Author: Jeta almakos

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi në një kompani e cila punon në servisim dhe riparim të produkteve elektrike. Qëllimi i vizitës ishte që ministri të takohej me të rinjtë që punojnë në prodhim dhe të promovojë personalisht Ligjin për shtesat për rininë. “Përmes këtij ligji, të rinjve deri në 23 vjet të cilët janë në aktivitet prodhues u paguhet kompensim nga shteti prej 3.000 denarë në muaj. Përdorimi i kësaj të drejte përfundon kur i riu mbush moshën 23 vjeç. Gjithsej 2.500 persona mbuloheshin nga kjo e drejtë në vitin 2021, ndërsa në vitin 2022…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit Shkup sot mori vendim, me të cilin e refuzoi si të pabazë ankesën e të akuzuarit Zhan Mitrev dhe personit të akuzuar juridik IPSH Spitali klinik “Zhan Mitrev” nga Shkupi, dhe e konfirmoi propozimin për përcaktimin e masave të përkohshme për sigurimin e kërkesës pronësore-juridike të Prokurorisë themelore publike Shkup ndaj të akuzuarit dhe personit të akuzuar juridik, raporton MIA. “Këshilli i kësaj gjykate njoftoi se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ndaj të akuzuarve ka përcaktuar masa të përkohshme – ndalesë për shfrytëzimin e patundshmërisë, të cekur…

Lexo më Shumë

Grupi i punës për përgatitjen e propozimit për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës së RMV mbajti seancë konstituive. Anëtarët njëzëri zgjodhën kryetarin dhe nënkryetarin e grupit të punës  që janë nga sfera e ekspertëve. Kryetare u zgjodh Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa nënkryetar u zgjodh Bajram Pollozhani, ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i të drejtës kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila angazhoi Ministrinë e Drejtësisë për të formuar grup pune. Grupi i punës ka për detyrë që të përgatiti propozimin për nevojë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Pas përgatitjes,…

Lexo më Shumë

Gjatë muajit mars të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 32 raste të të infektuarve me zgjebe. Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa shtojnë se pavarësisht përqendrimit në këto dy vende, nuk ka vend për panik për sa i përket shfaqjes së epidemisë. “Gjatë periudhës nga fillimi i këtij viti deri në fund të marsit kemi 70 raste të infeksionit me zgjebe siç i themi ne, apo scabies, dhe vetëm në muajin mars është pothuajse gjysma e numrit të rasteve me infeksion,…

Lexo më Shumë

Në aksionin e djeshëm në tregun me shumicë “Kvantashki”, inspektorët konfiskuan 15 tonë fruta-perime. Gjobat e aksionit të parë nuk ua kanë lënë shenjë importuesve, andaj kësaj radhe ua morën edhe mallin. Nga Ministria e Ekonomisë thanë se aty kanë shitur ilegalisht edhe me pakicë pa fatura, me fletëpagesa. Aksionet pritet të vazhdojnë edhe në pazaret e gjelbra ku tregtarët individual nuk japin as kuponë fiskal. Kreshnik Bekteshi tha se deri të premten do të dorëzohen kallëzimet penale ndaj gjithë atyre kompanive. “Ka kallëzim penal për udhëheqësit të “Kvantashki” – kompanisë Anmark Mk DOOEL. Kemi gjobitur importuesit e fruta-perimeve, si…

Lexo më Shumë

SHKUPI ME MBËSHTETJE PËR ASPIRATAT EUROTLANTIKE TË KOSOVËS Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë vend të rëndësishëm me rolin e tyre aktiv për të arritur stabilitet të përhershëm, fqinjësi të mirë dhe prosperitet ekonomik në këtë pjesë të Evropës – tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas tij e ardhmja e përbashkët në strukturat euro-atlantike paraqet investim për stabilizim të mëtejshëm dhe prosperitet të Ballkanit Perëndimor. “Dua ta riafirmoj qëndrimin tonë se mbështesim aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe RMV-ja është e gatshme t`i ndajë përvojat e saj lidhur me procesin e reformave. Mbështesim vendimin e BE-së për liberalizimin…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës në Shkup, Presidentja e Kosovës, sic njofton KlanM, i është drejtuar edhe Kuvendit të RMV-së. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që të garantohet përdorimi i gjuhës  shqipe në të gjitha institucionet e vendit si dhe të rriten investimet në rajonet shqiptare. ”Padyshim se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është një element shumë I rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës ashtu sic është diverziteti dhe ruajtja e identiteteve e kulturave të ndryshme një vlerë e shtuar e shoqërive tona. Të prirur nga vizioni për mirëqenie të shtuar e me qëllim të kapërcimit të sfidave socio-ekonomike, me të…

Lexo më Shumë

BEXHETI: LUMI NUK KA SHTRAT, KAM DËRGUAR KËRKESË PËR TA RREGULLUAR Lumi i dalë nga shtrati ka lënë banorët e fshatit Sfillare pa të mbjellat e tyre.  Për problemin në fjalë është e informuar komuna. Kreu i saj, Blerim Bexheti thotë se ka bërë kërkesë deri tek qeveria që të rregullohet ky problem. Kështu duket ara e mbjellur me dredhëza në Sfillare të poshtme. Të gjithë investimin dhe mundin që ka bërë i shkoi huq, pasi uji nga lumi Vardar ia vërshoi të gjithë të mbjellurat. “Krejt fushën nën ujë e kemi. Dëmi është shumë i madh. Ne jemi munduar…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski foli para Këshillit të Europës ku tha se maqedonasit e Bullgarisë shpresojnë për respektimin e të drejtave të njeriut në zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës nga Strasburgu. Ai tha se Bullgaria edhe pse është anëtare e BE-së, megjithatë nuk i respekton aktvendimet e kësaj gjykate. Thotë se Bullgaria nuk guxon të jetë mbi këtë gjykatë. “Një vend anëtar, Bullgaria, nuk është e përkushtuar në detyrat e saj si vend anëtar i Këshillit të Europës. Bullgaria me vite të tëra refuzon që t’i zbatojë aktvendimet e Gjykatës europiane për të drejtat e njeriut. Ka 16 aktvendime.…

Lexo më Shumë

Fatmata quhet emigrantja 23-vjeçare e cila vdiq të mërkurën e kaluar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia për në Maqedoninë e Veriut. Kjo ngjarje ishte heshtur për thuajse një javë, derisa është alarmuar nga organizata për refugjatë “Second tree”,  përcjell INA. Sipas një versioni zyrtar të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, emigrantja u vra të mërkurën e kaluar, si pasojë e një plumbi që ishte shkrepur nga pistoleta e një polici, që siç thuhet në momentin kur njëri prej kontrabandistëve kishte sulmuar një polic duke tentuar t’ia marr pistoletën dhe gjatë përleshjes është shkrepur një plumb që kishte goditur për…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon shtrenjtimi i cigareve. Sipas ligjit për akcizën, deri në këtë vit 2023, akciza për cigare do të rritet për së paku pesë denarë për paketë. Siç shihet nga informacionet në ueb faqen e Ministrisë së Financave, akciza për një cigare arrin 1.353 denarë për copë dhe arrin 9 për qind të çmimit me pakicë.

Lexo më Shumë