Author: Isen almakos

Foto ilustrim Një aksion i madh policor po zhvillohet mëngjesin e sotëm në disa rajone në vend, gjegjësisht në Haraçinë, Nerez dhe Radushë. Mësohet se është kapur drogë ndërsa janë arrestuar disa shpërndarës të drogës. Nga MPB e konfirmojnë lajmin ndërkaq thonë se aksioni ende po vazhdon në disa lokacione në Shkup. Jozyrtarisht mësohet se është kapur drogë e tipit kokainë dhe mrihuanë.

Lexo më Shumë

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA ka prova se lufta kundër Ukrainës ka qenë “një fatkeqësi strategjike” për Rusinë. “Ne kemi parë prova të pakundërshtueshme se kjo ka qenë një fatkeqësi strategjike për Rusinë”, tha drejtoresha e komunikimit Kate Bedingfield, duke shtuar se Rusia “po punon për të ripërcaktuar qëllimet fillestare të pushtimit të tyre”. 8:45 Presidenti i SHBA Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “duket se është i izoluar” dhe vuri në dukje “ka disa indikacione se ai ka pushuar ose vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij”, pa përmendur prova. 8:00 Sekretari i Mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Një depo nafte ka marrë flakë në qytetin rus të Belgorod. Informacionin për këtë u konfirmua nga guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov në kanalin e tij Telegram. Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod-it akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës të qytetit. https://youtu.be/-UR7CAzlSo8 Më vonë ai njoftoi se dy persona kanë mbetur të lënduar, por se janë jashtë rrezikut për jetën. Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit u morën me shuarjen e zjarrit, deklaroi ai. Këto janë akuza të reja nga pala ruse ndaj ukrainasve për sulm ndaj territorit të Rusisë. Kujtojmë, Rusia dy ditë…

Lexo më Shumë

Një panel me 70 nën-panele fotovoltaike është vendosur sot në kulmin e objektit të komunës Çair, në kuadër të “Agjendës së Blertë”. Investues është Ministria e Mjedisit Jetësor, kurse Energjia e prodhuar është 26. 195 kWh brenda vitit. “Sot hapëm një kapitull historik, bashkë me liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, me përfaqësues të kabinetit qeveritar, deputetë të zonës, udhëheqës të institucioneve dhe qytetarë, lëshuam në përdorim kulmin fotovoltaik në Objektin e Komunës së Çairit”, shkruan me këtë rast kryetari i komunës Visar Ganiu. Me këtë sigurohet Efikasitet energjetik në objektet dhe Kursim deri 50 %. Nuk është dhënë shifër zyrtare…

Lexo më Shumë

I pyetur nëse vlerëson se po bashkohet kampi opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se dëshiron që kreu i Aleancës të mbledh të gjithë opozitën dhe siç tha ai “të bëhet i fortë sa malet”, përcjell TV21. Ahmeti tha se për momentin është i zënë me punë brenda BDI-së. “Unë Selës i dëshiroj jo të mbledh kampin opozitar por të bëhet i fortë sa malet. Por unë nuk kam ndonjë koment nëse se është zgjedhur kryetar partie sepse ai i di hallet e veta, paria e tij i di hallet e veta. Unë kam…

Lexo më Shumë

Sipas Pavle Trajanov, kryetarit të Lidhjes Demokratike, rreth 90% e banorëve të cilët nuk janë regjistruar, që paraqet 7,3% nga numri i përgjithshëm i banorëve të evidentuar, janë me përkatësi etnike maqedonase. Sipas analizës së partisë së tij, Trajanov në emisionin “Studio 10” në Tv24, thotë se shqiptarët në Maqedoni janë vetëm 20% dhe për këtë përgjegjësi duhet të kenë liderët e tyre politik. Trajanov thotë se partia e tij ka patur informata paraprake që në kohën e realizimit të operacionit statistikor se maqedonasit nuk duan të regjistrohen dhe se regjistrimi nuk do të jetë pasqyrim i gjendjes faktike.

