Author: Isen almakos

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, një nga misteret më të mëdha është se ku gjendet familja e presidentit rus, Vlladimir Putin. Profesori nga Moska, Valerij Solovej, pretendon se e ka zbuluar këtë mister. Sipas tij familja e Putin është strehuar në një bunker sekret në Serbi. Bëhet fjalë për bunker i cili i reziston edhe sulmeve berthamore, por që ofron komoditet sa një qytet i tërë. Deklaratën e Solovej në gjuhën angleze e keni në videon më poshtë: https://youtu.be/RLqC-3ZsnNE

Lexo më Shumë

Më 11 mars 2022, në Kumanovë u mbajt edicioni i 30-të i manifestimit tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”. Manifestimin e shpalli të hapur kryetari Fatos Rushiti, i cili mes tjerash tha se ky 30 vjetor na gjen në një atmosferë krejtësisht tjetër nga rrethanorët politik aspak të favorshëm që ishin në vitin e largët 1992 kur u themelua klubi, e ku pa dyshim meritën kryesore e kishte poeti i ndjerë, kryetar i parë Fadil Bekteshi. ’Ishte letërsia, ishte dashuria për vetë poezinë, ishte ideali dhe këmbëngulja e pakompromis e disa intelektualëve…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Qeverisë — Kuvendi miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligjit për akcizat. Me këto ndryshime ulen çmimet e derivateve të naftës dhe produkteve bazike ushqimore. Mirëpo Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti, ka sqaruar se me këto ndryshime qytetarët mbrohen edhe nga “goditjet” e mundshme prej rritjes enormeve të çmimeve të rrymës elektrike. Importi i energjisë elektrike dhe gazit natyror do të lirohet nga TVSH-ja, thotë Aliti, duke numëruar edhe lehtësimet tjera që parashohin ndryshimet e miratuara në Kuvend me kerkesë të qeverisë. “ Nuk do të paguhet TVSH për…

Lexo më Shumë

Sërish do të shtrenjtohen çmimet e karburanteve nga mesnata, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë. Në mbledhjen që u mbajt sot (10.03.2022), është sjell vendimi që nga mesnata për tre denarë të shtrenjtohet dizeli, benzina mbetet e njëjtë, kurse për 2.5 denarë shtrenjtohet vaji ekstra i lehtë. Me këtë vendim çmimi i karburantëve do të jetë: Benzina Eurosuper BS 95 – 93.00 denarë për litër Benzina Eurosuper BS 98 – 95 denarë për litër Dizeli Eurodizel BS – 97 denarë për litër Vaji ekstra i lehtë – 92 denarë për litër Mazuti – 60.569 denarë për litër. Kjo është hera…

Lexo më Shumë

Policë nga SPB e Tetovës- Njësia për punë të brendshme në Gostivar, sot rreth orës 14 e 30 minuta në afersi të udhëkryqit mes rrugëve “Ivo Llolla Ribar” dhe “Bllagoja Toska” në Tetovë e kanë arrestuar 35 vjeçarin me iniciale Sh.Sh. Nga Tetova. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer dhjetëra mashtrime të ndryshme në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit nga shtatori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, vepër e cila dënohet me nenin 247 nga Kodi Penal. Ai është mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtejme, kurse pas ndriçimit të plotë…

Lexo më Shumë

Në lajmin ku është përdorur titulli “Mbrojtja e Ukrainës, i beson teknologjisë turke. Arma e shpresës Bayraktar”, thuhet se dronët TB2 kanë eliminuar pajisjet ushtarake ruse në tri kontinente Gazeta gjermane “Bild” ka lavdëruar mjetet ajrore pa pilot “Bayraktar TB2” (SİHA – dron i armatosur) të cilët janë përdorur në luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në lajmin ku është përdorur titulli “Mbrojtja e Ukrainës, i beson teknologjisë turke. Arma e shpresës Bayraktar”, thuhet se dronët TB2 kanë eliminuar pajisjet ushtarake ruse në tri kontinente. “Bayraktar” ka arritur të shkatërrojë në Siri, Armeni dhe Libi sistemin anti-ajror Pantsir S-1 të…

