Author: Jeta almakos

Alternativa do të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Besa. Nga partia e Afrim Gashit thonë për Alsat se të mërkurën do të diskutohet për konkretizimin e bashkëpunimit. Sipas tyre si fillim do të bashkëpunohet në Kuvend, ndërsa më pas edhe jashtë ligjvënësit. “Do të mblidhet Kryesia Qendrore e Alternativës dhe do të diskutojë për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit me Lëvizjen Besa. Kontaktet e para japin shpresë se bashkëpunimi i parë do të jetë në kuadër të Parlamentit”, njoftojnë nga Alternativa. Nga Lëvizja Besa pranojnë se ka komunikim mes subjekteve dhe se janë afruar qëndrimet për bashkëpunim në zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Pa paralajmërim, pa treguar arsyen dhe datën e seancës së radhës dështoi përpjekja e dytë për zgjedhjen e kreut të ri të Këshillit Gjyqësor, një javë pasi në mënyrë kontestuese u shkarkua Vesna Dameva nga posti i saj, me arsyetimin e prishjes së marrëdhënieve ndër njerëzore. “Këshilli Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut njofton se seanca e 439-të e cila ishte caktuar për më 02.05.202 (e Martë) në ora 11:00 anulohet. Për ditën e mbajtjes së seancës do të ju njoftojmë përmes një kumtese tjetër”, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor. De-fakto Këshilli Gjyqësor aktualisht është i ndarë në dy taborë. Shtatë anëtarët…

Lexo më Shumë

Kompania “Alkaloid” është punëdhënësi më atraktiv, gjegjësisht kompania më e dëshirueshme në vend, për të punuar, sipas anketës së ueb portalit të Agjencisë për Ndërmjetësim për Punësim “Vrabotovanje.com. Në anketën publike të realizuar në periudhën 26.5.2022 deri më 19.6.2022, rreth 41% nga gjithsej 1,468 të anketuar janë përgjigjur se do të donin të punonin në “Alkaloid”. Çmimi iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të “Alkaloid”, z. Zhivko Mukaetov.

Lexo më Shumë

Hapja e tunelit në burgun e Idrizovës muaj më parë nga tetë të burgosur me vepra të rënda penale, të cilët kishin për qëllim arratisjen nga ky burg, i ka kushtuar më shumti disa të punësuar në këtë burg, pasi tani më janë larguan nga puna. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski,për “Makfax”. Drejtori Jovanovski, nuk ka shpalosur më shumë detaje se cilët punonjës dhe sa prej tyre janë pezulluar nga puna. Sipas tij,  një gjë e tillë do të zbulohet pasi të dorëzohet akti prokuror. ZORAN JOVANOVSKI, DREJTOR I BURGUT TË IDRIZOVËS “Ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski të mërkurën do të ketë vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në delegacionin e kryesuar nga Kovaçevski, do të marrin pjesë edhe Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre për politika të qeverisjes së mirë dhe Bujar Osamni, ministër i Punëve të Jashtme. Në Uashington, kryeministri Kovaçevski do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, Përfaqësuesin Specila të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zëvendës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jonathan Feiner, këshilltarin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Scholl. Në kuadër të vizitës së punës në Uashington, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, do të vizitojë…

Lexo më Shumë

Me rastin e 1 Majit – Ditës ndërkombëtare për të drejtat e punëtorëve, kryetari i ASH-së, Arben Taravari u është bashkangjitur kërkesave të punëtorëve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Taravari thotë se të drejtat e punëtorëve në RMV janë larg nivelit. “Sot është dita e 1 Majit! Shfrytëzoj këtë rast, në këtë ditë të bashkohem me kërkesat për të drejta të punëtorëve kudo në botë, e veçanërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku të drejtat ende janë larg nivelit ku duhet të jenë!”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Lexo më Shumë

Obstruksionet dhe histeria e opozitës maqedonase ndaj projekteve të Korridorit 8 dhe 10D për zv/ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi janë të papranueshme. Sipas tij partitë opozitare po tentojnë t’i japin ngjyrë etnike një projekti që është në të mirë të të gjithë vendit. https://www.youtube.com/watch?v=xKpGalKz2kw “Është për keqardhje kjo histeri që po shpërndahet në opinion në lidhje me projektin e Korridorit 8 dhe 10D. Fatkeqësisht partia opozitare tenton që t’i jap ngjyrë etnike këtij korridori që është e papranueshme sepse është korridor për të gjithë qytetarët, është projekt strategjik për shtetin dhe nga ky korridor do të kenë beneficione…

Lexo më Shumë

Nervat e komunikacionit kanë mundur të jenë fatale për pjesëmarrësit në njhë aksident trafiku në Hasabeg të Shkupit. Siç njoftohet nga policia, pas aksidentit dhe përplasjes fizike mes pjesëmarrësve në aksident, njhëri nga ata ka nxjerrë pistoletën dhe ka gjuajtuar në ajër për ta ndalur zënkën, përcjell KlanMacedonia. “48 vjeçari R.F nga Shkupi ka raportuar se në vendbanimin Kamnik në Hasanbeg të Shkupit pas një aksidenti të mëhershëm komunikacioni në mes të mjetit motorik të pasagjerëve ‘Golf’ me targa të Shkupit i drejtuar nga ai dhe një automjeti të pasagjerëve ‘Mercedes’, i drejtuar nga B.S, ka ndodhur një debat mes…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se pas marrjes së informacionit për një familje tetë anëtarëshe, shtetas maqedonas, të vendosur në zonat e rrezikuara të Sudanit, menjëherë ka kontaktuar përmes ambasadës sonë në Kajro dhe ka marrë konfirmimin se të tetë janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Përmes rrjetit diplomatik në rajon, Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga vendet mike, ambasadat e të cilëve janë ende aktive në territorin e Sudanit. Ju informojmë se po zhvillohen aktivitete për evakuimin e menjëhershëm dhe transferimin e tyre në një vend të sigurt nga ku do të sigurohet më vonë transferimi…

Lexo më Shumë

MPB njofton se sot pas mesnatës është paraqitur se është sulmuar fizikisht një taksistë në Ohër. “Më datë 01.05.2023 në ora 02:10 në Stacionin Policor Ohër V.K.(53), shofer taksie nga Ohri, ka raportuar se rreth orës 00:20 në Ohër është sulmuar fizikisht nga një udhëtar i cili e ka transportuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lexo më Shumë

MPB ka bërë një njoftim të rëndësishëm. Sipas tyre, dje është larguar një granatë 75 mm e pashpërthyer që daton nga Lufta e Parë Botërore e cila është gjetur në ora 15:45. Njoftimi i plotë: MPB njofton se dje në ora 17:20 në Stacionin Policor të Resnjës është raportuar se nga Drejtoria për Shpëtim dhe Mbrojtje – Manastir nga bregu i Liqenit të Prespës në vendin turistik “Oteshevo” është larguar një granatë 75 mm e pashpërthyer që daton nga Lufta e Parë Botërore e cila është gjetur në ora 15:45

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për kolonat e gjata dhe mungesën e infrastrukturës adekuate që sipas tij, penalizon Strugën dhe Ohrin. Bekteshi ka thënë se kolona që vjen nga këto dy vende më 1 maj është më e gjatë se 5 km dhe ka potencuar se këto dy vende, Struga dhe Ohri kanë nevojw më shume se kurrë për Korridorin 8. Ai në postimin e tij, ka një porosi edhe për VMRO-në. Postimi i plotë: Mbi 5 km kolona Kërçovë- Gostivar! Struga dhe Ohri si perla turistike në vend, më shumë se…

Lexo më Shumë