipas Projektligjit për buxhetin e mbrojtjes për vitin e ardhshëm fiskal. Me këtë ligj federal, SHBA-ja përcakton buxhetin dhe shpenzimet vjetore…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, shpreh besimin se deri në fund të vitit, por edhe gjatë gjithë sezonit të ngrohjes, nuk duhet të ketë kufizime për energjinë elektrike, përveç nëse, siç thotë ai, ndodh ndonjë aksident i paparashikuar. Masat e paralajmëruara për kursimin e energjisë elektrike, thekson ai, janë për të ulur presionin në sistemin energjetik, por edhe për të shpenzuar më pak para për këtë burim energjie, përcjell FLAKA. “Kemi kalkulimet, e dimë bilancin energjetik, sa energji duhet të prodhohet që të përdoret për tregun e rregulluar, pavarësisht nga tregu i lirë i parregulluar. Familjet dhe konsumatorët…

Lexo më Shumë