Author: Isen almakos

Klaudia Marku, sekretarja e Gjykatës së Lezhës është gjetur disa orë pasi ishte shpallur e zhdukur. Klaudia Marku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që të merret në pyetje në lidhje me largimin misterioz të saj nga shtëpia. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar bashkëshorti i saj O.Marku rreth orës 23:00 ishte paraqitur në polici për të denoncuar largimin nga shtëpia të bashkëshortes së tij dhe nënës së dy fëmijeve të tyre. Dyshimet fillestare ishin se gruaja mund të jetë larguar nga shtëpia për shkak të ndonjë konflikti me bashkëshortin por pritet zbardhja e dëshmisë së saj për më…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Politikë Sociale në Shkup Liridon Baftiu i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Librave Amzë, Blerim Abazi, ia kanë dhënë fund një padrejtësie shumëvjeçare ndaj banorëve të Haraçinës, duke hapur qendrën sociale në këtë komunë. “Sot kisha kënaqësi që edhe në Haraçinë ta përurojmë zyrën e Qendrës së Punës Sociale. Në praninë e Kryetarit të Komunës së Haraçinës, z Ridvan Ibrahimi dhe Drejtorit të Drejtorisë së Librave Amzë z Blerim Abazi, e bënë hapjen formale të zyrës e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune”, deklaroi Drejtori i Qendrës për Politikë Sociale…

Lexo më Shumë

Shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, a ka quajtur skandaloze paraqitjen e djeshme para mediave të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Ajo tha se Xhaferi, duke tentuar t’i përgjigjet deputetit të ASH-së Halil Snopçe dje, “vetëm se deklaroi disa arsyetime boshe dhe konfirmoi se ka bërë obstruksion duke e anuluar mbledhjen e Komisionit Anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut”. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Ilire Dautit. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duke tentuar t’i përgjigjet kolegut Halil Snopçe dje, vetëm se deklaroi disa arsyetime boshe dhe konfirmoi se ka bërë…

Lexo më Shumë

“Hiena më e madhe, shërbëtore e Zoran Zaevit. Ky gjykim është dëshmi se je shërbëtore e Zoran Zaevit. Por Zoti dënon, nuk dënon ti”. Ky ishte reagimi i Boki 13 pasi dëgjoi aktgjykimin se dënohet me 9 vite burg për lëndën “Lidhja ndërkombëtare”, ku akuzohej për mashtrim dhe larje parash. Avokati i Boki 13, Sasho Dukovski, vlerëson se ky dënim nuk bazohet në prova dhe dëshmi. “Ky aktvendim nuk bazohet në asnjë milimetër në dëshmi që janë dorëzuar gjatë procedurës, por është kompromis fatkeq mes politikës dhe gjykatëses. Vlerësoj se ky është një shembull i një aktgjykimi se si nuk…

Lexo më Shumë

Agresioni rus ndaj Ukrainës, përpos ndikimeve dhe pasojave të shumta ekonomike, ka hapur edhe shumë dilema sa i përket sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holstein deklaroi sot se, tani më shumë se kurdoherë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të shihet si politikë e sigurisë. Sipas saj, duhet me urgjencë të jepet një shtytje vendimtare dhe të fillojnë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ajo po ashtu tha se, qeveria gjermane është e fokusuar në Ballkanin Perëndimor më shumë se kurrë më parë dhe është herë parë që…

Lexo më Shumë

Djegësira e specave, për konsumatorët kosovarë, më shumë po vërehet në çmim se sa në shije. Një kilogram i tyre shkoi deri në 8 euro të martën, të paktën në një dyqan në Hajvali. 25 për qind më lirë se aty u shitën të martën në një rrjet dyqanesh, njofton Klan Kosova. Por, për blerësit është shtrenjtë edhe 6 euro. Tregtarët që nuk deshën të flasin para kamerës, thanë se po i shesin shtrenjtë pasi nuk i blejnë lirë nga furnizuesit. Këta të fundit gjenden me bollëk në Pazarin e Gjelbër në Prishtinë, ku u mësua se specat e shtrenjtë…

Lexo më Shumë

Tomë Gashi, avokati i familjes në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka thënë se ka arritur ekspertiza shtesë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Gashi tha se nuk e dinë se çka është shkruar në ekspertizën shtesë të cilën, sipas tij, e kanë pritur që nga tetori i vitit 2020, por shtoi se janë të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019. Kujtojmë se ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër, sipas Gashit, ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. “Ekspertiza e Institutit…

Lexo më Shumë

Pas brishtësisë femërore, një “shtrigë” nacionaliste Si një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve, mediat serbe përmendin hyrjen e partisë “Zavetnici” në Kuvendin e Serbisë. Kjo, falë Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, një kandidate presidenciale e cila propagantoi idetë e djathta gjatë fushatës. Sipas Blic, ajo ka lindur në vitin 1990 në Beograd dhe është rritur në Kaludjericë, siç thekson shpesh. Ajo u diplomua në Gjimnazin e Parë të Beogradit, e më pas u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike. Babai i saj është një dramaturg, gazetar dhe reporter lufte, Rajko Gjurgjeviç, i cili në vitin 2012 mori pjesë në themelimin…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte e çeli iftarin në familjen e dëshmorit, Nusret Hajdari në Dobërçan. “Në përmbyllje të vizitës në Gjilan, në fshatin Dobërçan vizitova familjen e dëshmorit Nusret Hajdari te e cila gjetëm mikëpritjen në iftarin e sontëm dhe uruam që ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”, me ç’rast ka postuar edhe disa fotografi nga mikpritja e familjes Hajdari.

Lexo më Shumë

Në qytetin Livonia në shtetin Miçigan, sot është ngritur në mënyrë solemne flamuri kuq e zi. Solemniteti është mbajtur para ndertesës komunale të këtij qyteti ku jetojnë mijëra shqiptarë. Në solemnitet kanë prezantuar kryetari i qytetit, Maureen Miller Brosnan, anëtari shqiptar në Këshillin e Qytetit, Rob Gjonaj Donoviq, biznesmeni Agim Bajra, si dhe shumë aktivistë e veprimtarë tjerë që jetojnë aty. Donoviq këtë rast e vlerësoi historik. “Sot e ngritëm Flamurin Shqiptar para Këshillit Komunal në Livinia, datë historike për kokunitetin Shqiptaro-Amerikan. Livina është qytet mikpritës, i njohur për presencën e fuqishme shqiptaro-amerikane. Familja ime dhe mijëra shqiptarë kanë emigruar…

Lexo më Shumë

Scholz tha se sanksionet e ashpra ndaj Rusisë, ndihma shtesë ushtarake dhe mbështetja financiare për Ukrainën, të gjitha do të ndihmojnë për të arritur këtë qëllim Kancelari gjerman: Qëllimi ynë është të mos e lejojmë Rusinë ta fitojë këtë luftë Berlin Gjermania dhe aleatët e saj do të miratojnë sanksione të reja kundër Rusisë dhe do t’i ofrojnë më shumë armë Ukrainës për të detyruar Kremlinin t’i japë fund luftës së tij të agresionit, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, raporton Anadolu Agency (AA). “Duhet të mbetet synimi ynë që Rusia të mos e fitojë këtë luftë”, u tha Scholz ligjvënësve…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Edi Ramës, duke thënë se nuk e dinë pse Shqipëria vazhdon ta përkrah Ballkanin e Hapur. Osmani thotë se nuk e dinë se si Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran. “Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuciqi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani.…

Lexo më Shumë