Lexo më Shumë

Sektori Publik: 132.088 të punësuar në 1.346 institucione 73.5% – MAQEDONAS, 20.35% – SHQIPTARË Në Sektorin Publik në Maqedoninë e Veriut ka 132.000 të punësuar, prej të cilëve 73.58% janë maqedonas kurse 20.35% (26.879) – shqiptarë, ka deklaruar Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti duke prezantuar Raportin e të punësuarve për vitin 2021. Të punësuarit tjerë janë turq – 1.95%, romë – 1.19%, serbë – 1.07%, boshnjakë – 0.49% dhe vllehë – 0.43%. Krahasuar me vitin paraprak, numri I të punësuarve në Sektorin Publik është rritur për 905. Por, sipas Ministrit Aliti, në organet e Administratës Shtetërore të…

Lexo më Shumë

Në vazhdimin e vizitës zyrtare në Prishtinë, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski, njëheri kryetar i komunës Aerodrom në Shkup, përveç takimit me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama është takuar edhe me nenkryetaren e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku. Pas takimit, Mjekiqi-Sadiku deklaroi se LDK dhe VMRO-DPMNE janë parti simotra. “Kisha kënaqësinë të mirëpres në LDK nënkryetarin e VMRO-DPMNE, njëherit edhe kryetar i Komunës ‘Aerodrom’ të Shkupit, z. Timco Mucunksi. Zhvilluam një bisedë jashtzakonisht të mirë për aktivitetet tona politike dhe hapat e mëtutjeshme në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy partive tona simotra”, deklaroi Mjekiqi-Sadiku.

Lexo më Shumë

Me organizimin e fushatës së dhurimit të gjakut, në të cilën unë personalisht dhurova gjak, këtu në Çifte Amam, në Çarshinë e Shkupit, në prag të 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, si dhe në pritje të agjërimit që pason këtë muaj, ne e shënojmë këtë ditë në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Transfuzive, njoftoi ministri Bekim Sali. “Qëllimi i këtij aksioni të dhurimit të gjakut, në të cilin marrin pjesë edhe kolegë të tjerë nga Qeveria, zëvendësministri, drejtorët dhe punonjësit e kompleksit të klinikave, është që së bashku të kontribuojmë në afirmimin e dhurimit të gjakut, si akti…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit pritet që sot ta votojë propozimin për dhënien e pëlqimit për paralelen me mësim në gjuhën shqipe, në shkollën e mesme “Vllado Tasevski”, ka njoftuar Naim Bajrami, përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët në Qytetin e Shkupit. “Jemi sot këtu për të kumtuar një lajm të mirë dhe të shumëpritur nga nxënësit shqiptarë të Shkupit me rrethinë. Përfundimisht, me iniciativë të Aleancës për Shqiptarët dhe këshilltares sonë, nënkryetares së Qytetit të Shkupit, zonjës Bujare Abazi, sot Këshilli i Qytetit të Shkupit do të votojë propozimin për dhënien e pëlqimit për paralelen me mësim në gjuhën shqipe,…

Lexo më Shumë

Dega e Alternativës në komunën Çair, në Kuvendin e sontëm zgjedhor ka zgjedhur për kryetar Faton Fazliun. Në fjalën e tij ai falënderoi kryetarin e deritanishëm, Erhan Zyberin, për garën demokratike dhe korrekte, si dhe për punën e deritanishme që e ka bërë në drejtimin e degës. “Sonte, në një atmosferë impozante, vëllazërore dhe festive, m’u dha besimi që në katër vitet e ardhshme t’i prij degës së Alternativës në Çair. Po e pranoj detyrën për të parin e Çairit në Alternativë duke e ndjerë detyrimin e madh ndaj këtij subjekti që më ka rritur nga viti 2014. Në të…

Lexo më Shumë

Izet Krivanjeva është veteran i arsimit nga Kaçaniku. Edhe pse në moshë të shtyer, ai ka arritur të dalë fitimtarë në luftën gjashtëmujore me Koronavirusin, shkruan Almakos. Lajmin e gëzuar e ka kumtuar kolegu i tij, Berat Luzha. “Sot e vizitova, në shtëpinë e tij, mësuesin Izet, Izet Krivanjevën, i cili qe gjashtë muaj lufton me Kovidin. Beteja e tij e gjatë e ka lodhur, po në fund mësuesi Izet doli fitimtar. Sot e pashë shumë më mirë, të pathyeshëm e fitimtar”, ka shkruar Luzha në Facebook, pasi ka vizituar ish arsimtarin e tij. Kurse mësues Izeti falënderim të veçantë…

Lexo më Shumë