Author: Isen almakos

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ekskluzivisht për Tv News flet lidhur me rezultatet e Regjistrimit. Rezultatet shkaktuan reagime të shumta, kurse në intervistën e realizuar në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, Ahmeti për televizionin tonë thotë se procesi mund të vlerësohet i suksesshëm. Ai shton se reagimet e partive opozitare janë diçka e pritur, por bën apel që ky proces të mos politizohet. “Në të gjitha vendet e përparuara të botës 10-15 për qind e popullatës nuk regjistrohet. Edhe këtu tek ne ka mundësi 10, 12 ose 15 për qind e popullatës të mos jenë regiistruar, por shteti…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar qytetarëve nga vetura e saj, derisa ishte rrugës për në Gjilan. Osmani, tha se ka kohë që kanë planifikuar që t’i nisin vizitat nëpër komuna të Kosovës, e tani sipas saj, është e domosdoshme që të ulen me kryetarët e komunave, që të flasin për sfidat me të cilat ballafaqohen e të shohin se si mund t’i kalojnë ato së bashku. “Kemi filluar me komunën e Gjilanit, e cila udhëhiqet nga kryetari më i ri në moshë për të parë se çfarë punë po bëhen e çfarë punë mund të bëjmë bashkë…

Lexo më Shumë

Depozitat e thëngjillit në REK “Osllomej” në Kërçovë do ti takojnë së kaluarës dhe zëvendësohen me panele fotovoltaike, njoftoi zv/kryeministri i parë Artan Grubi, pasi që bashkë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kryeministrin Kovaçevski, ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetarin e komunës së Kërçovës Fatmir Dehari lëshuan në përdorim zyrtar centralin e ri fotovoltaik “Ky është projekti më i madh energjetik të realizuar në vend me kapacitet të prodhimit të energjisë së ripërtrishme elektrike prej 10 megavat. Mbetemi të fokusuar në realizimin e tranzicionit energjetik konform parimeve të agjendës sonë të blertë për mbrojtje të ambientit jetësor dhe…

Lexo më Shumë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, në kushte krejtësisht tjera e më moderne arriti t’i heqë copat e mbetura nga granata që e goditi gjatë luftës, 23 vjet më parë. Shyti iu nënshtrua para disa ditëve një operimi dhe me sukses arriti që t’i largojë mbetjet e granatës. Shokët e tij i qëndruan pranë si gjatë luftës e ashtu edhe këtë të shtunë. Ferid Berisha, ka publikuar pamje teksa në kushte të jashtëzakonshme lufte Bekim Shyti u trajtua pas plagosjes nga granata, teksa Shefqet Loshaj nga vizita që i bëri tani kur operimi ishte kryer me sukses. Sipas…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se forcave ruse do u duhen disa javë për t’u përgatitur për një ofensivë në Ukrainë. SHBA ka miratuar dërgimin e disa raketave tokë-ajër në Ukrainë, me vlerë 100 mln dollar. Po ashtu edhe Republika Çeke do të dërgojë një numër të konsiderueshëm tankesh të prodhuara nga Rusia në Ukrainë. Në Britaninë e Madhe, Ministria e Mbrojtjes thotë se situata në portin jugor të rrethuar të Mariupolit po përkeqësohet edhe më shumë. Ai thotë se forcat ruse po pengojnë që ndihma humanitare të arrijë te 160,000 banorët e mbetur të qytetit. Kjo,…

Lexo më Shumë

(PSP – SJO shfrenimet ne kurriz te shtetit dhe qytetareve te RMV-se nga persona te caktuar me pushtet Prokurori) Shkruan: Bedri Ajdari Sipas informacioneve te mia, sot 06.04.2022 do te mbahet seance ne Keshillin e Prokurorise ne lidhje me udhetimin e Specijalna Obvinitelkes (Prokurores Speciale) FF ne Palermo dhe ne shum vende jashte shtetit, te cilat udhetime kane nje kosto te larte neper hotele luksoze me darka e dreka te begatshme te kurorezuara me wheskey dhe coca(ne vijim edhe kete do ta shihni), e gjith kjo ne shpinen e qytetareve te vendit. Prokurorja e cila ben tifozllek per RMV-ne krah…

