Vritet në betejë Olena Kushnir, një nga 100 luftëtaret femra të Mariupolit Olena Kushnir, një rreshtere dhe doktoreshë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, vdiq në një betejë në Mariupol të dielën e Pashkëve. Ajo ishte një nga njëqind luftëtaret femra që mbetën në ferrin e rrethimit të qytetit port pa u dorëzuar kurrë. Gazetarja ukrainase Tetyana Danylenko i përshkroi ato si “një grup prej njëqind femrash ushtare të mbetura në Mariupol pa ujë, ushqim dhe garanci për higjienën bazë dhe mbijetesën”. Olena luftoi dhe trajtoi të plagosurit deri në fund. Kur beteja në rrugët e qytetit port, qendra e kësaj…
Author: Isen almakos
Një zyrtar i Koresë së Jugut njoftoi se avionët luftarakë rusë dhe kinezë hynë në fushën e mbrojtjes ajrore dhe identifikimit të Koresë (KADIZ) muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas një lajmi në Yonhap, zyrtari ka thënë se më 24 mars, dy avionë luftarakë rusë fluturuan mbi ishullin Ulleung të Koresë së Jugut për rreth gjysmë ore. Duke thënë se një avion ushtarak kinez po ashtu ka hyrë në KADIZ pranë ishullit Ieo në jug të Koresë së Jugut, zyrtari ka theksuar se kjo zonë është vendi ku mbivendosen zonat e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së…
Si shumica e mjekëve profesionistë, edhe Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, si duket më mirë e ndien veten në mesin e kolegëve, se në postin ministror. Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi, që tregon se Sali sonte ka vendosur që Iftarin ta bëjë me personelin e spitalit “8 Shtatori”. Përveç Iftarit modest, ministri Sali ka shfrytezuar rastin të bashkëbisedojë me personelin e spitalit “8 Shtatori” për nevojat akute të këtij institucioni, në funksion të shërbimeve më efikase për pacientët.
Rasti “Alfa” që tronditi shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me dënime të përjetshme nga Gjykata, shkaktoi turbulenca në opinion që nga vendimi e deri sot e kësaj dite. Emisioni “Uniko” në Klan Maqedoni ju sjell prova, dëshmi, dokumente, deklarata që pritet të ndryshojnë rrjedhën e këtij procesi. Flet eksluzivisht i burgosuri i përjetshëm Agim Islami. Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: https://youtu.be/eEpRVuJEL34
Në atmosferë të tensionuar, Qeveria ka shkarkuar deejtorin e Policisë Financiare Arafat Muharremi, shkruan Express.mk. Sipas këtij portali, Muharremi bashkë me dy funksionarë tjerë nga BDI, dyshohet për keqperdorim të detyrës zyrtare. Ndaj tij është hapur edhe padi me kërkesë të abokatit të Shtetit, për rastin Sead Koçan, ku janë përfshirë edhe prokurorët Gavrillo Bubevski dhe Artan Ajro. Lajmi për shkarkimin e Muharremit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Para dy ditëve pati informacion se ai është arrtisur, por u demantua.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur sot për sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Kryeparlamentari Konjufca theksoi se këto sulme në veri të Kosovës kanë për qëllim ta destabilizojnë Kosovën ashtu që invazioni rus mbi Ukrainën të shpërndahet edhe në pjesët tjera të Evropës. Sipas tij, këto sulme mbi Policinë e Kosovës janë interes i presidentit rus, Vladimir Putin që ta shpërndajë konfliktin edhe nëpër vende të tjera. “Provokimet janë të qarta, këto sulme janë të pa tolerueshme, ato po vijnë prej strukturave të cilat drejtpërdrejt janë të lidhura me Serbinë, kjo…
Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka ngritur procedurë kundër një zyrtari të pensionuar policor nga Shkupi, I cili dyshohet se ka kryer veprën penale “cënimi i sigurisë”. I dyshuari nga celulari I tij, është paraqitur në stacionin policor në Qendër, duke u kërcënuar se do të vritet Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski dhe menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Pas bastisjes së kryer, tek ai janë gjetur shumë armë të rrezikshme zjarri. Nga Prokuroria thonë se pasi kërcënuesi është identifikuar dhe locuar, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur një pushkë “karabin”, dy pistoleta “Çeshka Zbroevka” dhe “Smit Weson”, plumba…
Në Rozhajë të Sandhakut u mbajt një aktivitet që për tej përmbajtjes, përcillte një mesazh te madh: mbrojtjen e percjelljen e gjuhës shqipe ndër breza në Sanxhak. Ishte një aktivitet mbarëkombëtar me pjesëmarrje nga Parlamenti shqiptar, zyra e Presidentit të Shqipërisë e Kosoves, Humanistit gjerman Herbert Pubans dhe Skender Thaçi nga Kosova, poetë nga gjitha viset, si dhe një ekspozitë nga Rozafa Shpuza që u prit me shumë vlerësime. “Sot Rozhaja foli shqip! Biografia e puna e Njeriut të madh Mustafa Kruja erdhi për një ligjerate nga stërmbesa e tij. Qershia mbi tortë, Ansambli Rugova dhe grupi i valleve të…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njihet si njeri i cili nuk është “rob” i protokollit. Këtë e ka dëshmuar edhe sot duke pritur në kabinetin e tij kampionin botëror në body-bilding, Mihail Krizhanek nga Sllovakia. Pendarovski ka shfrytezuar takimin për të bë pak humor, duke “thyer” në kabinetin presidencial duart me kampionin botëror, i cili ka pozuar pa bluzë. “Pata rastin ta takoj gjatë qëndrimit të tuj në Shkup, si mysafir nderi i Federatës së Maqedonisë për Bodibilding dhe Fitnes, në kuadër të garës ndërkombëtare në bodibilding”, ka shkruar Pendarovski në Facebook duke postuar fotot, kurse shkrimin e…
Në shtëpinë e fotografit të njohur, Çesk Shllaku në Shkodër, në pak ditë do festohen Pashkët Katolike, ato Ortodokse dhe pastaj Bajrami. Dy burrat e shtëpisë Çesku dhe Eltoni, janë të besimit katolik, kryefamiljarja Vaska është ortodokse ndërsa nusja e re e shtëpisë Suzana, myslimane. Familja merr pjesë në të gjitha ritet fetare. Të gjithë së bashku po shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet, ashtu siç e do tradita e Pashkëve. Festave të shenjta u parapriu një gëzim i veçantë siç ishte ardhja në jetë e një pjesëtari të ri të familjes. Kjo ishte arsyeja pse nusja e shtëpisë…
Nga Qeveria kanë reaguar pas refuzimit të ofertës për rritje të pagës për 10 për qind. Nga ekzekutivi vendimin e Sindikatës së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës për të vazhduar grevën e quajnë të papërgjegjshëm. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në negociatat me SASHK-un ka ofruar rritje prej 10% të pagave që do të sigurohet nga buxheti plotësues. Kjo do të thotë se arsimtarët dhe edukatorët do të kenë një rritje mesatare prej 2.500 denarë në të ardhurat e tyre mujore. Njëkohësisht, metodologjia me të cilën Qeveria do të sigurojë rritje të vazhdueshme të pagave, do t’i japë zgjidhje…
Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar me armë Kosovën. Ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket se ka shqetësuar shumë Serbinë, e cila në anën tjetër po armatoset nga të katër anët. Media serbe Novosti, ka raportuar se një avion ushtarak i forcave ajrore britanike, që ka ateruar së fundmi në Prishtinë, ka realizuar dërgesën e raketave anti-tank “Javelin” dhe “NLAW”, të cilat po përdoren edhe nga Ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse, si donacion nga shtetet perëndimore. Bëhet fjalë për raktet efikase anti-tank që i kanë ndihmuar forcave ukrainse për…