Lexo më Shumë

Lajm i bukur nga Gjinekologjia në Çair Oksana nga Ukraina solli në jetë vajzë me peshë 3.890 kg dhe të gjatë 54 cm. Nëna Oksana dhe e porsalindura janë në gjendje të mirë. Ekipi i gjinekologëve, pediatërve dhe infermierëve kujdesen për ta dhe ata janë në duar të sigurta. “Në bashkëbisedimin me Oksanën, ajo më njoftoi se është e kënaqur me shërbimin shëndetësor dhe se po ndihet mirë. I urova shëndet dhe çaste të lumtura në jetë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, pasi vizitoi ato në Gjinekologjinë e Çairit.

Lexo më Shumë

Britania e Madhe ka vendosur të dërgojë në Ukrainë sistemet mobile antiajrore STARStreak, njofton DefenseNews. Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace të mërkurën ka deklaruar se qeveria është duke shqyrtuar dërgimin e STARStreak, kurse më vonë ka theksuar se vendimi është sjellur dhe se tani duhet shqyrtuar vetëm mënyrat se si do të dërgohen këto armë në Ukrainë, dhe si do të trajnohen ushtarët ukrainas për përdorimin e tyre. “Është me rëndësi kyçe që Ukraina ta ruajë aftësinë për të fluturuar në mënyrë që të mund të shkatërrojë sulmet ajrore ruse”, tha Wallace para deputetëve ën Parlament, duke shtuar se…

Lexo më Shumë

Në Fakultetin e Mjekesisë në UT ka diplomuar Lorina Sadiku, vajza e dëshmorit Beqir Sadiku, i cili ra dëshmor në vitin 2001 në Haraçinë. Diplomimi i saj ka bë krenar familjen por edhe gjithë Sllupçanin. “Me shumë mund, vështirësi dhe sakrificë, ia arrite qëllimit në profesionin më fisnik në botë doktoresha jonë! Shumë mirë na kujtohet thënia e jote si fëmijë: -”️Kur të rritem dua të bëhem doktoresh për të shpëtuar jetërat e njerëzve, po të isha doktoresh në vitin 2001 do ta shpëtoja Babin tim”. Urime dhe suksese në profesion dhe jetë bija jonë, Lorina! Na ke bë krenar…

Lexo më Shumë

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar është mbajtur takimi i fundit që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut mbajtën për iniciativën “Open Balkan”. Por, se kur do të mbahet një takim tjetër, ende nuk është bërë e ditur. Arsyeja është lufta e nisur në Ukrainë nga Federata Ruse. Serbia është shteti i vetëm nga kjo nismë që ende nuk e ka dënuar këtë agresion rus. Shqiptarët kërkojnë tërheqje të Maqedonisë së Veriut nga kjo nismë Kurse lufta në Ukrainë ka shtuar edhe më tepër revoltën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut kundër nismës “Ballkani i Hapur”, shkruan Almakos.…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari i deritanishëm i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Utrinski “Brifing” ka theksuar se në Kongresin partiak të 27 marsit do të zgjidhet lideri i ri, por ai nuk do të kandidoj për këtë post nëse rikandidon Ziadin Sela, përcjell INA. “Nëse Sela do të kandidoj unë nuk do të kandidojë dhe se ai e ka përkrahjen time. Por nëse nuk rikandidon mund të mendoj. Megjithatë, me Selën kam bashkëpunim të shkëlqyer”, theksoi Taravari. Ai pranon se ASH nuk ka kaluar mirë në zgjedhjet lokale dhe se pas analizave është vërejtur se ka zvogëlim…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Shkupit Petre Shilegov në një deklaratë për Slloboden Peçat ka folur pasi është djegur sot paradite vetura e tij. “Sinqerisht nuk e dimë si është djegur vetura jonë. Presim MPB të na tregojë si është djegur vetura, e cila është djegur terësisht”, ka deklaruar Shilegov. Në zjarrin e ndodhur paradite është djegur tërësisht edhe një veturë tjetër, kurse dy vetura janë djegur pjesëtisht. Poashtu është djegur edhe “fasada” e një shtëpie aty afër.

Lexo më Shumë