Author: Isen almakos

“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat nuk do e pranojë. Por ne nuk ndërhyjmë në politikë më shumë se ajo çfarë bëmë shumë vjet më parë kur e njohëm Kosovë”, tha Milanoviq Kroacia do të nis për në Kosovë një grup prej 37 ushtarësh, të cilët do të shpërbejnë në kuadër të trupave të KFOR’it. Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse , përsëriti se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe të tillë e njeh edhe shteti i tij. “Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia…

Lexo më Shumë

Ishulli i Chiosit në Greqi është tronditur nga vrasja mizore e ndodhur në Lith. Sipas mediave greke një 28-vjeçar shqiptar pas një keqkuptimi ka goditur me thikë dhe ka vrarë një 40-vjeçar. I riu i tha policisë se viktima i kishte ngacmuar partneren. Biznesmeni 40-vjeçar, baba i dy fëmijëve kishte shkuar për të pirë në lokalin ku punonte 28-vjeçari me të dashurën e tij. Një keqkuptim mes dy burrave solli më pas ngjarjen e rëndë. Ndërkohë që ata njiheshin me njëri tjetrin pasi babai i shqiptarit ishte shok me 40-vjeçarin grek. Autori u arrestua, u dërgua në Prokurori dhe të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka dalë me propozim konkret për përfshirjen diasporës në procesin e votimeve në Maqedoninë e Veriut. Diasporën në Maqedoninë e Veriut e përbëjnë kryesisht shqiptarët, të cilet edhe pse janë faktori kryesor për mirëqenien ekonomike të vendit tonë fqinj, megjithatë me dekada janë të përjashtuar nga procesi zgjedhor. Në fjalimin e mbajtur në kongresin e parë të partisë Alternativa, Gashi mëton t’i vendosë fund këtij diskriminimi të diasporës, duke propozuar që diaspora të votojë në mënyrë elektronike prej vendeve ku jetojnë. Gashi poashtu ka propozuar që shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, të jetë një njësi…

Lexo më Shumë

Bekim Sali: Poliklinika “Saraj” ka mbaruar para kohe, tani duhet ne ta furnizojmë TOP LAJMEVENDI 77 VIEWS by KLAN MACEDONIA on MAY 16, 2022 FACEBOOK 20220516_114324 Numri një i Shëndetësisë në vend Bekim Sali në paraqitjen e tij të fundit deklaroi se Poliklnika e Sarajit nga pjesa e ndërtimit është përfunduar dhe tani kak kaluar në fazën e dytë ku ministria e Shëndetësisë janë kompetent për furnizim me mjete mjekësore. “ Poliklinika në Saraj është perfunudar nga pjesa e ndërtimit sipas planit ajo klinikë duhet të perfundon nga viti 2023 , megjithatë realizuesei ka punuar intensivisht dhe e ka mbaruar…

Lexo më Shumë

Bekim Sali (Fjalim mbajtur në Kongresin e sotëm të Alternativës) I nderuari kryetar i Alternativës, miku im Afrim, I nderuari kryeministër, z. Kovaçeski, Të nderuar përfaqësues të partive politike, Të respektuar përfaqësues të kancelarive diplomatike dhe organizatave joqeveritare, Të dashur delegatë dhe mysafirë, zonja e zotërinj, Ndonëse fjalimet nuk janë zanati im më i mirë, ngase gjithnjë kam besuar se më shumë se ne vetë duhet të flasë puna jonë, kur sot jam në këtë skenë dhe në hapje të këtij kongresi, do të më lejoni t’ju them se ndjehem fort i nderuar që kam mundësi t’ju drejtohem nga kjo…

Lexo më Shumë

(Në lagjet e Prishtinës një rrugë do të marrë emrin “Diaspora Selanik”) Nga Dr. Luan Zyka Më datat 7 dhe 8 maj 2022, Komuniteti Shqiptar i Selanikut organizoi udhëtimin e tij të parë, dhe jo rastësisht u zgjodh Prishtina edhe Shkupi. Nën tingujt e muzikës dhe këngëve të shoqëruara nga Elona, Lindita, Sajmiri, Valentina, Zamira, Fuli, Mishela, Nina, Marinela, Marjana, Dita, Dino, Laureta dhe gjithë grupi, autobuzi u nis nga sheshi “Aristotel” i Selanikut për të arritur pas 3 orësh në kufirin e Maqedonisë së Veriut me Kosovën. Në të dy anët e kufirit vendi ka të njëjtin emër, Hani…

