Kryetari i komunës Aerodrom të Shkupit, Timço Mucunski, njëherit nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, eshte mirëpritur me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Rama e ka vlerësuar këtē takim me mysafirin nga Shkupi si “të këndshëm”. “Takim të këndshëm patëm me Kryetarin e Komunës ‘Aerodrom’ të Shkupit, z. Timco Muncunski, me të cilin identifikuam sektorë të ndryshëm potencialë për bashkëpunim ndërkufitar”, deklaroi Rama. Veç sektorëve si energjia, sporti, kultura e digjitalizimi, që tregohen shumë premtues për të dy vendet, ata kanë diskutuar edhe për mundësi bashkëpunimi në menaxhimin e mbeturinave, mobilitet, ndotjen e ajrit dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillim.
Author: Isen almakos
Të dhënat e detajuara nga rezultatet e regjistrimit që ka arritur t’i sigurojë Almakos, tregojnë se përveç bashkësive më të mëdha etnike, që përmenden në Kushtetutë, në Maqedoninë e Veriut jetojnë edhe pjesëtarë të 41 bashkësive tjera etnike. Më të numërt nga këto bashkësi të vogla janë torbeshët (4.174), pastaj bullgarët (3.504), egjiptianët mbi 2.000 e kështu me radhë. Është pak simptomatik numri i bullgarëve, sepse në Maqedoninë e Veriut ka diku rreth 100 mijë qytetarë me pasaporta bullgare, kurse të tillë janë deklaruar vetëm 3.500, që ngre pikëpyetje nëse ata do ta pranojnë rezultatin e regjistrimit. Sidoqoftë, në Maqedoninë…
Zëvendës ministri i arsimit, Lulzim Aliu, priti sot në kabinetin e tij përfaqësues të Universitetit të njohur të Çanakalasë. Çanakkale Onsekiz Mart Üniversitesi – ÇOMÜ me mbi 1800 akademikë dhe mbi 48,000 studentë u rendit në mesin e 1,000 universiteteve më të mirë në botë në Raportet Botërore të Renditjes së Institucioneve Scimago në vitin 2012. Në takim janë dakorduar aktivitete konkrete bashkëpunimi, që mundësojnë hapjen e dyerve të këtij Universiteti për studentë nga Maqedonia e Veriut. “Sot u vizituam nga rektori i universitetit të Çanakalas, Prof. Dr. Sedat Murat, sekretari gjeneral Ayhan Monus, koordinatori Ziya Arnavutoglu si dhe Prof.…
Aktivisti i shoqerisë civile nga Tetova, Krenar Osmani, ka komentuar rezultatet e regjistrimit të shpallura nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas Osmanit, nuk është e vertëtë se në Maqedoni jetojnë më pak se 500 mijë shqiptarë. “Vetëm Tetova (me rrethinë) dhe Shkupi (me rrethinë) pa diasporën (mërgimtarët) kanë mbi 400 000 shqiptarë”, shprehet Osmani. Sipas tij, me gjithë diasporën, Kumanovën, Gostivarin, Dibrën, Kërçovën, Strugën, Ohrin, Manastirin, Prilepin dhe Velesin “jemi mbi 850 000 shqiptarë në Iliridë”. “KY REZULTAT I DIRIGJUAR I RREGJISTRIMIT ËSHTË NJË NGA TURPET DHE TRADHËTITË MË TË MËDHA”, thekson Krenar Osmani në statusin e publikuar në Facebook.…
Zv kryeministri, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkuar se pas 20 vjetësh, RMV më në fund ka realizuar operacion statistikor përmes një metodologjie të re të Eurostatit dhe me teknologji të re në mënyrë elektronike edhe përkundër debateve politike, obstrukcioneve dhe sfidave. Postimi i Grubit në Facebook: Të gjitha u tejkaluan dhe e realizuam me sukses Procesin e Regjistrimit të popullësisë. Ka qytetarë të cilët nuk janë regjistruar, që sipas EuroStat është e zakonshme, por me rëndësi ky regjistrim mohoi të gjitha pretendimet politike dhe nxjerr në pah pasqyrën momentale të popullatës së përgjithshme në…
Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare. Sipas rezultateve zyrtare të ESHS, në Maqedoninë e Veriut për momentin jetojnë 24.3 për qind, respektivisht 446.321 shqiptarë. Në krahasim me regjistrimin e vitit 2002, numri ka rënë për 63.223 banorë (në vitin 2002 në Maqedoninë e Veriut kanë jetuar 25.2 për qind, respektivisht 509.544 shqiptarë), shkruan Almakos. Përafërsisht, tani në Maqedoninë e Veriut jetojnë më pak shqiptarë sa ka gjithsej banorë një qytet si Kërçova (me rrethinë). Kjo ulje është e çuditshme kur kemi parasysh se nataliteti tek shqiptarët ende është…