Lexo më Shumë

Një banor i fshatit Malishevë të komunës së Gjilanit ka dërguar pamje të lumit të fshatit i cili ka marrë ngjyrën e kuqe. I njëjti pretendon se një thertore po i hedh mbetjet në lumë. Lidhur me rastin, shefja e kabinetit të kryetarit të Gjilanit Arbenita Sopi, tha për Gazetën Express se inspekcioni ka dal në vendin e ngjarjes dhe raste të kësaj natyre ka pasur gjatë ditës së djeshme edhe në lokacione tjera në komunën e Gjilanit. “Është e njoftuar për rastin drejtoresha e Inspekcionit dhe e ka dërgu një ekip në vendin e ngjarjes”, tha Sopi për Gazetën…

Lexo më Shumë

Politolgu i njohur, Janusz Bugajski, në një intervistë për The Geopost, ka folur rreth çështjeve me rëndësi në Ballkanin Perëndimor si dhe lufën në Ukrainë. Bugajski është shprehur se tani është momenti i duhur që Kosova të antarësohet në NATO. Për sa i përket përfundimit të Rusisë, ai është shprehur se ajo [Rusia] së shpejti do të shpërbëhet. Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë: The Geopost: Sa i rrezikuar është Ballkani Perëndimor nga ndikimi rus? A mendoni se Rusia po zbehet pas pushtimit në Ukrainë? Bugajski: Mendoj se Rusia ka depërtuar gjerësisht në rajon gjatë 10-12 viteve të…

Lexo më Shumë

Dosja gjyqësore, për Mile Janakieskin numëron pesë aktgjykime. Ndaj tij janë në pritje edhe katër lëndë të tjera penale, shkruan Alsat. Përkundër pesë aktgjykimeve ndaj tij, Janakieski nuk është në burg. Ai është dënuar me kusht për dy raste – “Qendra shuplakat”, rast i formës së prerë, si dhe për rastin “Dizajn” për blerjen e autobusëve kinezë, për të cilin Janakieski ka pranuar fajësinë. Janakieski përsëri mori dënim me burg për tre raste. Ai deri më tani është dënuar me 14 vite burg. Dënim më të madh deri tani ka marrë për rastin “Organizatorët e 27 Prillit”, 6 vite. Vetëm…

Lexo më Shumë

Rakip Tairi, nga Aleanca për Shqiptarët dega Shuto Orzare përmes një konference për media ka reaguar ndaj Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i cili me vendim politik dhe në kundërshtim me ligjin emërton drejtor në shkollën fillore “26 Korriku” duke anashkaluar kompetencat e Komunës së Shuto Orizares, Dritan Ganiu, vëllaun e Kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, përcjell in7 “Jemi këtu për të reaguar ndaj ndërhyrjes së ministrit për arsim dhe shkencë i cili me vendim politik dhe në kundërshtim me ligjin emërton drejtor në shkollën fillore “26 Korriku” duke anashkaluar kompetencat e Komunës së Shuto Orizares. Konkretisht bëhet…

Lexo më Shumë

Sultana Tafadar, e cila është fëmija e një familjeje emigrante me origjinë nga Bangladeshi u bë “avokatja e parë për çështje penale me shami” e emëruar “Queen’s Counsel” (Avokati i Mbretëreshës), posti më i lartë që mund të mbajë një avokat dhe në ditët e sotme ajo drejton nismën ndërkombëtare për të luftuar ndalimin e shamisë ndaj avokatëve në Francë. Sultana Tafadar, e cila vinte nga një pakicë etnike në Angli dhe u emërua në “Queen’s Counsel” më 21 mars, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tregon historinë e ngritjes së saj në krye të profesionit të saj pavarësisht…

Lexo më Shumë

Trajtimi i ndotjes së ajrit është luftë e përbashkët e të gjithë faktorëve në shoqëri dhe të rinjtë janë forcë shtytëse në këtë betejë. Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot në fjalimin përshëndetës në panelin e titulluar “Rinia dhe ndotja e ajrit”, që ishte organizuar nga MladiHub – Zyra e Presidentit të Shtetit, Stevo Pendarovski. “Mjekët e rinj kanë rol të veçantë në këshillimin e pacientëve për masat që duhet t’i ndërmarrin për mbrojtje, duke qenë se kjo çështje na prekë të gjithëve, por veçanërisht grupet e pambrojtura, si të sëmurët kronikë, personat me sëmundje të zemrës…

Lexo më Shumë