Lexo më Shumë

Vetëm kjo minare dhe këto rrënoja të Xhamisë së Mehmet Agës kanë mbetur nga historia e banorëve të fshatit Xhumajli ose siç njihet sot si fshati LLozovë, i cili gjendet ndërmjet Velesit dhe Shtipit, raporton KlanMacedonia. Historiani I artit dhe Këshilltari në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, thotë se kjo Xhami, veçanërisht minarja posedon karakteristikat e një objekti të lashtë në bazë të disa rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe disa kritereve të konventës së Venecisë, duhet të mbrohet dhe të trajtohet sipas rregullave të diversitetit. “Ne apelojmë prej këtu deri te shteti dhe organet përkatese, edhe pse ne e…

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, është në mesin e mysafirëve në kongresin e partisë Alternativa që po mbahet sot në Shkup. Kovacevski është i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e LSDM, deputetja Sonja Llukarevska. Kongresi i Alternativës po mbahetn nën moton “Gjithmonë ka Alternativë”, në Orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup dhe do zhvillohet në dy faza. Rendi i ditës është si në vijim: Ora 12:00 – 13:30 pjesa e hapur e Kongresit – program kulturor dhe artistik – Fjalimi i një përfaqësuesi të Forumit Rinor – Fjalimi i një përfaqësuesi të Forumit të Gruas – Fjala…

Lexo më Shumë

Në Shkup partia “Alternativa” ka filluar kongresin e parë partiak në të cilin do të zgjidhet kryetari i kësaj partie dhe do të votohen dokumentet partiake. Kongresi po mbahet në orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup në prezencë të shumë mysafirëve nga subjekte tjera politike, si dhe nga kori diplomatik. Kongresi do të mbahet në dy pjesë. Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm. Nuk janë zbuluar emrat e kandidatëve të mundshëm, përveç pritshmërive për rikandidimin e kryetarit…

Lexo më Shumë

Ish i dërguar special i Presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka kundërshtuar idenë për zgjerimin e shteteve të NATO-s. Përmes një cicërime në Twitter, Grenell e kundërshtoi idenë për zgjerimin e shteteve të NATO’s duke thënë se anëtarët aktualë nuk po i kryejnë obligimet e tyre të zotimit të Uellsit. “Ne NUK duhet të flasim për zgjerimin e anëtarësimit në NATO kur anëtarët aktualë nuk po paguajnë as detyrimet e tyre të zotimit të Uellsit”,shkroi Grenell. Me këtë cicërimë Grenell dëshmoi se është në një linjë të mendimeve me presidentin rus, Putin. Kujtojmë se, Presidenti…

Lexo më Shumë

Rusët humbën edhe një tjetër front të rendësishëm në Ukrainë duke mbajtur tashmë vetëm jugun dhe jug-lindjen e vendit. Kryetari i bashkisë së Kharkivi, Ihor Terekhov, i tha BBC-së se rusët janë tërhequr edhe nga rrethinat e qytetit duke u futur në territorin e Rusisë. Ai thotë se trupat ruse kishin arritur të hynin vetëm një herë në një pjesë të vogël të qytetit kyç verilindor dhe nuk kishin pushtuar zona të gjëra për një kohë të gjatë. “Rusët bombardonin vazhdimisht Kharkivin sepse ndodheshin shumë afër qytetit. Dhe për shkak të përpjekjeve të ushtrisë sonë, rusët janë tërhequr tashmë”, tha…

Lexo më Shumë

Me kënaqësi të veçantë sot në Kërçovë mora pjesë në ngjarjen e organizuar nga Shoqata e Infermiereve Shqiptare, deklaroi për mediat ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, duke joftuar se është diskutuar për mendimet, sugjerimet dhe propozimet e tyre për avancimin e statusit të infermiereve-teknikëve dhe, në përgjithësi, të sistemit shëndetësor. “Takimi ishte në kuadër të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Infermierisë dhe pjesë e takimeve të rregullta me përfaqësues të fushës së mjekësisë, ku bashkërisht nxjerrim përvoja dhe shkëmbejmë leksionet e reja që dalin nga sfidat e përditshme. Edhe një herë i shpreh falënderimet tona për përpjekjet e tyre mbinjerëzore…

Lexo më Shumë