Autoritetet ruse kanë pohuar një ngjarje të pazakontë, në rrjedhën e agresionit të Moskës ndaj Ukrainës, përcjell CNNA2. Sipas agjencisë TASS, e konfirmuar nga guvernatori i rajonit të Belgorod Vyacheslav Gladkov, një raketë ukrainase ka goditur një depo armësh në afërsi të këtij qyteti rus që ndodhet pranë kufirit. Sipas burimeve, depoja është shkatërruar nga një raketë balistike OTR-21 Toshka, në pronësi të ushtrisë ukrainase, ndërkohë që depoja ndodhej në fshatin e Krasny Oktabyr. Sulmi sipas rusëve ka ndodhur gjatë natës, dhe shpërthimet që kanë ardhur si pasojë janë parë qartësisht nga rreth 350 mijë banorët e qytetit Belgorod. Ministria…
Një kumanovar është mashtruar nga familjar i tij për 11.500 euro, njoftoi sot policia. “Personi O.H. Nga Kumanova ka njoftuar policinë se është mashtruar nga një anëtar i familjes për 11.500 euro. Sipas denoncimit, familjari i tij i ka ofruar të ja shesë veturën, por pasi ka kaluar kohë e gjatë, ka kuptuar se veturën ia ka shitur dikuj tjetër, kurse paratë nuk ia ka kthyer”, njoftoi MPB Kumanovë. Policia po mer masa për ndriçimin e plotë të rastit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, tashmë njihet si figurë e respektuar në trojet shqiptare edhe jashtë Shqipërisë. Në kuadër të lëvizjeve të pandalshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, Alizoti sot ka vizituar Kullën e Jasharajve në Prekaz, ku u prit nga kryefamiljari, bacë Rifat Jashari. Edhe njëri edhe tjetri kanë biseduar gjerë e gjatë si përfaqësues të familjeve që kanë treguar heroizëm dhe atdhetarizëm në kohë të vështira për kombin shqiptar. “Prekazi është kryeqendra e patriotizmit dhe frymës liridashëse në historinë më të re kombëtare. Sakrifica e kryeheroit Adem Jashari dhe familjarëve të tij ka bë jehonë në mbarë botën…
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka vendosur që të zhvendosë një pjesë të mirë të ushtrisë nga rajonet veriore të Ukrainës. Siç raporton agjencia shtetërore “Ria”, ministria ka theksuar se do të minimizojë operacionet ushtarake në këto rajone, ndërsa pritet që fokusi tashmë të jenë në lindje, kryesisht në rajonin e Donbasit. Autoritetet ruse deklaruan më herët se kanë përfunduar fazën e parë të operacionit ushtarak në Ukrainë dhe tashmë po vijojnë me fazën tjetër, raporton abcnews.al. Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftës në Ukrainë, ku numërohen më shumë se 10 000 ushtarë të vrarë dhe qindra tanke…
Pas tenderëve që i ka fituar djali i Millorad Dodikut të Republika Srpska në MPB, si dhe kompania ruse Lukoil në MPJ dhe te rezervat shtetërore, një skandal i ri del në shesh me furnizimet publike. Skandalin e ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Millosovski në Twiter, duke zbuluar se konsulli i nderit i Bjellorusisë (aletait kryesor të Rusisë), ka fituar tender në vlerë 26 milionë euro në Maqedoninë e Veriut vetëm për një muaj. Tenderin në fjalë ai e ka fituar në Kombinatin e Minierave dhe Energjetikës në Manastir, shkruan Almakos. “Deri sa ministrat në formë retorike janë për…
Një 30 vjeçar, banor i fshatit Bukoviç me iniciale E, A dje në stacionin policor Gjorçe Petrov ka lajmruar për një incident që ka ndodhur me 26 mars në magjistralen Tetovë- Shkup. Sipas raportimit të tij pas një mosmarëveshje paraprake në komunikacion, pesë persona iu kanë kërcënuar dhe dy prej tyre kanë pasur edhe armë zjarri. Pas masave të marra nga policia është konstatuar se personat në fjalë janë : F.R (41), A.A (38), D.N. (41), N.S.(28) dhe D.D.(48), të gjithë nga Gostivari dhe të gjithë punonjës të MPB-së. Ngjarja është raportuar në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm dhe Standardeve…